TAGS-AT E JAVËS

Politike2025-09-02 20:44:00

Resigned from "Brain Gain", Andi Mustafaj reacts after the media uproar

Shkruar nga Pamfleti

Resigned from "Brain Gain", Andi Mustafaj reacts after the media

Andi Mustafaj has reacted on social media to his resignation from the Brain Gain Department. There have been many reactions in the media and this has prompted him to make a status on social media. He has made a long status where he gives directives on where the opposition should focus.

Full post

I don't engage in polemics with people on social media or with journalists on portals, because I deeply believe that it is every person's freedom to not like me, not to trust me, to have doubts or different beliefs about me, even if these are not true.

My battle is not against them, but against the Regime. My home is not the internet, but the Democratic Party.

Let me bring to your attention the only thing that matters: my ideas. Below you will find the article published on May 18th and which mentions a number of proposals for the Democratic Party in its battle against the Regime.

If you want to show your kindness, please don't argue or conflict, but share. Thank you.

"PLAN A: Democrat in heart, democrat in head, democrat in the world"

Without helping each other much, we are trying to absorb into perception and thought a great shock, first socially, and only after that also politically, for the catastrophic situation that this election round left behind. Perhaps it is without malice and completely in human nature the way we are clashing with each other, beyond parties, in the pursuit of finding the guilty in the victim for what all together as a society, we could not do this time either.

This chaotic disarray of rhetoric, thought, and action surely stems from the natural desperation of the moment, fueling the demand for quick answers, for shortcuts. From the same chaos, and from the already factual fatality in which the country finds itself, also stems the need for great responsibility. Responsibility is far from witch hunts or judicialism, and it can in no way be reflected in easy answers to complex problems. Responsibility is not brought to life in disarray, but in a political and social body that heals first with awareness, secondly with action.

Let us think of it as a sequential process, where the next link that ensures the continuity of the process is the identification of what should come, of what we need today. Today calls for spaces, for division of tasks, for organization. The first lesson of this political experience is the inadequacy as a party spirit. We have already reached the limits of what this philosophy can produce. Organization must be the central point. As Monnet said, where organization prevails, true power reigns.

Democrat at heart.

Paralelizuar me një kontekst lufte, mund të themi që kemi ushtarë përballë trimave tanë. Një trim e mund një ushtar. Edhe 10 trima fitojnë mbi 10 ushtarë. Por vjen një moment, kur numri i ushtarëve bën që organizimi, disiplina etj. i shndërrojnë ushtarët në ushtri, duke i pajisur me aftësinë për të fituar mbi tufën e trimave.

Partia ka sot më shumë se kurrë nevojë për hapësira funksionale jo vetëm që njerëz të rinj (jo doemos në moshë) ta tregojnë veten, por edhe që të rregullohen problemet ku më shumë e ku më pak të identifikuara dhe të njohura tashmë nga të gjithë.

Për t’u krijuar këto hapësira pa tensione, duhet së pari, që deputetët të heqin të gjithë dorë nga postet në parti, qofshin këto poste politike si drejtues qarqesh, drejtues forumesh: Sekretar i Përgjithshëm, Kryetar i Këshillit Kombëtar etj., qoftë si drejtues i organizatave partnere si FRPD apo LDG.

Duhet menduar një strukturë e re, më e vogël, por e manovrueshme, e efektshme në veprim dhe rezultat. Ajo duhet t’i përgjigjet realitetit në burime njerëzore, faktit që njerëzit tanë kanë emigruar, çka imponon shkëputjen nga struktura klasike tradicionale partiake me vëllim në formë, por zbrazëti në përmbajtje.

Sfida e listës së saktë të anëtarësisë është themelore dhe urgjente për t’u përmbushur brenda një harku kohor një vjeçar. Ajo mbetet baza e pazëvendësueshme, pa të cilin asnjë hap tjetër nuk mund të mendohet me realizëm. Militanti është çelësi i mirëfunksionimit të një partie politike. Vetëm duke e njohur atë saktësisht, mund të mendohen strategjitë e duhura qytet më qytet, fshat më fshat.

