TAGS-AT E JAVËS

Sport2025-11-06 18:31:00

Demokrat dhe i pari mysliman që fitoi zgjedhjet në New York, kryebashkiaku i ri aksioner i “mrekullisë së madhe” në Spanjë

Shkruar nga Pamfleti

Demokrat dhe i pari mysliman që fitoi zgjedhjet në New York,

Zohran Mamdani është personazhi i momentit në politikën amerikane. Politikani 34-vjeçar sapo është zgjedhur kryebashkiaku i Nju Jorkut dhe sigurisht që ka kureshtje të madhe për të njohur më shumë rreth këtij personazhi. Por ajo që pakkush di, është se kur ishte 21-vjeç, Mamdani ka marrë pjesë në atë që në Spanjë e cilësuan mrekullia e madhe e një klubi futbolli.

Në vitin 2012, klubi i Oviedos ishte pranë falimentimit dhe shpërbërjes, për shkak të problemeve financiare të trashëguara në vite. Kështu, nisi një fushatë mes tifozëve të cilët bënë apel që kush të mundej, të blinte aksione të klubit për të mbledhur paratë që duheshin për ta shpëtuar. Dhe kjo nismë u shtri në të gjithë botën, pasi lajmi u përhap edhe në mediat ndërkombëtare.

Dhe Mamdani mori pjesë, edhe pse nuk kishte lidhje me atë klub dhe asokohe ishte vetëm një student 21-vjeçar. Ai bëri një donacion të vogël për t’u bërë aksioner i klubit në kuotën e tifozëve, me shpresën që të mblidhej shuma e kërkuar.

I lindur në Kampala, Ugandë, më 18 tetor 1991, Zohran Kwame Mamdani u rrit në një mjedis intelektual dhe multikulturor. Babai i tij, Mahmood Mamdani, është një nga studiuesit më të njohur të politikës dhe kolonializmit në Afrikë, ndërsa nëna e tij, Mira Nair, është një regjisore me famë ndërkombëtare e filmave të tillë si “Monsoon Wedding” dhe “The Namesake”.

Familja u zhvendos fillimisht në Afrikën e Jugut dhe më pas në Nju Jork, ku Zohran mbërriti në moshën shtatë vjeç.

Pasi u diplomua me një diplomë në Studime Afrikane nga Kolegji Bowdoin në Maine, ai punoi në punë sociale si këshilltar strehimi, një përvojë që ndikoi thellësisht në pikëpamjen e tij politike.

zohran mamdani kryebashkiaku i new york real oviedo skuadra spanjolle

Lini një Përgjigje