Forum13 Prill 2023, 14:53

A e bleu Ilir Meta Escobarin si Edi Rama McGonigalin?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
A e bleu Ilir Meta Escobarin si Edi Rama McGonigalin?!
Ilir Meta

Gjykimi i fshatarëve e ngul dyshimin në proverbin e fshatit “paraja kthen edhe lumin mbrapsht”, sa ti që shkruan përditë mendimet e tyre, e shikon se e ke të humbur debatin nëse kërkon shpjegime më shumë...

Ilir Meta, dihet botërisht, është krye hajduti dhe antiamerikani më i famshëm i Ballkanit.

Ka akuza, dritë-hije, enigma, pisllëqe.

Il Capo, edhe në konferenca shtypi, përdor dy mbiemra, Meta dhe Meta, e asnjëri nuk guxon ta pyesë, pse e ndërroi mbiemrin pas një ore?

Mashtrimi si transparencë, shkon deri në ekstrem të provokimit të turmave që janë gati të “shpërthejnë”, na nxehtë “marmitën” me kinezëritë idiote.

 Zgjidheni njëherë, të paktën për Amerikën cili është?

Sapo, ambasadorja deklaron botërisht se ky është Ilir Metaj, antiamerikan që Shtëpia e Bardhë i ka heqë të drejtën e përdorimit të Flamurit, vjen Gabriel Escobar dhe e “përqafon” si mikun Ilir Meta, duke i besuar partneritet në luftën kundër korrupsionit.

More figura, nëse ua ka zënë sytë pasuria, veshë a keni, fshati po tallet me ju!

Nuk ka shqiptar që nuk bën ca llogari me paratë taksave të veta, se kjo është alfa e demokracisë. Kulmi i “suksesit” të Bablokut” duke “blerë” Kreun e FBI për New York-un McGonigal, ka rritur orekset e synimeve për të akuzuarin si grabitës i thesarit të shtetit, Ilir Meta (Metaj).

Mbështetësit e tij, diskutojnë se ky nuk ka më pak pasuri e katandi se Babloku.

Pastaj, fshatçe, “peshojnë” pozicionet e Mc Gonigal me Escobar.

Në bisht të kandarit u rezulton se spiuni McGonigal kishte më shumë enigma e vështirësi korruptive, kurse zyrtari Escobar “peshon” më lehtë.

Gjykimi i fshatarëve e ngul dyshimin në proverbin e fshatit “paraja kthen edhe lumin mbrapsht”, sa ti që shkruan përditë mendimet e tyre, e shikon se e ke të humbur debatin nëse kërkon shpjegime më shumë.

Fshatarët dinë edhe ti qajnë hallin ish Presidentit Meta ose Metaj, se nuk e ka të lehtë si Babloku, të blejë një personalitet amerikan.

Njëri argumenton se kjo nuk ndodh, pasi do duheshin përgënjeshtruar deklaratat publike të ambasadores, se ky është antiamerikan, se duart prej hajduti ndyjnë Flamurin, nëse do ja lejonim ta prekë.

Por fshatarët nuk janë si këta, e respektojnë mendimin e tjetrit.

Të gjithë heshtën sapo njëri u betua se në Gji të Lalzit i kishte qëlluar të blejë një këmishë të bukur dhe kishte marrë një të dytë falas.

Kështu është edhe puna e këtij zëvendës sekretarit me ambasadoren. E dini pse?

Për Mc Gonigal ambasadorja nuk dinte gjë as kur vjen as kur vjedh, për këtë po, prandaj mund të ndodhë si në Gji të Lalzit; “Blej një e merr dy”.

-O miku, lëri përrallat, po për Vilat në Gji të Lalzit, tha gjë Escobar, kur do sekuestrohen, se janë të qeveritarëve dhe i kanë me taksat tona?!

-Ha haa haaa, e hëngrën edhe ai, edhe Kimetja. Likja i “bindi”, se Gjiri i Lalzit është në Rusi, më saktë, tokë ruse.

Po ç’po bëhet pra, po tallen me ne?

Jo, ajo që po bën Escobar, është vërtetë e bukur. Të paktën sjelljet e tij janë transparentë, të veshura me mantelin e normave diplomatike, prandaj po shndrit si yll ky thëngjilli që ka “djegur” edhe guroret e Malit të Tomorrit.

Që të forcohet ky hajdut, në dukje sulmohet me propagandë komuniste, sikur SPAK do e arrestojë, ligji do e nxjerr jashtë politikës si spiun i ish sigurimit të diktaturës, por në realitet vlerësohet si ingranazhi i ndershmërisë.

Si Likja, ashtu edhe vëlla Olsi apo djalë Shkëlzeni, kanë aq para e pasuri, sa edhe dita nesër për t’i çuar pas hekurave, u ngjan një shekull fshatarëve që sytë i kanë nga Amerika.

Prandaj fshatarët po tallen, e po pyesin; Edi Rama “bleu” McGonigalin, Ilir Meta Escobarin?!/Pamfleti

ilir meta edi rama mcgonigal gabriel escobar blerja e votave