Arkaizmi funksional i partisë nuk i përgjigjet dinamizmit dixhital të kohës, ndaj lind po ashtu me urgjencë nevoja për të krijuar sisteme të plota dixhitale të partisë, të pajisura me mbrojtje të lartë kundër çdo ndërhyrjeje të paautorizuar dhe sulmi kibernetik.

Duhet menduar një strukturë, e cila do të krijojë kushtet për hovin e dytë në një moment të afërt. Në kërkim të efektshmërisë, vigjilencës dhe rendimentit, një hap themelor është kalimi nga organizimi me departamente në një ekip më të ngushtë rreth kryetarit. Një kabinet i vërtetë me rreth 15 anëtarë, drejtuesit e të cilit zëvendësojnë në rol dhe produktivitet 26 departamentet aktuale.

Së fundmi, organizimi nuk mund të quhet i tillë pa një proces të përzgjedhjes efikase të roleve dhe caktimit optimal të detyrave. Vetëm një proces i tillë, i rrezatimit të njerëzve të duhur në vendet e duhura, përshtatur me talentet, ekspertizën dhe eksperiencën e tyre, kthehet në katalizator të energjisë së partisë. I tillë proces duhet të nisë nga përzgjedhja e një drejtuesi për burimet njerëzore i stilit Head Hunter, i cili të vëzhgojë profilet e ndryshme anëtarë ose jo të PD dhe të propozojë “plan karriere” për ta. Kush shihet si mundësi për deputet, kush për bashki, kush për administratë dhe kështu me radhë.

Demokrat në kokë.

Deputetët duhet të përdorin të gjitha hapësirat institucionale për ta përqendruar aksionin e tyre aty ku janë më të efektshëm. Çelësi qëndron në pasqyrimin e pasojave të degradimit të qeverisjes socialiste në të tillë formë që qytetarët t‘i perceptojnë dhe dakordësojnë jo sepse i thotë një parti opozitare, por sepse janë faktike dhe të përjetuara nga secili prej tyre. Në funksion të këtij qëllimi, trysnia në të gjitha mënyrat e ligjshme dhe instancat e grupit parlamentar duhet të vijë gjithmonë në rritje gjatë viteve të ardhshme.

Forcimi i një ure lidhëse të linjës së veprimtarisë së PD gjatë dhe pas fushatës është kusht themelor për dëshminë e vërtetësisë së kauzave dhe betejës. Nuk mund të ketë fillim në këtë aspekt, por vetëm dhe domosdoshmërisht vazhdimësi. Kjo nënkupton së pari se problemet e denoncuara nga PD gjatë fushatës duhen mbajtur parreshtur në vëmendje të opinionit publik, me theksin te rritja e kostos së jetesës. Së dyti, deputetët duhet të depozitojnë në Kuvend projektligjet për realizimin e të gjithë premtimeve të programit tonë elektoral, duke manifestuar zotimin e PD për realizimin e tyre me çdo kusht dhe përtej çdo mundësie.

Barrën kryesore të detyrës denoncuese të së keqes e mban grupi parlamentar, i cili ka edhe tribunën publike më të dukshme e që është aula e parlamentit, duke e lënë kështu partinë të lirë për t’u përqendruar në ndërtimin e komunikimit kapilar në terren. Grupi parlamentar ka gjithashtu statusin dhe cilësitë për të ngritur ura bashkëpunimi me shoqërinë civile, në emër të interesit të përgjithshëm. Gjithë ky angazhim shkon krahas punës së deputetëve për dokumentimin e vjedhjes së zgjedhjeve dhe paraqitjes së fakteve në institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ata, si flamurtarët tanë në fushatë dhe përfaqësuesit tanë në Kuvendin e Republikës tashmë, kanë të drejtë hyrjeje.

Duhet çelur menjëherë debati për reformën zgjedhore me objektiv vendosjen e sistemit të plotë ose të korrektuar mazhoritar, një sistem ky i zbatuar nga vendosja e pluralizmit, në vitin 1991 e deri në vitin 2008, i cili ka prodhuar pranueshmërinë më të madhe nga palët politike pjesëmarrëse në zgjedhje. Kjo përvojë është një argument i mjaftueshëm.

