TAGS-AT E JAVËS

Forum 5 Qershor 2026, 20:55

A e ndjen, z.Kryeministër?

Shkruar nga Pamfleti

A e ndjen, z.Kryeministër?

Gjashtë ditë revoltë ku thirrja "Rama në burg, Berisha në burg" thyen rregullin tridhjetëvjeçar. Edhe Aleks Soros e ka lënë në baltë mikun e vjetër, ndërsa diaspora gjermane godet sërish...

Shkruan: Dritan Shkreli

Gjashtë ditë me radhë bulevardi "Dëshmorët e Kombit" është kthyer në makthin e Edi Ramës, sepse ata që dolën atje nuk janë as opozita e shitur dhe as simpatizantë të Sali Berishës, janë thjesht qytetarë që e thërrasin kryeministrin me emër dhe me një slogan që e ka futur në panik të vërtetë.

Slogani "Rama në burg, Berisha në burg" i vë të dy emrat në të njëjtën thënie, dy fytyra të së njëjtës Shqipëri që i ka përtypur dhe i ka pështyrë qytetarët, dhe Rama e di mirë se për herë të parë pas tridhjetë vjetësh nuk ka me kë të bëjë pazarin e zemërimit.

Nuk ia hedh dot më duke thënë "opozita e egër" sepse opozita nuk ekziston në atë shesh dhe asnjë flamur partie nuk valvitet atje ku mijëra njerëz i kërkojnë kokën.

Ajo që e djeg më shumë kryeministrin është se Sali Berisha, fantazma e përhershme e Ramës, po ecën pas prapanicës së Edi Ramës si një hije që nuk e do njeri, por që Rama e mban gjallë vetëm se pa të nuk di të qeverisë.

Pesë kërkesa kanë sjellë këta qytetarë në tryezën e sheshit: dorëheqjen e Ramës, transparencën mbi vendimmarrjet qeveritare, marrjen e përgjegjësive politike nga ekzekutivi, rishikimin e vendimeve që cenojnë interesin publik dhe anulimin e atij projekti famëkeq që ndezi gjithë këtë shkrepëse.

Kryeministri nuk ka dalë asnjë herë të flasë me ta, por në vend të kësaj i ka quajtur "të kurdisur dhe të çartur" dhe i ka etiketuar si "çeta të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë", një ofendim skandaloz që bumerang iu kthye në fytyrë.

Protestuesit iu përgjigjën se nuk janë as agjentë grekë e as iranianë, por thjesht qytetarë shqiptarë, dhe reagimi i pushtetit ka qenë delegjitimimi i pastër, nga "iranianët" tek "nazistët".

Kjo strategji ka pasur efekt të kundërt dhe e ka rritur zemërimin në vend që ta shuante, sepse ndërsa Rama flet për ndikime të jashtme, sheshi përgjigjet duke u zgjeruar çdo mbrëmje e më shumë.

Europa u ngrit në protestë dhe kjo është një tjetër gjë që e ka cmendur Edi Ramën, sepse në Mynih qytetarët u mblodhën para Konsullatës Shqiptare.

Në Berlin protestuesit u tubuan para Ambasadës, kurse në Stokholm tubimi u zhvillua përballë Parlamentit suedez, dhe këto protesta të diasporës nuk janë thjesht solidarizim.

Ato janë një mesazh i qartë se kjo lëvizje ka kaluar kufijtë dhe se shteti shqiptar si institucion po merr goditjen nga e gjithë bota.

Gjermanët i dhanë një mesazh të fortë Ramës duke pranuar protestat para dyerve të përfaqësive shqiptare në tokën e tyre, dhe kjo nuk është aspak e vogël për një kryeministër që kërkon mbështetjen e Berlinit për çdo hap të tij.

Në Stokholm, ku sundojnë rregulli dhe ligji, policia suedeze lejoi tubimin sepse kërkesat e qytetarëve shqiptarë u konsideruan legjitime, dhe kjo e lë Edi Ramën pa asnjë justifikim se bëhet fjalë për "të pagdhendur" apo "të kurdissur".

Vala nuk ndalet këtu, sepse e shtuna e 6 qershorit sjell Vlorën në orën 11:00 te Hidrovori i Akërnisë, plus Milano, Firenca dhe Londra, ndërsa java tjetër vazhdon me Brukselin para Parlamentit Europian më 7 qershor.

Bolonja, Shkupi dhe Nju Jorku janë në hartë, dhe aktivisti i parë që tha "ky është vetëm fillimi" nuk e ka gabim, sepse harta po përditësohet çdo ditë me qytete të reja.

Rama nuk trembet nga asnjë parti politike, sepse partitë i ka blerë, i ka përçarë dhe i ka vendosur në xhep një nga një, por ajo që po e lë pa gjumë është kjo turmë pa kokë, pa flamur, pa asnjë lider që ta kapë për fyti policia, dhe këtë herë edhe miku i tij Alex Soros duket se e ka lënë në baltë, ose më keq akoma: "Ja ka futur", siç thotë populli. Prandaj vlen t'i drejtohemi me një pyetje:

A e ndjen... (fundin), z.Kryeministër?

 

8 Komente

  1. M
    M

    FUNDI KA ARDHUR. PERPARA RINI. ESHTE E JONA SHQIPERIA.

    1. A
      A. B.

      Nga tërë sloganët e mitingut, Rama nuk u nervozua nga Rama në Burg dhe të tjerë edhe më fyes. Por nga thiŕja Shqipëria e Shqiptarëve. E humbi komplet qetësinë e quajti fashiste, u zgërdhi frikshëm, si luciferi do thoshte Nënë Tereza, dhe përmendi mikpritjen e popullit hebrejve( ndoshta nga që dhëndri i Trampit ështe hebre). Pavarësisht se partia e tij dikur e pati dënuar me varje në mungesë Medi Frashërin, autorine mbrojtjes te hebrenjve E kundërta e sloganit Shqipëria është e Shqiptarëve është Shqipëria nuk është e Shqiptarëve. Ky është dhe slogani subkoshient i Ramës.

      1. H
        Hajduteve tu merret placka

        Fundi I funderrines !

        1. b
          berti

          Te siguroj qe o e ndjen ai, o nuk e ndjen askush fundin e tij. Eshte trashur aq shume zullumi, sa mbreti ka dale lakuriq.

          1. J
            Jeta

            O Pamfleti! Sot Palloshi ne Vlorë e tha edhe kee: "kur Hitleri tha ky vend eshte vetem i juaji, e dini pastaj cfare ndodhi...." E shihni gjuhen dinake te Palloshit? Analizoni synimet e joshqiptarit nga Surreli..

            1. J
              Jeta

              O Pamfleti! Sot Palloshi ne Vlorë e tha edhe kee: "kur Hitleri tha ky vend eshte vetem i juaji, e dini pastaj cfare ndodhi...." E shihni gjuhen dinake te Palloshit? Analizoni synimet e joshqiptarit nga Surreli..

              1. J
                Jeta

                O Pamfleti! Sot Palloshi ne Vlorë e tha edhe kee: "kur Hitleri tha ky vend eshte vetem i juaji, e dini pastaj cfare ndodhi...." E shihni gjuhen dinake te Palloshit? Analizoni synimet e joshqiptarit nga Surreli..

                Lini një Përgjigje