TAGS-AT E JAVËS

Kronike2025-09-28 20:46:16

Hitman Corporation/ 5 executions in Albania, as blood feud for crime in the United Kingdom!

Shkruar nga Pamfleti

Hitman Corporation/ 5 executions in Albania, as blood feud for crime in the

After Arben Lleshi was sentenced to life imprisonment in 2013, Agim Hoxha's family said that this was what they had been waiting for. For justice to be served...

Insult, desecration and complete lack of respect for another human being... This is how the English judge considered the murder of Agim Hoxha on April 10, 2012 in Southampton, while giving the final verdict for Arben Lleshi, accused of the event.

The judge stated that drug traffickers have the right to live like everyone else. Agim Hoxha was first killed in his apartment and then his body was put in a car, which was set on fire. It seems that the murder in this form and precisely the description that the judge himself gave of the crime, has incited the blood feud.

After Arben Lleshi was sentenced to life imprisonment in 2013, Agim Hoxha's family said that this was what they had been waiting for. For justice to be served.

And although justice was served for the incident that occurred in the United Kingdom, it seems that self-justification was moved to Albania. At least for Albanian justice, as a result of that murder that occurred in Southampton, there were 5 more murders that occurred in Mat and in Peqin Prison, although only recently was one of them solved.

The victims in Albania are the two uncles of the perpetrator of the murder of Agim Hoxha, their two sons, and Arben Lleshi himself, who was convicted by a British court for the 2012 crime.

The Special Prosecution Office, through messages obtained from the SKY platform, managed to document one of the 5 murders committed for blood feud motives.

The murder of Klevis Lleshi, which occurred in 2020. He was kidnapped in Burrel, killed and then buried in Mamurras, where he was later found and identified through DNA. But even though his family had always spoken with the names of suspected perpetrators, due to the 13-year enmity, it had never been possible to document his murder with evidence.

While today, after the dismantling of the SKY platform, it seems that even the most sophisticated crimes are being solved.

As results from SPAK's investigations, the murder of Klevis Lleshi appears to have been committed by a structured criminal group, which operated as a corporation of hired killers.

The Special Prosecution Office against Corruption and Organized Crime, within the framework of criminal proceedings no. 177, registered on 16.9.2025, is conducting in-depth investigations regarding several high-risk criminal offenses, committed in special cooperation in the form of a structured criminal group. The investigation, conducted in close cooperation with Europol, Eurojust, as well as the law enforcement authorities of France, Italy, Belgium, the Netherlands and Germany, enabled the unraveling of an organized criminal scheme involved in: Contract killings and blood feuds, including the concealment of corpses and the unauthorized possession of firearms; Laundering the proceeds of crime through suspicious investments in Albania and abroad.

According to SPAK, the investigations focused on several Albanian citizens involved in the organization and execution of murders in the territory of the Republic of Albania, in exchange for various monetary sums. The persons involved, by cooperating with each other, have managed to secure considerable sums of money, to contract persons to carry out murders for personal revenge or blood feud. Some members of this criminal group are suspected of having enabled the penetration of considerable amounts of illegally obtained money into the Albanian financial system, through investments of a suspicious nature and using these sums of money to commit criminal offenses against life and health.

During intensive investigations conducted by investigators of the National Bureau of Investigation, under the direction of special prosecutors, criminal activity was documented, as well as the identification of some of the suspected perpetrators of the aforementioned criminal offenses, some of which were committed in collaboration, in the form of a structured criminal group.

In this way, it was possible to identify the suspected perpetrators of the blood feud murder of Klevis Lleshi, an event that occurred on August 5, 2020, in the town of Burrel and then the hiding of his body, which was buried in the village of Shpërdhet in Mamurras. The victim's remains were discovered on December 8, 2020. SPAK announced on September 26, 2025 that the murder of Klevis Lleshi was allegedly carried out in exchange for a payment of 50 thousand euros.

While the illegal acts of blood feud murder, illegal possession and production of weapons, as well as the hiding of the corpse were committed within the framework of a structured criminal group. The leader of the structured criminal group and the person who ordered the blood feud murder is suspected to be Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, 36 years old. While the crime was committed in revenge for the murder of his brother, Agim Hoxha in the United Kingdom, in 2012.

