Protesta e qytetarëve serbë në veri të Kosovës kundër kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat e tyre do të vijojë edhe sot. Ajo djeshme u mbyll me disa incidente të vogla në Zveçan.
Mësohet se sot po ashtu udhëheqësit e 27 vendeve të BE dhe të 20 vendeve të tjera evropiane të mblidhen në Kishinjv të Moldavisë për të diskutuar një seri çështjes, kur mes tyre edhe tensionet në Kosovë, raporton Reuters.
Pas takimi të djeshëm me Kurtin në Bratislavë, shefi i politikës së jashtme të BE, Joseph Borrel, pritet që sot të takojë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Borrel përmes një reagimi në Twitter tha se na duhet shtensionim urgjent dhe zgjidhje përmes dialogut. Ai shtoi se situata në veri të Kosovës është “e rrezikshme dhe e paqëndrueshme”.
“Na duhet ç’tensionim urgjent dhe zgjidhje përmes dialogut”, tha ai.
Lini një Përgjigje