TAGS-AT E JAVËS

Showbiz2026-05-02 07:45:00

Ofertën e parë e refuzoi, Meryl Streep rrëfen si e mori rolin ikonik në “The Devil Wears Prada”

Shkruar nga Pamfleti
Ofertën e parë e refuzoi, Meryl Streep rrëfen si e mori rolin
Meryl Streep, Anne Hathaway dhe Stanley Tucci

Ylli i Hollywood, Meryl Streep ka zbulaur detaje nga pjesëmajrrja ikonike në filmin “The Devil Wears Prada".

Kur produksioni i filmit të parë “The Devil Wears Prada 2” i propozoi Meryl Streep rolin e Miranda Priestly, aktorja kishte tashmë në karrierën e saj filma si “The Choice of Sophie”, “The Deer Hunter” dhe “The French Lieutenant’s Woman”.

Përvoja e saj në kinemanë e madhe e çoi në një vendim të zgjuar, fillimisht e refuzoi rolin, në mënyrë që t’i ofronin dyfishin e parave, pasi e dinte që kishin nevojë për të.

Duke folur në emisionin “Today”, në një intervistë të përbashkët me bashkëaktorët e saj në vazhdimin e shumëpritur “The Devil Wears Prada 2”, Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci, Meryl Streep foli për filmin origjinal të vitit 2006, ku ajo ishte 56 vjeç.

“I dija që do të ishte sukses”, tha Streep për prezantuesen Jenna Bush Hager (e cila shfaqet gjithashtu në “The Devil Wears Prada 2”).

“Lexova skenarin, ishte i mrekullueshëm. Më telefonuan, më bënë një ofertë dhe thashë: ‘Jo. Nuk do ta bëj’.”

Streep tregoi se e parashikoi suksesin e filmit dhe kërkoi që të shpërblehej siç duhet.

“Doja të shihja nëse do ta dyfishonin shumën që kërkova, dhe menjëherë thanë: ‘Sigurisht’. Isha 56 vjeç atëherë dhe më mori shumë kohë të kuptoja që mund të negocioja në këtë mënyrë. Isha e sigurt që do të ishte sukses. Dhe ndihesha sikur kishin nevojë për mua. E doja rolin, por nëse nuk do ta rrisnin pagesën, nuk kisha problem të mos e merrja. Isha 56 vjeç, kështu që isha gati të tërhiqesha.”

Megjithëse Streep thotë se “ishte gati të tërhiqej” para filmit ikonë, jeta tregoi të kundërtën, vitet që pasuan i sollën role të shumta kryesore dhe një çmim Oscar për filmin “The Iron Lady”.

Në fakt, “The Devil Wears Prada” e shndërroi Meryl Streep në një emër të madh të Hollivudit, me sukseset e mëvonshme si “Mamma Mia!” dhe “It’s Complicated”.

meryl streep the devil wears prada

Lini një Përgjigje