TAGS-AT E JAVËS

Kronike2024-06-23 20:49:00

I akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, AMP arreston oficerin e krimeve në Tiranë; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

I akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, AMP arreston oficerin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar një efektiv policie i dyshuar për veprat penale "shpërdorim detyre" dhe "korrupsion pasiv".

Sipas burimeve, në pranga ka rënë efektivi Kastriot Palushi, me detyrë oficer krimesh në Komisariatin nr. 4 në Tiranë.

Efektivi është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se i ka kërkuar një qytetari 50 mijë lekë për ta lehtësuar këtë të fundit nga një kallëzim ndaj tij.

Qytetari ishte kallëzuar nga një grua për kanosje dhe efektivi Palushi i kishte kërkuar para që të shmangte hetimet dhe përgjegjësinë penale.

amp arrestim oficerin e krimeve tirane

Lini një Përgjigje