SPAK informoi zyrtarisht se si ndihmës dhe ndërmjetës dyshohet të jetë Sajmir Kalaveri, 43 vjeç, ndërsa si ekzekutor dyshohet të jetë Sabah Nuzi, 31 vjeç.  Në lidhje me këtë fakt po hetohet për identifikimin e personave të tjerë , të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Gjithashtu nga provat e administruara rezulton se Aurel Hoxha, në rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, me synimin kryerjen e veprimtarisë së kundraligjshme të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, ku pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal janë 31-vjeçari Samet Loka dhe shtetas të tjerë ende të paidentifikuar.

Të ardhurat e jashtëligjshme të këtij grupi kriminal, dyshohen se janë krijuar nga aktiviteti i trafikimit të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës së Jugut, drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shqipëri. Informacionet e mësipërme janë administruar nga autoritetet ligjzbatuese të disa vendeve të Bashkimit Europian si dhe nga analiza e komunikimeve në platformën e enkriptuar SKY.

Nga ky aktivitet i paligjshëm dyshohet se janë krijuar të ardhura monetare, të cilat kanë shërbyer për investime në aktivitete tregtare, pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme, këmbimin apo transferimin e pasurive, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave. Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr.98, më datë 25.9.2025, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale ndaj katër shtetasve shqiptarë: Aurel Hoxha, Sajmir Kalaveri, Sabah Nuzi dhe Samet Loka.

Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, i datëlindjes 06.12.1989, është i dyshuar për veprat penale: “Vrasje për gjakmarrje”, në dëm të viktimës Klevis Lleshi, në datën 05.08.2020, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”; “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, në dëm të viktimës Klevis Lleshi, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Sabah Nuzi, i datëlindjes 25.06.1994, i dyshuar për veprat penale të “Vrasje për gjakmarrje”, në dëm të viktimës Klevis Lleshi, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”; “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Sajmir Kalaveri, i datëlindjes 19.05.1982, i dyshuar për veprat penale të “Vrasje për gjakmarrje”, në dëm të viktimës Klevis Lleshi, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”; “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Samet Loka, i datëlindjes 30.12.1994, i dyshuar për veprat penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Prokurorët e Posaçëm kanë nxjerrë urdhrat e ekzekutimit të masave të sigurimit më datë 25 shtator 2025. Zbatimi i masave të sigurisë ndaj Sabah Nuzit dhe Samet Lokës, është bërë i mundur nga hetuesit e BKH-së dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për krijuesin, organizatorin dhe drejtuesin e grupit të strukturuar kriminal Aurel Hoxha.

Pas bashkëpunimit me Europol dhe autoritetet ligjzbatuese italiane është bërë i mundur arrestimi në Itali i Sajmir Kalaverit., për të cilin pritet të nisin procedurat e ekstradimit.

Mbrëmjen e 10 prillit të vitit 2012, trupi i pajetë i një personi u gjet i djegur brenda një makinë pranë Southampton, në Mbretërinë e Bashkuar. Policia arriti ta identifikojë shpejt viktimën, i cili ishte shqiptari Agim Hoxha, 29 vjeç. Nga analiza kriminalistike, rezultoi se ai ishte goditur për vdekje me një objekt metalik në kokë dhe më pas ishte futur në makinën ku autorët i kishin vënë flakën, duke e djegur. Në këtë apartament ku ai jetonte, edhe pse ishte pastruar nga autorët e ngjarjes, Policia gjeti gjurmë gjaku dhe një shufër metalike, me të cilën dyshohej se ishte goditur i riu.

Policia britanike deklaronte në atë kohë se motivi i saktë i vrasjes së Agim Hoxhës ishte i panjohur, por besonte se ai u vra në një apartament në Shirley Road, Southampton për çështje droge. Analizat pas vdekjes zbuluan se ai kishte vdekur para se makina të digjej, pasi nuk u gjet tym në mushkëritë e tij.

Oficerët e policisë gjetën edhe 42 mijë paund të fshehura në njërën nga dy makinat e tij pas vdekjes. Kutia ishte e mbushur me kartëmonedha dhe ishte fshehur brenda bagazhit të një makine të dytë, një “Ford Mondeo” gri, që i përkiste Agim Hoxhës. Brenda, u gjet gjithashtu një sasi kokaine dhe heroine.

Duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë, në disa prej zonave ku kishte kaluar makina e viktimës, Policia arriti të identifikojë autorin e ngjarjes. Ishte Arben Lleshi, në atë kohë 27 vjeç, që në fakt ishte edhe shok fëmijërie me viktimën. Madje edhe aktivitetin e jashtëligjshëm të drogës ata dyshohej se e kishin zhvilluar bashkë, derisa marrëdhënia e tyre u prish, sipas policisë britanike për çështje konkurrence.

