TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-01-11 21:13:19

Murder with explosives, the past that is not forgotten in Shkodra

Shkruar nga Pamfleti
Murder with explosives, the past that is not forgotten in Shkodra
Victim - Hysni Ymeri

In Shkodra, there are stories that are said to be closed, but in fact they seem to have never been forgotten. Even when families say they have put them behind them and extended a hand of reconciliation.

On December 29, 2025, at a building entrance in the "Manush Alimani" neighborhood, a powerful explosion takes the life of a 67-year-old man.

The victim is Hysni Ymeri and according to the investigations, he was the target of the assassination. A name linked to old blood feud stories. A story that the family claims to have left behind. But the past, sometimes, comes back to take revenge. And this is not ruled out by the investigation team, even though it has not yet established a concrete lead.

The explosion occurred at the entrance to the building where Hysni Ymeri lived. The explosive was carefully placed in the electrical meter box. It was no coincidence. It was no mistake. It was a well-thought-out assassination.

The metal cabin explodes as the victim approaches. Pieces of metal, concrete and sheet metal hit him so hard that he dies a few minutes later in the Shkodra hospital. In his body, doctors find metal fragments from the explosion. On the floor, blood, in the entrance, total destruction.

The family says that the conflicts were closed, that there were no more threats, that no one had a reason to kill him. But according to the police, the assassination was planned and organized for him.

Although still without a clear motive, the investigative team is already digging into old murder files, where relatives of the victim have been suspects. But more than finding the real motive for the assassination, it seems that this story brings to mind an even stronger dilemma. Do blood feud stories ever really end? Or do they simply remain silent until an explosion like the one on December 29?

The time is around 10:00 in the morning. In the Shkodra Police Operations Room, a report is made of an explosion suspected to be accidental. The information that citizens conveyed spoke of a gas cylinder explosion. But very quickly, the version changes.

At the entrance to the building no. 10/22, in the “Manush Alimani” neighborhood, the metal cabin of the electric meters has been completely destroyed. The floor has been broken over a width of 3.5 meters. Broken tiles. Deformed metal sheets. A fallen bicycle and traces of blood. Hysni Ymeri had suffered multiple wounds to the head and body. During the autopsy, metallic material, suspected to be an explosion fragment, was found in his body.

This was no accident. It was explosive. However, on the day Hysni Ymeri was killed, the police appear to have implemented a disorienting tactic, which in fact proved successful.

About 20 minutes after the event occurred, Shkodra Police distributed preliminary information, leaving both versions open, but focusing more on an explosion of electric meters, without mentioning explosives at any point.

Shkodra Police

Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matëseve të energjisë elektrike. Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësve elektrikë.

Por teksa minutat kalonin, viktima u identifikua dhe ekspertët antieksploziv mbërritën në vendngjarje. Përmes formave jo zyrtare, Policia vijoi të shpërndante informacione, që në fakt e largonin vëmendjen nga shkaku real i shpërthimit. E duket se jo pa qëllim. Në media shpejt nisën të dalin të dhëna që përjashtonin pothuajse plotësisht eksplozivin, madje edhe të dhëna për kamerat e sigurisë që nuk kishin arritur të fiksojnë asnjë person të dyshimte. Në fakt kishtë ndodhur e kundërta. Por e gjithë kjo “lojë” e Policisë po bëhej për një arsye. Që personi që kishte vendosur eksplozivin, i cili në fakt ishte identifikuar, të lëvizte dhe të fliste lirshëm. Pa pasur dyshimin se mund të ishte në vëzhgim apo në ndjekje. E kjo formë e çoi Policinë edhe tek 3 emra të tjerë.

Megjithatë duket se Policia nuk pati një koordinim me OSHEE, që nisur nga të dhënat që po dilnin në media, e hodhi poshtë versionin që kishte shpërndarë Policia. OSHEE deklaroi se, sipas verifikimeve paraprake, shpërthimi nuk dyshohet të ketë ardhur nga energjia elektrike, duke argumentuar se fuqia e shpërthimit ka qenë shumë e madhe, ndërkohë që në hyrjen e pallatit ndodhej një panel me matës elektrik me tension deri në 400 volt, që teorikisht dhe teknikisht sipas OSHEE është e pamundur që të sjellin atë shpërthim aq të fuqishëm.

