TAGS-AT E JAVËS

Forum 5 Korrik 2025, 21:58

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

Shkruar nga Spartak Ngjela

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër

Sot janë nën akuzë ish presidentë, ministra e ish-kryeministra dhe goditja antikorrupsion do të vijojë me sukses duke u thelluar edhe më shumë...

I.

...Sigurisht që po; SPAK pritet të jetë shpëtimtari historik i shqiptarëve dhe Shqipërisë nga krimi më monstruoz që ëshrë kryer kundër shoqërisë shqiptare.

Korrupsioni i lartë shtetëror që, në mbi 20 vite rresht, është ushtruar kundër mirëqenies dhe jetës së shqiptarëve, është një krim monstruoz që tani ka filluar të goditet fort me të akuzuar e të arrestuar: ish kryeministra, presidentë e ministra.

Por kjo goditje do të vijojë për ta çuar këtë luftë deri në fundin e saj.

Dhe ne tani jemi të sigurt për këtë ngjarje historike me vlerë të madhe, sepse tani është e njohur që SPAK po drejtohet nga ekspertiza ndërkombëtare.

II.

Ne gjithmonë duhet të kujtohemi se shoqëria shqiptare ka qenë në rrezikun e bandës antishqiptare që vodhi dhe grabiti shqiptarët dhe Shqipërinë në mbi 20 vite rresht. Por tani po u vjen fundi. Dhe fundi i tyre tani është i sigurt.

Sot janë nën akuzë ish presidentë, ministra e ish-kryeministra dhe goditja antikorrupsion do të vijojë me sukses duke u thelluar edhe më shumë; se goditja penale antikorrupsion pritet të vijë ndaj qindra të akuzuarve në pushtetin qendror dhe atë lokal.

Dhe korrupsioni i lartë shtetëror po sokëllin kundër SPAK me fjalë boshe dhe me për përmbajtje fëminore. Kurse ndërkombëtarët tallen me ta dhe me fjalët e tyren

III.

SPAK po na çon drejt Bashkimit Evropian dhe shpëtimit të Shqipërisë nga një krim i madh historik.

Dhe për këtë ne shqiptarët duhet të falënderojmë gjithmonë politikën amerikane dhe FBI që e mori seriozisht këtë çështje për të ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët, e ne po presim me ndjenjë besimi shpëtimin e plotë të shoqërisë shqiptare nga antishqiptarizmi kriminal që ka drejtuar Shqipërinë.

Shqipëria ka qenë viktimë e vjedhjes dhe abuzimit shtetëror dhe shqiptarët janë trajtuar si skllevër, duke iu shkaktuar një dëm shumë të madh në mirëqenien dhe në jetën e tyre në Shqipëri. Do t'i dëgjojmë të gjitha; se proceset penale kundër të korruptuarve të lartë do të bëhen publike nga SPAK.

Dhe duhet të kujtohemi gjithmonë se ne shqiptarët ishim tamam në prag të shkatërrimit tonë shoqëror e shtetëror nga antishqiptaria kriminale që kishte drejtuar qeveritë në Shqipëri. Kurse tani po shkojmë drejt shpëtimit.

Lini një Përgjigje