Partia Demokratike duhet ta konsiderojë detyrë kombëtare hetimin e plotë të sistemit të patronazhimit. Për shkak të dëmeve që i ka bërë demokracisë, një ditë sistemi i patronazhimit duhet të njihet njësoj si sigurimi i shtetit, i rijetëzuar tanimë nga autokracia moderne e Ramës, po aq sa si paralelizëm krahasimor me mafian në Italinë jugore, e cila ndonëse në sy të shtetit, dukej sikur askush nuk e shihte.

Valencë të fortë në garat zgjedhore ka natyrshmëria e kandidaturave politike, thënë ndryshe, mbështetja e profileve që në mënyrë krejt organike dhe si produkt i rrugëtimit të tyre politik, janë në dinamizmin e garës dhe legjitimojnë për rrjedhojë pretendimin për postin. Nuk do të vonojë gara e parakohshme e bashkisë së Tiranës, ku në përgjigje të kësaj valence, Doktor Alimehmeti duhet të përgatitet për të tillë garë, e cila do të ishte vazhdim i angazhimit politik në dinamikën e tij. Duke qenë tashmë pozitive dinamika e tij, ajo veçse do të zmadhonte forcën vepruese. Në kushtet e sotme politike të vendit e veçanërisht të opozitës, askush nuk duhet të përkëdhelë egon e vet duke krijuar disbalancë.

Në këtë përjetim të gjithanshëm të trysnisë për përgjegjësinë e këtyre ditëve post-zgjedhore, u përplasëm edhe njëherë në murin e lartë dhe të fortifikuar të propagandës, çka e kthen gjithë diskursin dhe veprimtarinë politike në post-racionale. Është alarmues dhe jashtë çdo logjike të shëndetshme, unisoni i agresionit mediatik ndaj të cilit duhet të përgjigjemi çdo herë që fajësojnë ne për vjedhjet e Ramës. Antipropaganda do të ishte e vetmja përgjigje shteruese ndaj këtij realiteti irracional, një fushë ku duhet të punojmë të gjithë. Puna e nisur muaj më parë nga Departamenti Brain Gain për antipropagandën përbën një bazë të mirë për t’u çuar përpara. Fatkeqësisht ajo është nënvlerësuar, sot askush nuk ka më të drejtë të mbyll sytë përpara rëndësisë së saj.

Demokrat në botë.

Thyerjen e murit propagandistik ndërkombëtar ne vetëm sa filluam ta cekim dhe menjëherë pamë benefitet e saj. Kemi qëndruar të izoluar për një kohë të gjatë ndërkohë që mendonim se miqtë e Shqipërisë dinin çfarë bëhej brenda saj.

Me dëshirën për të luajtur sipas rregullave dhe për të mos dëmtuar imazhin e Shqipërisë u përpimë në lojën pa skrupuj, pa norma dhe pa moral të Edi Ramës. Stabilokracia apo Shqipëria e fasadave nuk mund të mbesë më çmimi që paguajmë për nderin përtej derës së shtëpisë.

Diaspora është Shqipëria e dytë tek e cila ne ende nuk kemi shkuar duke e ndjerë vërtet si të tillë. Rruga drejt saj duhet të nisë nga ngritja e një ekipi të veçantë dhe të përhershëm për t’u marrë me diasporën. Sfida e këtij ekipi është e madhe, por mund të nisë nga propozimet për plotësimin e kuadrit ligjor lidhur me ndërtimin e një regjistri të saktë jete e deri te votimi. Gjithë puna më pas duhet të organizohet duke u orientuar nga një analizë e shëndetshme.