Për disa ditë me radhë, deri më datën 2 janar 2026, kur Policia njoftoi për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e 4 personave të dyshuar, ngjarja mbeti e mbuluar nga misteri. Pa një shkak zyrtar të shpërthimit dhe pa një motiv konkret, që në fakt vijon të jetë i paqartë edhe sot.

Policia e Shkodrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shadows”. Zbardhet vrasja me lëndë eksplozive e shtetasit Hysni Ymeri, e kryer më datë 29.12.2025, në lagjen “Manush Alimani”. Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje. Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të Policisë Shkodër.

Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit Hysni Ymeri, bazuar në provat e siguruara, u finalizua operacioni policor, në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: Gerti Bushati, 27 vjeç, Ergys Ibrahimi, 27 vjeç, Edison Hasaj, 25 vjeç dhe Gjergj Zefi, 24 vjeç.

Ndalimi i tyre u bë pasi ka dyshime të bazuara dhe të mbështetura në prova se këta shtetas, kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur lëndë eksplozive, e dyshuar me telekomandim në distancë, kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte shtetasi Hysni Ymeri. Vijon puna për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje dhe dokumentimin e plotë të saj, si dhe sqarimin e motiveve.

Prokuroria e Shkodrës, më datë 29 dhjetor 2025, mbi bazën e materialeve kallëzuese të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, ka regjistruar procedim penal nr.1972, në lidhje me veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në vijim të hetimeve, janë regjistruar emrat e shtetasve, Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergj Zefi, si persona që u atribuohen veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim, “Prishja e qetësisë publike”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi apo mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Të gjithë u lanë në burg nga Gjykata e Shkodrës, gjatë masave të sigurisë që u zhvilluan veçmas për Gerti Bushatin, i cili pranoi faktin që kishte vendosur eksplozivin dhe për 3 të tjerët që thanë se do të flasin në një moment tjetër.

Por si ra Policia në gjurmët e tyre?

Provat që zbuluan autorët

Në vendngjarje angazhohet grupi i posaçëm hetimor, në bashkëpunim me njësinë Antieksploziv të RENEA-s. Kryhen veprime proceduriale: këqyrja e vendit të ngjarjes; sekuestrimi i provave materiale; marrja e mostrave për ekspertim kimik dhe teknik.

Ekspertët konstatojnë drejtimin e shpërthimit nga poshtë–lart, çka përjashton çdo mundësi defekti teknik. Eksplozivi ishte vendosur me qëllim në një ambient publik, në hyrjen e pallatit ku banonte viktima.

Dosja e Prokurorisë

Në lidhje me këtë ngjarje është krijuar grupi i posaçëm hetimor së bashku me njësinë Antieksploziv të repartit RENEA, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, e cila ndodhet në rrugën “Mehmet Pashë Plaku” dhe pikërisht në hyrjen e dytë të pallatit nr.10/22, që kufizohet nga ana veriore me rrugën që vjen nga sheshi “Isa Boletini”, nga ana jugore me rrethrrotullimin e hotel “Argenti, nga ana lindore me rrugën “Mehmet Pashë Plaku” dhe nga ana perëndimore me sheshin e pallateve parafabrikat. Nga këqyrja konstatohet se hyrja e pallatit është e shtruar me pllaka, të cilat janë të dëmtuara me gjerësi 3.5 metra.

Nga këqyrja e dyshemesë ndodhet një biçikletë e rrëzuar, llamarina të deformuara, mbetje elektrike dhe mbetje inerte. Në anën e majtë të hyrjes, në lartësinë 0.96 metra ka një parvaz me gjatësi 22 centimetër, ku në distancë 2.8 metra, në anën e majtë të faqes së murit, ndodhet pjesa e pasme e kutisë metalike, ku janë të vendosura matësit elektrik të kësaj hyrjeje. Nga këqyrja e kësaj pjese metalike konstatohet se në pjesën fundore të kësaj ndodhet një tjetër pllakë metalike në vendin ku janë të vendosur matësit. Këto profile së bashku me matësit janë të shkëputur, shkatërruar dhe deformuar, në dukje me drejtim poshtë-lart. Poshtë kësaj pllake metalike dhe mbi bordurën e ngjitur me murin, evidentohet një formë grope me përmasa 40 me 8 centimetra.

