TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-07-22 16:33:00

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan, automjeti i tonazhit të rëndë bie nga mbikalimi

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan,
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të mërkurë në autostradën Tiranë-Elbasan, prane "TEG"-ut, ku një automjet i tonazhit të rëndë ra nga mbikalimi.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet se humbi kontrollin gjatë lëvizjes, çka bëri që automjeti të dilte jashtë karrexhatës dhe të përfundonte poshtë urës.

Ndërkohë ende nuk dihet gjendja shendetësore e shoferit të automjetit të aksidentuar.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që grupi hetimor të zbardhë rrethanat e plota të ngjarjes.

Ndërkohë, për shkak të aksidentit, qarkullimi i automjeteve në zonë është bllokuar përkohësisht, ndërsa policia ka devijuar lëvizjen e mjeteve për të mundësuar ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës dhe kryerjen e veprimeve hetimore.

Ky nuk është aksidenti i parë i rëndë në këtë mbikalim. Rreth tre vite më parë, në të njejtën zonë ra nga mbikalimi një automjet, duke shkaktuar një tragjedi ku humbën jetën tre të rinj: Erisilda Abedini, Sikela Përroi dhe 20-vjeçari Klevis Ruçaj. 

Lajmi në përditësim....

 

 

 

 

aksident i rende ne tirane

Lini një Përgjigje