Gjatë ditës së sotme, ajo pritet të zhvillojë një drekë me Kryeministrin Edi Rama në vilat qeveritare në Dhërmi.
Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump ka mbërritur një ditë më parë në qytetin e Vlorës, ku sipas burimeve ka qëndruar gjatë mbrëmjes në vilat qeveritare në zonën bregdetare.
Gjatë ditës së sotme, ajo pritet të zhvillojë një drekë me Kryeministrin Edi Rama në vilat qeveritare në Dhërmi. Po ashtu, burime bëjnë me dije se Ivanka Trump mund të realizojë edhe disa ndalesa të tjera në qytetin e Vlorës.
Megjithatë, deri më tani nuk ka informacion zyrtar lidhur me arsyen e kësaj vizite apo detaje konkrete mbi takimin e saj me kreun e qeverisë shqiptare.
Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në jug të vendit pasditen e së shtunës dhe pritet të qëndrojë në Vlorë edhe gjatë ditës së hënë, ku në kuadër të agjendës së tij do të zhvillojë disa takime dhe inspektime.
Kujtojmë se kjo është vizita e disatë që Ivanka Trump bën në Shqipëri, konkretisht në zonën e jugut.
Vajza e presidentit amerikan në janar të këtij viti, ka publikuar pamje nga natyra e jugut të Shqipërisë, ku deti, gjelbërimi dhe qetësia e zonës krijojnë një tablo mbresëlënëse, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”.
Ivanka Trump qëndroi për dy ditë në Vlorë, ndërsa mbrëmjen e 22 Janarit ajo u prit në Kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Rama e takoi Ivanka Trump edhe në Vlorë, ku darkuan bashkë me delegacionin që shoqëronte Ivanka Trump.
Më pas, Ivanka Trump ka zhvilluar një takim informal me kryeministrin Edi Rama në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Ata kanë darkuar në një restorant në Orikum. Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe rreth 60 arkitektë, në kuadër të projektit për Ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit.
Qëllimi i vizitës së vajzës së kreut të Shtëpisë së Bardhë në Vlorë ka lidhje me projektet e investimeve në ishujt e Sazanit dhe Zvërnecit. Bashkëshorti i saj, Jared Kushner, u bë investitor strategjik vitin e kaluar, pasi prezantoi një projekt turistik në ishullin e Sazanit, që përfshin një sipërfaqe prej 562 hektarësh.
Investimi parashikohet të arrijë vlerën e 1.4 miliardë eurove dhe përfshin ndërtimin e një marine turistike, hotele dhe rezidenca luksoze, zona gastronomike dhe hapësira rekreative me shërbime të dedikuara për vizitorët.
te lumte moj pronare madhe, u bere me ishull.
Kjo eshte tradheti kombetare. Eshte vjedhje e pasurise se Shqiperise. Valle pse ne po e lëmë Edi Ramën ta shesë Shqipërinë?