Nga këqyrja e dyshemesë së hyrjes, në distancë 1.9 metra nga brinja jugore dhe 22 centimetra nga fillimi i hyrjes, evidentohet një njollë e kuqe gjaku, 40 me 40 centimetra, ku u mor me tampon steril. Nga këqyrja konstatohet se në fillim të hyrjes, në distancën 2.8 metër nga faqja e murit, u gjet një bateri e markës “Kodak”, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Dosja e Prokurorisë

Në distancë 6 metër në juglindje të pallatit, u gjet një llamarinë e dëmtuar në bazamentin e kutisë së bokseve elektrikë, evidentohet një sipërfaqe me mbetje pluhuri të zi, nga ku u mor me fshirje me garzë pambuku steril, si dhe elementëve në të cilat kanë qenë të montuara bokset, u morën dy garza pambuku steril. Gjithashtu u morën si provë edhe mbetje të pluhurit të zi, nga kolona e tavanit të hyrjes së pallatit. U konstatuan dëmtime me thyerje tek shkallët, parmaku metalik dhe sheshpushimet e tyre. Në vazhdim, së bashku me ekspertët antieksploziv të RENEA-s u bë këqyrja në të gjithë sipërfaqen e hyrjes dhe mbetjet u morën për ekzaminime të mëtejshme.

Albano Ymeri

Viktima, Hysni Ymeri kishte pësuar plagë të shumta në kokë dhe në trup. Gjatë autopsisë u gjet një material metalik, në dukje si llamarinë, në formë të çrregullt.

Është pyetur paraprakisht djali i viktimës, Albano Ymeri, i cili në lidhje me ngjarje deklaron se:

Viktima është babai im, Hysni Ymeri. Unë dhe ai nuk kemi ndonjë konflikt për gjakmarrje. Di që babai ka qenë i tronditur pasi kemi nënën në spital dhe babi më është shprehur: “Nuk kam çfarë të bëj, nëna po na le!” Xhaxhai im, Shkëlqim Ymeri, para rreth 25 vitesh ka qenë i dyshuar për një vrasje, por ka dalë i pafajshëm dhe unë kam qenë i vogël, nuk e kujtoj se për kë bëhet fjalë. Por nuk kemi asnjë problem në lidhje me këtë. Xhaxhai im jeton në Itali. Edhe unë jetoj jashtë shtetit. Nuk kemi asnjë lidhje me këtë rast. Mbrëmë kam dërguar babin në shtëpi dhe sot në mëngjes i thashë të shkojë te spitali dhe nuk erdhi. Më tha të shkoja vetëm. Nuk më është shprehur për ndonjë shqetësim.

Paralelisht, hetimi ndjek gjurmët digjitale. Pamjet e kamerave të sigurisë rindërtojnë lëvizjet e një personi, orë përpara shpërthimit. Një djalë me xhup të zi dhe pantallona gri, hyn në hyrjen e pallatit duke ecur mbrapsht, hap kasetën e matësve elektrikë, qëndron 60 sekonda dhe largohet. Në një tjetër pamje, ai mban në dorë një qese të bardhë. Rruga e ndjekur dokumentohet kamera pas kamere. Personi identifikohet nga Policia si Gerti Bushati.

Dosja e Prokurorisë

Në vijim janë kryer një serë veprimesh hetimore. Është bërë këqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, duke filluar nga kamerat e sigurisë në një banesë private, e cila ndodhet në hyrje të vendit të ngjarjes. Sipas orës 04:25 të DVR-së, që është një orë para me orën reale, dallohet një person me xhakavento me ngjyrë të zezë dhe me pantallona ngjyrë gri, i cili hyn me shpinë në hyrje të pallatit, duke ecur prapa dhe hap kasetën e matësve elektrik. Ky person qëndron në hyrje deri në orën 04:26, sipas orës së DVR. Nga kamerat e sigurisë së një tjetër banese private, e cila ndodhet në rrugicën pas vendit të ngjarjes, ku diferenca e orës së DVR është 1 orë e 44 minuta më përpara se ora reale, në orën 05:08 dallohet një person, me të njëjtën veshje, i cili lëviz në drejtim të vendit të ngjarjes dhe në dorë mban një qese me ngjyrë të bardhë.

Në kamerat e sigurisë të marra në një pastiçeri, ku ora në DVR me orën reale është e njëjtë, shikohet i njëjti person, i cili lëviz me drejtim nga rruga “Baja e Vogël” dhe futet në rrugicën mbrapa pallatit të viktimës në orën 03:21. Po në kamerat e sigurisë së këtij biznesi, dallohet i njëjti person që vjen nga rruga “Baja e Vogël” në orën 03:21. Nga kamerat e sigurisë të marra nga një dyqan bojërash, i cili ndodhet në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, shikohet i njëjti person, që lëviz nga kjo rrugë në drejtim të rrugës “Baja e Vogël”, në orën 03:15. Ky person është identifikuar si shtetasi Gerti Bushati.

Kontrolli në banesën e Bushatit sjell prova konkrete. Veshje që përputhen me pamjet filmike, pajisje elektronike dhe elementë të tjerë me interes hetimor.

Dosja e Prokurorisë

Është ushtruar kontroll në banesën e Gerti Bushatit, ku janë marrë e sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një palë tuta të zeza “Nike”; Një pulovër ngjyrë bezhë në të kaftë “Cargo”; Një pulovër me kapuç ngjyrë gri “Adidas”; Një palë xhinse ngjyrë blu “Boss”; Një paketë cigare ngjyrë blu, brenda të cilës një cigare e dyshuar me bimë narkotike kanabis sativa; Një lap top “HP”, ngjyrë gri; Tre celularë pa karta sim brenda dhe një radio me bateri të ndryshkur. Shtetasi Gerti Bushati është konstatuar në zyrat e një kompanie telekomunikacioni ku është i punësuar dhe është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Pasi i janë njohur të drejtat ligjore ndaj tij është ushtruar edhe një kontroll fizik. Më pas i është marrë deklarim në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime dhe ka dhënë sqarime në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Ka dhënë të dhëna implikuese për përfshirjen e tij në këtë ngjarje dhe në lidhje me personat e tjerë të dyshuar.

Gerti Bushati

Dua të them se jam përdorues i lëndës narkotike kanabis sativa dhe konsumoj herë pas here. Kur kam mësuar se ka vdekur shtetasi Hysni Ymeri jam tmerruar. Nuk kam pasur dijeni për vrasje, vetëm për të trembur dikë. Shtetasit Gjergj Zefi, Edison Hasaj dhe Ergys Ibrahimi më kanë kontaktuar për këtë punë dhe e kam pranuar. Tritolin e kam vënë me datë 27 dhjetor por pa e ditur se bëhej fjalë për vrasje.

Por juridikisht, pasojat janë të qarta. Eksplozivi u vendos. Shpërthimi ndodhi. Një njeri humbi jetën.

Në këto rrethana është bërë ndalimi me iniciativë i Gerti Bushatit. Pas marrjes së deklarimeve të tij, së bashku me ekspertin kriminalist grupi hetimor ka shkuar buzë lumit Kir, ku kanë fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një palë tuta ngjyrë gri me stemën “Nike”, të identifikuara nga Gerti Bushati. Këto tuta rezulton të kenë qenë të veshura nga ai në kohën që ka vendosur eksplozivin në kasetën e matësve elektrike dhe me të cilat është fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Hetimi zgjerohet. Në procedim përfshihen edhe tre shtetas të tjerë: Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergj Zefi. Kryhen kontrolle banesash. Dhjetëra celularë të sekuestruar, para cash, automjet dhe pajisje elektronike. Sipas referimit zyrtar të Policisë së Shkodrës, të katër personat kanë vepruar në bashkëpunim, duke siguruar lëndën plasëse, përfituar financiarisht dhe duke realizuar planin deri në vrasjen e Hysni Ymerit. Hetimet tregojnë se në ditën e atentatit, në lagjen “Manush Alimani” ndodheshin edhe dy të arrestuarit e tjerë, Ergys Ibrahimi dhe Edison Hasaj. Dyshimet më të forta janë se shpërthimi i telekomanduar është aktivizuar nga Ergys Ibrahimi, në momentin kur 67-vjeçari po ngjitej drejt banesës së tij.

Dosja e Prokurorisë

Është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Edison Hasaj, ku u morën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një Iphone dhe 2 targa automjeti. Është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ergys Ibrahimi, ku u morën dhe u sekuestruan 5 celularë, një sasi parash, etj. Është ushtruar kontroll edhe në aktivitetin e tij provat “Gysi Tatoo”, në një ambient të marrë me qira. Ku u sekuestruan edhe një tablet Apple ngjyrë gri, një celular “Samsung” bashkë me një kartë memorie dhe një Iphonë i thyer pa kartë. Është ushtruar kontroll edhe në banesën e shtetasit Gjergj Zefi, ku janë sekuestruar 9 celularë. Është bërë sekuestrimi i hard disk-ut të kamerave të sigurisë së një banesë ngjitur me shtëpinë e Gerti Bushatit. Gjithashtu edhe i një automjeti “Mercedes Benz”, në pronësi të Ergys Ibrahimit.

