TAGS-AT E JAVËS

Politike2024-09-12 10:50:00

“O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm?

Shkruar nga Pamfleti
“O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër
Gazment Bardhi dhe kryeministri Edi Rama në Kuvend

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në interpelancën për transportimin e mbetjeve toksike të KURUM nga Porti i Durrësit, i tha kryeministrit Edi Rama se policia është në dorën e krimit.

Gjatë replikës në Kuvend, Bardhi publikoi një komunikim në SKY ECC, që sipas tij tregun se kush e ka zgjedhur kreun e Policisë së Shkodrës.

“E dija që ishe ekspert i inceneratorë, por që të ishe ekspert i mbetjeve të rrezikshme këtë nuk na i kishte marrë mendja. E meqë fole që zotrote ja di mirë punëve të shtetit, Rai të akuzoi që je i lidhur me krimin e organizuar. Unë po të pyes ;SI ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar.

Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti?

Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën

Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla.

Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm. Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? Patjetër që do japësh llogari”, tha Bardhi.

Ju rikujtojmë se kreu i policisë së Shkodrës është Edmond Sulaj.

Deputeti demokrat u shpreh se nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të izoluar për mbetjet, por theksoi se ky është një aktivitet kriminal pasi Shqipëria ka shkelur Konventën e Bazelit e cila nuk lejon që të dërgohen mbetjet helmuese të një vendi në një vend tjetër. 

rama bardhi kuvend

Lini një Përgjigje