Arben Lleshi u hetua për disa javë me radhë. Madje me ngjarjen u morën gjerësisht edhe mediat britanike, që publikuan fotografi të tij të shkrepura pak ditë pas krimit, duke pirë shampanjë dhe duke shijuar një vakt të bollshëm në një hotel me pesë yje. Ai duket se jetonte një jetë luksi. Duke buzëqeshur, i lumtur para kamerës me një vajzë që sapo e kishte takuar në internet, Arben Lleshi po shijonte jetën pa asnjë hije shqetësimi në fytyrë për atë që sapo kishte bërë.

Por pas kësaj fasade në fakt ishte një vrasës, që ishte larguar nga Southampton për në Shqipëri, me mijëra paund në xhep, të cilat kishte dyshime se ia kishte marrë shokut që kishte brutalisht dhe trupin e të cilit e kishte djegur në makinë.

Në shkurt të vitit 2013 për Arben Lleshin filloi një dënim me burgim të përjetshëm që e detyronte të kalojë të paktën 32 vjet pas hekurave pasi u shpall fajtor për vrasjen e Agim Hoxhës.

Ky vendim ishte rezultat i punës së detektivëve që kishin kaluar dhjetë muaj duke punuar shumë për të zgjidhur një vrasje komplekse dhe të vështirë, që përfshinte një trup të paidentifikueshëm, një vrasës që ishte arratisur nga Mbretëria e Bashkuar në një vend pa traktat ekstradimi. Por edhe një viktimë që ishte një trafikant droge i nivelit të lartë, që nuk kishte kaluar kurrë në radarin e tyre dhe një vend krimi që fillimisht nuk mund të gjendej. Kërkimi për të kapur Arben Lleshin i çoi detektivët në një udhëtim mijëra kilometra larg dhe ishte një kombinim i punës së zgjuar të policisë dhe arrogancës tronditëse të Arbenit, i cili besonte se ishte i paprekshëm, që çoi në kapjen e tij.

Ishte e premtja e 13 prillit 2012, kur kumarxhiu dhe narkomani Arben Lleshi iku në Shqipëri, pasi kishte blerë një biletë vajtje-ardhje me para në dorë nga një degë e Thomas Cook në Southampton. Ndërsa një ekip prej më shumë se 100 oficerësh policie punonin pa ndërprerje për të provuar të zgjidhnin vrasjen, u bë e qartë se ai dhe fqinji i tij ishin të dyshuarit kryesorë. Por, megjithëse e kuptuan shpejt se Agim Hoxha ishte vrarë përpara se trupi i tij të digjej, policia mbeti e hutuar për gati dy javë se ku dhe si e gjeti vdekjen për shkak të pyetjeve të thella të një detektivi, të cilët i çuan në apartamentin nr. 285 Shirley Road. Brenda, pavarësisht përpjekjeve për të pastruar vendin e ngjarjes, ata gjetën gjurmë gjaku të Agimit, ndërsa në një vend të fshehur jashtë ndodhej shufra që u përdor për t’i dhënë një goditje fatale në kokë.

Fqinji që e kishte ndihmuar autorin u arrestua, por vetëm një muaj më vonë, më 11 maj 2012, Arben Lleshi u kap në Romë. Ai ishte ndaluar në një fluturim nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar. Ishte arrestuar në vendin e tij para pasagjerëve të hutuar dhe nuk kishte kundërshtuar procedurat e ekstradimit, duke rezultuar në kthimin e tij me pranga, i shoqëruar nga oficerë të Hampshire, për t’u akuzuar për vrasje. Inspektori që drejtonte hetimin, tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të dërgonin detektivë në Romë, pasi nuk ishin të sigurt nëse Arben Lleshi do të kthehej ndonjëherë me dëshirën e tij. Inspektori tha se nuk mund të shkonin në Shqipëri, kështu që e vetmja mundësi ishte të prisnin derisa ai të hipte në avion dhe pastaj të vepronin. Megjithatë, nëse ai do të kishte zgjedhur të qëndronte atje, do ta kishin humbur. Nëse Arben Lleshi do të kishte zbritur nga avioni në Romë, ai mund të ishte zhdukur përgjithmonë.