Iu komunikuan të drejtat ligjore dhe u bë kontrolli personal Gjergj Zefit, Edison Hasajt dhe Ergys Ibrahimit, ku shtetasit Gjergj Zefi, në xhepin e xhupit iu konstatuan 2820 euro dhe 1757 lekë të rinj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Të tre këtyre personave u është marrë deklarim në cilësinë e personave ndaj të cilëve po zhvillohen hetime dhe deklaruan se do shprehen në një moment të dytë. Është bërë këqyrja e aparatit celular të Gerti Bushatit, ku në rubrikën e fotografive shfaqen disa foto me interes për këqyrjen, kryesisht foto ku ky person shfaqet me lëndë narkotike dhe armë zjarri. Është bërë këqyrja e pjesshme e aparatit celular të Edison Hasajt, me të dhëna me interes për hetimet.

Sipas Prokurorisë, nga tërësia e akteve dhe e provave rezulton se shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergj Zefi, në bashkëpunim mes tyre kanë siguruar lëndën plasëse, kanë marrë përfitime monetare dhe kanë realizuar të gjithë planin deri në vrasjen me eksploziv të Hysni Ymerit.

Motivi dhe e shkuara

Hysni Ymeri nuk ishte një emër i panjohur për të shkuarën. Ndonëse vetë nuk rezulton me rekorde kriminale, ai ishte i lidhur me histori të vjetra gjakmarrjeje.

Familja e tij deklaron se këto konflikte ishin mbyllur. Se nuk kishte më kërcënime. Se jeta kishte vazhduar. Por hetimi tregon se atentati ishte i drejtuar. Një plan i menduar. Një shënjestër e përzgjedhur. Dhe në fund një vrasje e realizuar.

Në vitin 1995 në lagjen Kiras të Shkodrës është vrarë Shefqet Çekorja. Në atë kohë si autor i ngjarjes u dyshua vëllai i Hysni Ymerit, i cili kohë më pas mori pafajësi edhe nga Gjykata, pasi nuk u gjetën prova të mjaftueshme. Por familjet kryejnë edhe vetë hetime paralele dhe duket se nuk mjaftohen me aq sa shkruhen nëpër dosje. Megjithatë, disa vite pas vrasjes së Shefqet Çekores dy familjet kanë shtrirë dorën e pajtimit.

Shefqet Çekorja është vëllai i Ismet Çekores që u vra në shtatorin e vitit 2022 në afërsi të banesës pas disa deklaratave që bëri disa ditë përpara asaj ngjarje.

Por 5 ditë pas kësaj deklarate që bëri për mediat, edhe vetë Ismet Çekorja u vra. Konkretisht më 2 shtator të vitit 2022. Ai shprehej se nuk kishte frikë nga askush. Por faktet treguan të kundërtën.

Vrasja e vitit 1995, pa çka se për familjet konsiderohet si një histori e mbyllur, është një nga ato dosje që ka hapur grupi hetimor menjëherë pas vrasjes së Hysni Ymerit. Megjithatë nuk është dosja e vetme. Po verifikohet lidhja e mundshme edhe me një tjetër krim të ndodhur në vitin 2017, për të cilin është i akuzuar nipi i Hysni Ymerit.

Dritan Ymeri u akuzua se më 1 korrik të vitit 2017, vrau fqinjin e tij, 44-vjeçarin Ilir Aliaj, një mjek i njohur në Shkodër. Familja e autorit dhe e viktimës jetonin në të njëjtin pallat, një godinë e vjetër dy katëshe, tarraca e të cilit shfrytëzohej nga të dy palët. Por kjo u kishte shkaktuar debate vazhdimisht. Megjithatë mbrëmja e 1 korrikut ishte tragjike. Ilir Aliaj, i shoqëruar nga djali i tij, në atë kohë 16 vjeç, ka qenë duke ndërtuar një mur ndarës me blloqe betoni mbi tarracë. Dritan Ymeri, 26-vjeçar, sapo e ka parë e ka qëlluar me plumb në kokë, në prezencë të djalit të mitur.

