TAGS-AT E JAVËS

Forum2025-04-21 18:37:00

Dëgjohet vërshëllima e fundit, kombëtarja U-21 barazon miqësoren me Greqinë U-21

Shkruar nga Lutfi Dervishi

Dëgjohet vërshëllima e fundit, kombëtarja U-21 barazon

Shqipëria U-21 barazoi 0-0 me Greqinë në miqësoren e parë të marsit, e zhvilluar në stadiumin “Serres Municipal”.

Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen ndaj Greqisë me këtë formacion titullar: Anzelo Sina (GK), Zylyf Muca, Ermis Selimaj, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Gabriel Ramaj, Kevin Dodaj, Burak Alili, Ermir Rashica, Feta Fetai (C) dhe Erald Maksuti.

Ndeshja, e luajtur në orën 16:00, nuk prodhoi asnjë gol për asnjërën nga skuadrat. Në pjesën e dytë, trajneri Bushi aktivizoi edhe Ajvazin, Tomën, Kurtin, Simnicën dhe Markun.

Kjo sfidë shërbeu për të testuar lojtarët e rinj të grumbulluar me Kombëtaren.

Më 25 mars, Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e dytë miqësore kundër Luksemburgut U-21 në stadiumin “Georges Woehlfart”, në orën 18:30.

shqipëria u-21 greqia u-21 ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje