TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle2023-10-11 13:57:00

Deklaroi se ka një fëmijë, Xhoana reagon pas daljes nga vila: U hodh baltë mbi mua

Shkruar nga Pamfleti

Deklaroi se ka një fëmijë, Xhoana reagon pas daljes nga vila: U

Xhoana Kurti ishte konkurrentja e radhës që u eliminua puntatën e fundit të formatit ‘Love Island Albania’, duke lënë përgjysmë ‘lidhjen’ e saj me Arlindin.

Ish-konkurrentja bëri një rrëfim personal pak para se të eliminohej, ku tregoi se është nënë e një djali dhe partneri i saj ka ndërruar jetë.

Megjithatë me përfundimin e garës në formatin e njohur, ajo ka bërë një tjetër reagim ku shprehet se mbi figurën e saj kanë ‘hedhur baltë’, pasi historia e saj nuk u besua.

“Pikë së pari dua t’ju falënderoj të githëve për mbështetjen që më keni dhënë gjatë qëndrimit tim në vilë.

Së dyti,  ulje-ngritjet të cilat i kam pasur me Arlindin kanë ardhur shkak pasojë e lëkundjeve që ka pasur ai karshi lidhjes sonë, gjë që më bëri të kuptoja vazhdimisht që ai nuk është një njeri i qëndrueshëm dhe nuk e di akoma se çfarë ështëe duke kërkuar.

Së treti, frika e të mos qëndruarit vetëm dhe siguria që kishte tek unë për të qëndruar ende aty, e shfaqi mbrëmë gjatë “folesë së dashurisë” me Uedën, kur unë u largova, ku dëshpërimisht është duke shfrytëzuar 72-orarshin.

Fatkeqësisht më lejoni të them që vërtetova 100% dyshimet që unë kisha në lidhje me të.

Së fundmi për ta mbyllur, unë jam shumë e lumtur jashtë pranë tim biri dhe me vjen shumë keq që u hodh baltë mbi figurën time me shpifje (gjë që nuk duhej lejuar të ndodhte) dhe aq më pak për ish bashkëshortin tim të ndjerë, ku u vu në dyshim historia e jetës time!”- shkruan ajo

Nuk dihet nëse lidhja e saj me konkurrentin, Arlind do të vazhdojë edhe jashtë por nëse kujtoheni dyshja lanë një ‘premtim’ të vogël ndaj njër-tjetrit.

 

xhoana kurti love island balte

Lini një Përgjigje