TAGS-AT E JAVËS

Sport2024-03-14 20:51:00

Milani feston kualifikimin në Pragë, Uest Hemi kalon me goleadë Frajburgun, feston edhe Benfika

Shkruar nga Pamfleti

Milani feston kualifikimin në Pragë, Uest Hemi kalon me goleadë

Milani është kualifikuar për në çerekfinalen e Ligës së Europës, pasi eliminoi Slavian e Pragës. Të besuarit e Piolit, pas suksesit 4-2 në ndeshjen e parë, sonte në “Fortuna Arena” triumfuan 1-3.

Çekët e nisën mirë ndeshjen, duke ushtruar presion në portën e kundërshtarit. Gjithsesi, vendasit u ndëshkuan me karton të kuq në minutën e 20, me kapitenin Holes që “tradhtoi” skuadrën në momentin më të mirë.

Portieri i Slavias, Stanek bëri mrekullinë në dy raste duke ndalur Pulisiç e më pas Leaon, por goli kuqezi nuk vonoi shumë. Pulisiç zhbllokoi llogaritë, sakaq Loftus-Çik dyfishoi shifrat. Në fundin e fraksionit, Leao thelloi shifrat. Pjesa e dytë shërbeu vetëm për formalitet. Goli i nderit për Slavian mban firmën e Jurasek, fati i kualifikimit ishte vendosur tashmë, me Milanin që pret i qetë shortin.

Një biletë për në fazën tjetër siguroi edhe Uest Hemi. Ekipi i David Mojes bëri të pavlefshme humbjen 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Frajburgut, duke mundur me goleadë gjermanët me shifrat 5-0.

Në Ligën e Konferencës, kualifikohen Fenerbahçe dhe Fiorentina.

milan slavia e pragës liga e europës

Lini një Përgjigje