TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle2024-07-12 20:36:00

Bes Kallaku i pranishëm? Xhensila Myrtezaj publikon fotot nga festa e ditëlindjes së Ajkës

Shkruar nga Pamfleti

Bes Kallaku i pranishëm? Xhensila Myrtezaj publikon fotot nga festa e

Ajka Kallaku, vajza e aktorit të njohur Bes Kallakut dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj feston sot ditëlindjen.

Me rastin e 6-vjetorit të saj, Ajkës i është organizuar një festë me mikeshat e saj të vogla. Ka qenë vetë Xhensila që ka ndarë pamjet e bukura në rrjetet e saj sociale, por ajo që u vu re ishte mosprania e Besit.

Në videot e publikuara dëgjohet zëri i Xhensilës teksa uron dhe përkëdhel vajzën e saj. Në rrjetet sociale të aktorit nuk figuron asnjë pamje nga festa e vajzës së tij, të cilës i bëri një dedikim shumë emocionues për ditëlindje duke i premtuar së bijës se do të jetë gjithmonë pranë saj.

Gjithashtu dhe Xhensila uroi në rrjetet sociale vajzën e saj, duke i thënë se jeton vetëm për të. Në dedikimin e këngëtares u vu re dhe një “thumb” për Besin.

“Ti dhe Zoti e di që mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë por me vepra”, ishte një pjesë e urimit të saj.

Bes Kallaku i pranishëm? Xhensila Myrtezaj publikon fotot nga festa eBes Kallaku i pranishëm? Xhensila Myrtezaj publikon fotot nga festa eBes Kallaku i pranishëm? Xhensila Myrtezaj publikon fotot nga festa e

bes kallaku xhensila foto ditëlindje ajka

Lini një Përgjigje