Pas dënimit pati një deklaratë në mediat britanike edhe nga familjarët e viktimës, Agim Hoxhës, të cilët thanë se po prisnin që drejtësia të vihej në vend.

Ajo që familja jonë donte ishte drejtësia për vrasjen e Agimit. Drejtësia të vihej në vend. Falënderojmë Policinë e Hampshire për profesionalizmin dhe mbështetjen që kanë treguar gjatë gjithë këtij hetimi. Vdekja e Agimit ka lënë një boshllëk të madh në zemrat dhe jetën e nënës, babait, familjes së tij në Shqipëri dhe të afërmve të ngushtë në Mbretërinë e Bashkuar. Agimi ishte një bir i mirë dhe i dashur, vëlla dhe miku më i mirë për të gjithë. Të gjithë ata që e njihnin e konsideronin atë një person të jashtëzakonshëm, plot mirësi dhe ngrohtësi dhe pavarësisht se në çfarë ishte përfshirë, ai nuk e meritonte që jeta e tij të merrej në një mënyrë të tillë ose në një moshë kaq të re.

SAGA E VRASJEVE PËR GJAKMARRJE

Arben Lleshi në maj të vitit 2016 u ekstradua në Shqipëri, ku më pas u burgos në Peqin. Në vitin 2013, Arben Lleshi, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëkombasit të tij, Agim Hoxha, nga fshati Shqefën i Macukullit të Matit. Një Gjykatë në Winchester e gjeti fajtor Arben Lleshin për vrasjen e shokut të tij, Agim Hoxha, ndërsa liroi nga akuza të akuzuarin tjetër.

Pas kësaj ngjarjeje, nisi saga e vrasjeve për hakmarrje dhe eliminimeve në fisin Lleshi në Mat. Në vitin 2012 u ekzekutua me armë zjarri Xhavit Lleshi, xhaxhai i Arben Lleshit. Më pas në vitin 2017 u vra Hajredin Lleshi në fshatin e lindjes në Burrel, i cili është vëllai i Xhavitit dhe xhaxhai tjetër i Arben Lleshit. Hajredin Lleshi, i ekzekutuar mbrëmjen 14 majtit të vitit 2017 në fshatin Rukaj nga së paku dy persona është vëllai i tretë që vritet nga familja matjane që prej vitit 2000. Vëllai i parë i Lleshit, që është vrarë në vitin 2000, nuk ka lidhje me hakmarrjen e nisur nga Londra. Mbrëmjen e 14 majit, persona të paidentifikuar thirrën në emër pranë banesës së tij, Hajredin Lleshin. Sapo ai doli në oborr, drejt tij u qëllua me breshëri automatiku. Policia u njoftua nga djali i të vrarit. Vrasësit, edhe sot të paidentifikuar, qëlluan të paktën 15 plumba mbi Lleshin, i cili po udhëtonte i vetëm nga fshati i lindjes drejt Burrelit.

Ndërkohë po në vitin 2017 u zhduk Artan Lleshi, djali i Hajredinit, i cili nuk është gjendur as sot e kësaj dite. Nëna e tij, Zinie Lleshi, për vite me radhë u end në dyert e institucioneve dhe kërkonte të paktën të gjendej trupi i të birit, pasi ishte e bindur se e kishin vrarë.

Ai ka vdekur, ata e kanë zhdukur, e kam me 1000 për qind. Por të paktën të ma gjenin si kufomë, se ku e kanë çuar dhe çfarë i kanë bërë. Ne jemi në hasmëri edhe tani. Ai që ka bërë krimin në Angli është djali i kunatit. Ka vrarë një person dhe e ka djegur. Ai është në burg të përjetshëm. Ndoshta na vrasin të gjithëve, nuk e di…

Të njëjtin fat pati edhe Klevis Lleshi, i cili u zhduk më 5 gusht të vitit 2020 dhe eshtrat e tij u gjetën në pronën e dajave të Agim Hoxhës, personit që u vra në Angli nga Arben Lleshi. Konkretisht më 8 dhjetor 2020, në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. Ndërkohë, identifikimi i tij përmes ADN-së, u bë i mundur më 6 shkurt të vitit 2023.  Prokuroria e Matit kishte nisur hetimet pas denoncimit të familjarëve në vitin 2020, të cilët pretendonin se Klevis Lleshi dyshohej të ishte marrë peng në afërsi të Pallatit të Sportit në Burrel.