Nevojitet gjithashtu emërimi i një përfaqësuesi të lartë për marrëdhëniet me jashtë me aftësi të spikatura si negociator. Partia Demokratike i ka të gjitha burimet njerëzore për të zhvilluar një diplomaci të fuqishme në emër të së vërtetës. Propaganda e Ramës shtrihet gjerësisht jashtë vendit, çka imponon tek ne detyrimin ndaj kombit për thyerjen e propagandës së qeverisë edhe në këtë aspekt shumë të nënvlerësuar të veprimtarisë sonë opozitare. Duhet të ndërtojmë një qasje të plotë strategjike në lidhje me praninë e mesazhit të Partisë Demokratike në botë.

Është në natyrën njerëzore të përmirësohet nën trysninë e përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Liria si kusht për zhvillimin edhe në politikë, prodhon efekt krejt të kundërt nëse nuk takohet kurrkund me përgjegjësinë. Rrjedhimisht, nuk mund të presim shumë në vijim pa vendosur letra misioni me indikatorë performancash për secilën detyrë, në mënyrë që të vlerësohet në mënyrë objektive veprimtaria e çdonjërit. Indikatorët e performancës duhet të jenë publikë për këdo që interesohet. Llogaridhënia në të gjitha shkallët është jo vetëm mënyra më e mirë për të rikrijuar besimin, por edhe për të vendosur një trysni të brendshme mbi përfaqësuesit të cilët do të jenë më të prirur për të kryer detyrat që u ngarkohen.

Kryesia e PD organizohet në mënyrë të tillë që të ketë përfaqësues nga këto tre shtylla të mëdha të veprimtarisë.

Revolucioni bëhet nga njerëz të uritur për fitore, nga njerëz të uritur për liri, nga njerëz të uritur për drejtësi. Nuk ka vend për dyshime se ne jemi të tillë, por vetëdija nuk mjafton, çasti kërkon edhe dëshmi.

Situata, në të cilën gjendet partia kërkon maturi dhe përgjegjshmëri të jashtëzakonshme. Në Partinë Demokratike nuk ka njerëz të tepërt, aq më pak zgjidhje magjike. Jemi vendosur pa të drejtë këto ditë në thikën e rrezikshmërisë për t‘u kategorizuar si besnikë ose kryengritës, një ndarje jo naive, por dashakeqësisht e thjeshtëzuar dhe përçarëse, gati primitive në mendësi politike. Kjo, në varësi të mënyrës dhe tempit më të cilin i përgjigjemi këngës së sirenave, me refrenin për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Partisë.

Në vend të përfundimit.

Kënga e sirenave është së pari, jo më pak se doza e radhës e mjegullnajës së propagandës që kërkon të verbojë arsyen mbi atë çfarë e mbyt edhe propagandën, tjetërsimi i vullnetit zgjedhor në Shqipëri, me të gjitha format, përtej çdo frike për përgjegjësinë përpara çdo ligji. Së dyti, ajo kërkon t’i mbivendoset problemeve të vërteta. “Hiqeni, – na thonë, – çdo gjë do shkojë mirë…!”.

Dorëheqja e kryetarit është konfirmim dhe pranim se zgjedhjet ishin të lira dhe na vendos ne në një situatë të thellë inkoherence, pavërtetësie dhe një humbjeje më domethënese, asaj mbi propagandën dhe përballë vërtetësisë së kauzave. Zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin të lira, më keq, ato kanë qenë të deformuara nga bandat kriminale, patronazh-sigurimi, manipulimi në rrjete e media e shumë faktorë të tjerë.

Secondly, an act of resignation by the leader of the Democrats would undo our internal triumph over ourselves, achieved through all the political vicissitudes of recent years. We cannot go to point 0, the chaos of the headless house, which, wandering in search of a leader, deviates from any organizational urgency in each of the three pillars explained. This would only be a victory for the regime.

Thirdly, there is in fact a strong contrast, – among many such, – between us and them, the continuous catharsis for taking responsibility for the party, this also when it comes to leadership. If there is a responsibility that today belongs only to the chairman of the DP, it is the direction of this internal organization with the aim of creating the conditions that everything that will follow will naturally be the fruit of work and merit, even when it comes to the future of leadership.

"This is not the moment to surrender to the siren song, but to Plan A, to create spaces, to divide tasks, to increase responsibility and accountability. This is the hour of the democrats."

 

Lini një Përgjigje