Ilir Aliaj la pas dy djem, të madhin që në atë kohë ishte 16 vjeç dhe më të voglin 5-vjeçar. Ai që ishte dëshmitar i vrasjes së babait të tij, e pati edhe më të rëndë, duke e kaluar me trauma atë që ndodhi. Ashtu sikurse edhe nëna e bashkëshortja e tij, të cilat nuk arritën dot të bënin asgjë apo të ndërhynin për të evituar tragjedinë e ndodhur në familjen e tyre. Askush nuk ka qenë në dijeni se autori i dyshuar, që jetonte jashtë vendit, ishte kthyer nga Franca dhe kishte armë me vete.

Pak ditë pas vrasjes, u dyshua se autori i krimit, Dritan Ymeri mund të ishte larguar drejt Francës. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mesnatën e 1 korrikut në lagjen “Qemal Stafa” te vendi i quajtur “Ish-Dekori”, dyshohet që i riu Ymeri është larguar me një makinë tip “Golf 5” me targë AA 526 RA dhe me ngjyrë të zezë.

Sipas hetuesve të çështjes, i akuzuari për vrasjen e mjekut 44-vjeçar mund të kishte ikur drejt Malit të Zi, përmes pikës kufitare të Muriqanit, jo duke kaluar kufirin, por ilegalisht përmes malit. 26-vjeçari kishte 3 muaj që ishte kthyer nga Franca dhe për këtë shkak Policia pati dyshime se ka arritur që të gjejë mundësinë që të shkojë sërish në këtë vend. Nga ana tjetër pati dyshime se persona të afërt apo dhe miq të tij e kishin ndihmuar që të largohet pa lënë gjurmë dhe t’u shpëtojë forcave të policisë.

Një nga personat që pati dyshime se mund ta kishte ndihmuar ishte edhe Hysni Ymeri, i cili u vra me eksploziv më 29 dhjetor. Kjo edhe për shkak se në momentin që Policia shkoi në shtëpinë e tij për kontroll pas vrasjes së mjekut 40-vjeçar, ai refuzoi të hapte derën. E duket se këtë dyshim e kanë pasur prej kohësh edhe familja e mjekut Ilir Aliaj.

Por arratia e Dritan Ymerit nuk zgjati shumë. Pas kontrollove të shumta të kryera nga forcat policore, pamundësisë për t’u larguar dhe falë masave të marra nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Drejtoritë Vendore të tjera të Policisë, si dhe pas negociatave të pandërprera me familjarët, më 13 korrik 2017 ai i vetëdorëzua në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

The Shkodra Judicial District Court imposed the security measure "Arrest in prison" on him for the criminal offense of "Intentional murder", "Unlicensed production and possession of weapons of war and ammunition". Meanwhile, for the same charges, Dritan Ymeri was sentenced by a final decision by the Court of Appeal, to 18 years of imprisonment. Decision that was announced on February 19, 2021.

The prosecutor of the case, during the presentation of the claim at the Shkodra Court of Appeal, requested a sentence of 20 years in prison for Dritan Ymer. While the defendant Ymeri himself requested the first instance sentence to be overturned, claiming that his case be retried from the beginning. But at the end of the process, the Court, after hearing both sides, imposed a sentence of 18 years in prison for the perpetrator of the murder.

The files of the two murders that occurred in Shkodra, in 1995 and 2017, are currently being verified by the investigation group, with the aim of finding any circumstances or motive that may have led to the explosive attack that took the life of Hysni Ymer on the morning of December 29, 2025. However, it does not appear that any of the victims' family members, whether of Shefqet Çekore or Ilir Aliaj, have been questioned, even as persons who could provide information to the benefit of the investigation. And under these conditions, as long as the arrested themselves have not yet spoken, let alone indicated who they received the order from, the murder of the 67-year-old continues to be surrounded by mystery.

None of the 4 arrested appear to have known or had any personal problems with the victim. Not even his son, who actually lives abroad and had returned to Shkodra only 4 days before the incident, because his mother was in serious condition in the hospital.

This is not the story of a mistake in targeting. The evidence shows otherwise. It is the story of a criminal decision. A premeditated assassination.

A murder with explosives. A life lost. The file is in the Prosecutor's Office. The investigations continue. Justice is expected to speak. But what has emerged so far is a great truth.

The past in Shkodra seems never to be forgotten. It could even explode at any moment. Sometimes with bullets and sometimes with explosives./ Our Things

Lini një Përgjigje