Edhe nëna e Klevis Lleshit, Fatbardha, duke folur për mediat ka përmendur hasmërinë që kishte me familjen Hoxha dhe bindjen e saj se ishin ata pas zhdukjes së djalit të saj.

Djali im ka dalë në orën 1 nga shtëpia, është nisur e ka pirë një kafe tek lokali me shoqërinë e vet. Në orën 3, djali ka humbur çdo lidhje dhe çdo kontakt dhe telefoni është fikur, është zhdukur në rrethana misterioze. Unë dyshoj që djali im është marrë nga shoqëria e vet dhe është dorëzuar tek dora e hasmit. Ne kemi hasëm Ali Hoxhën nga Shqefni dhe me banim në Mamurras. Qysh në vitin 2013 është vrarë burri im, në 2017 është vrarë kunati, 6 muaj mbrapa është zhdukur djali i kunatit 40 vjeç dhe më i fundit djali im 20 vjeç më 5 gusht dhe për 6 vjet 2 persona janë të vrarë dhe 2 të zhdukur. Nga shteti shqiptar nuk kemi marr asnjë lloj përgjigje, asnjë i arrestuar dhe asnjë i dyshuar. Arsyeja është hasmëria. Ne deri në atë kohë as nuk na kanë vrarë, kemi jetuar dhe punuar, nuk kam pas asnjë të keqe. Kalvari i këtyre punëve fillon atë ditë që jemi bërë hasëm me Ali Hoxhën.

E ndonëse ajo fliste me emra, tregonte edhe motivin, asnjë provë nuk u arrit të lidhte familjen Hoxha me ngjarjen, derisa hetimeve i erdhi në ndihmë platforma SKY. E në fakt rezultoi pikërisht ashtu siç ishte shprehur edhe nëna e Klevis Lleshit.

Por historia e gjakmarrjes nuk u mbyll me kaq. Ishte radha e atij që kishte kryer vrasjen në Angli. Edhe pse i izoluar në një burg të sigurisë së lartë, Arben Lleshi u ekzekutua nga një i dënuar brenda ambienteve të Burgut të Peqinit, më 15 dhjetor të vitit 2023.

Kjo ngjarje cënoi seriozisht sigurinë e burgjeve.

Në orën 13:52, në ambientet e regjimit të brendshëm të IEVP Peqin, i dënuari me burgim përjetshëm, i caktuar me vendim gjykate në sigurinë e lartë, Sokol Mjacaj, me armë zjarri, pistoletë, ka gjuajtur në drejtim të të dënuarve Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja. Ka lënë të vdekur në vend Arben Lleshin dhe plagosur Indrit Shaqjan. Më pas, Mjacaj ka kanosur me armë zjarri në dorë punonjësit e shërbimit, si dhe është izoluar me armë në dorë në ambientet e takimeve me familjarët në këtë burg.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, këqyrja e vendit të ngjarjes, deklarimeve të marra, pyetjes së personit nën hetim Sokol Mjacaj dhe akteve shkresore të administruara, arma e zjarrit rezulton se është futur në IEVP Peqin dhe më pas është mbajtur në dhomë nga autori, për një kohë rreth 20 ditë. Gjithashtu kjo armë dyshohet të jetë mbajtur prej tij edhe në ambientet e përbashkëta në këtë burg (ajrim, apo regjimi brendshëm).

Ka dyshime që pistoleta, e llojit revolver, me mulli, është fshehur nga Mjacaj në tualet. Mendohet se, duke qenë një objekt i vogël, jo më shumë se 300 gramë, arma është futur në shkarkuesin e tualetit.

Pasi u dorëzua, Sokol Mjacaj u shoqërua për t’u marrë në pyetje nga prokurori. Por dëshmia e tij përveçse zbuloi se sa i pasigurt ishte një burg i sigurisë së lartë, nuk ndihmoi në zbardhjen e motiveve të ngjarjes. Pa shprehur pendesë për atë që kishte ndodhur, Mjacaj tregoi një skenar që duket se e ndërtoi aty për aty. Nuk kishte pasur kohë ta mendonte më mirë, pasi siç e pranoi edhe vetë, vrasjen e përshpejtoi pasi mësoi se do të transferohej në regjimin “41 Bis”. Të paktën kjo mund të jetë e vërtetë. Por që krimi të ishte për një sherr brenda burgut, apo edhe më shumë se aq, por po aty brenda 4 mureve, pak kush mund ta besojë. Ai tha se armën e mbante në qeli prej kohësh, por jo se si e kishte marrë e kush e kishte ndihmuar.

