TAGS-AT E JAVËS

Forum 7 Mars 2023, 11:42

7 Marsi, mësues mos i plaçkitni familjet!

Shkruar nga Artan Fuga

E them çdo 7 Mars,

Mësues, sidomos mësuese, urime për festën e shkollës. Nuk është festa vetëm e mësuesit, por edhe e nxënësve, prindërve. Mos merrni dhurata materiale, mos i pranoni, kthejini mbrapsht me ëmbëlsi, mos shkatërroni jo vetëm nderin tuaj profesional, por edhe figurën e mësuesit.

Bëjuni dhurata nxënësve sot, mos merrni, mos plaçkisni familjet! Në asnjë vend të qytetëruar, mësuesi nuk rrëmben gjoja dhurata nga nxënësit: buzëkuqe, brekë, orë të shtrenjta a të lira, këpucë, telefona, lekë në dorë, sepse ky ështëdegradim moral i shoqërisë dhe i shkollës.

Nxënësit jua japin, por nuk ka të bëjë me rolin e ndritur të mësuesit, kur rriten ë shkojnë në stade të tjera, e kujtojnë këtë gjest me neveri!

Është një vjedhje, hajdutëri, e fshehur gjoja pas respektit!

Po kur ka ca, që nuk e meritojnë fare emrin e madh te mësuesit, që thonë: Epo lodhemi, ju japim dije, pagat i kemi të vogla, ështe rasti të na shpërblejnë pak familjet për punën që bëjmë! U ngjajnë hajdutëve që vjedhin për të rritur rrogën!!!

Rrisin pagat e vogla me anë të rrjepjes së familjeve që kanë edhe më pak të ardhura se ata.

Pranoni vetëm nje urim, një gjethe peme, një shtrëngim duarsh, një këngë, një fjalë, por mos hyni në moralin sundues të një plaçkitjeje masive, të ndyrë, të bekuar edhe nga institucionet, sepse torbat dhe qeset që keni në duar sot janë grushte që i jepni edukatës!

Unë sot botoj çdo foto ku paraqiten mësues me torba e qese dhuratash të ndyra!

M’i dërgoni!

Faleminderit!

7 marsi artan fuga

Lini një Përgjigje