Sokol Mjacaj është një i dënuar që nuk vizitohej shpesh në burg. Madje mund të thuhet se ishte braktisur aty. Por rreth 2 muaj më parë, 2 të afërm i kishin shkuar për vizitë, ndonëse kishin më shumë se 3 vjet që nuk kishte asnjë kontakt me familjen. Kjo po verifikohet tashmë nga grupi hetimor si një prej hallkave të një plani të organizuar nga jashtë. Pista më e mundshme është ajo e një vrasjeje me pagesë. Kamber Hoxha, drejtor i Burgut të Peqinit, ka përmendur në veçanti dy persona që e kanë vizituar. Të vëllain dhe një vajzë që në disa raste është prezantuar si kushërira e në rastin e fundit si mikeshë e Mjacajt.

Me vendim të Prokurorit të çështjes është urdhëruar ndalimi si të dyshuar për një krim edhe i 12 zyrtarëve e punonjësve të Burgut të Peqinit. Këta persona aktualisht nuk ndodhen më në paraburgim, pasi Gjykata e Apelit ka vendosur një masë më të lehtë sigurimi për ta. Por ajo që vijon të mbetet mister është mënyra se si është future arma e zjarrit brenda regjimit të burgut.

Femi Sufaj: Ngjarja e Peqinit, siç e kemi prezantuar edhe me informacione zyrtare, është një ngjarje në hetim nga organet ligjzbatuese, nga Prokuroria dhe akoma edhe për këtë ngjarje nuk kemi përfundime për ecurinë e hetimeve. Sigurisht janë shumë persona që janë në hetim, janë thirrur persona që janë brenda burgut dhe jashtë tij. Ne kemi marrë masa konkrete për të ndryshuar disa gjëra konkrete, siç është mënyra e funksionimit të kontrollit, përmirësimi i pajisjeve të kontrollit, shtimi dhe përmirësimi i kamerave, ndryshimi dhe përmirësimi i stafit, pasi edhe stafi ndoshta nga rutina e përditshme atje, apo nga neglizhenca, mos të themi ndoshta edhe nga bashkëpunimi, por këto janë gjëra në hetim dhe nuk e dimë se si do dalin. Por që nuk ka funksionuar, unë mendoj se është një krim i organizuar nga jashtë sistemit. Pra ishte një ngjarje e rëndë, e mirë përgatitur dhe ndoshta organet hetimore do të japin verdiktin më të saktë.

Xhelian Seferi: Në vitin 2023, më 15 dhjetor, ndodhi një ngjarje e rëndë kriminale në IEVP Peqin, me pasojë humbjen e jetës së një të dënuari, ku u përdor armë zjarri. Çështja është ende në hetim.

One of the possibilities for introducing the murder weapon into Peqin Prison was by drone. However, nothing can be said with certainty until the investigation is complete.

Femi Sufaj: In fact, I also had doubts on the first day that the weapon could have been dropped by drone. But this is only one option, there could be dozens of other options. So only the competent authorities will say the right thing about this event.

When Arben Leshi was killed in prison, no one took his lifeless body for fear of revenge, and it was buried by the municipality services. Meanwhile, the event still remains unsolved. Like the previous murders that were suspected of having occurred due to blood feud, as a result of the crime he had committed in the United Kingdom, but for none of them sufficient evidence was found.

With the revelation of the murder of Klevis Lleshi, the son of Arben Lleshi's uncle, SPAK declares that it has also discovered a structured criminal group, composed of several Albanian citizens, involved in the organization and execution of murders in the territory of the Republic of Albania, in exchange for various monetary sums. The persons involved, by cooperating with each other, have managed to secure considerable sums of money, to contract persons to carry out murders for pay for personal revenge or blood feud.

So it seems that the murder of Klevis Lleshi may not be the only one committed by the criminal group led by Aurel Hoxha, now wanted.

The crimes that are now expected to be attached to the same file are the other 4 murders, the two uncles, the cousin and Arben Lleshi himself, who was executed with a gun in prison.

SKY helped uncover one of these crimes, which is just one of the links in the blood feud chain. Whether these murders are connected to each other and whether or not they were committed by the same criminal group, this now remains in the hands of SPAK, which is apparently facing a corporation of hired killers./ GjëratTona

Lini një Përgjigje