
Eh, sa Ramëra ka kaluar shqiptaria dhe i ka zhytur në paqenie historike, aq të mira qofshin!
Mos mendoni fare që mllefi Rama është kundër ndërtimeve në Theth; mllefi i tij është kundër Shqipërisë; dhe kjo tani është e njohur edhe nga politika amerikane.
Por asgjë nuk i bën dot Shqipërisë Edi Rama, kurse shqiptarët bënë gabim që e votuan.
Ramës iu duk një gjë e lehtë antishqiptarizmi ala francez i tij; por e keni parë se si është katandisur fizikisht nga kjo?
Eh, sa Ramëra ka kaluar shqiptaria dhe i ka zhytur në paqenie historike, aq të mira qofshin!
Ku e dinë këta se çfarë është shqiptaria e ardhur nga Arbëria! Kjo zotërinj; është një doktrinë sublime që vjen në 2000 vite rresht: nga Teuta e madhe e Arbërisë; ecën mes princave të mëdhenj të mesjetës në pesë shtete shqiptare; dhe vijnë tek Gjergj Kastriot Skënderbeu me Arbërinë e Madhe: dhe deri në ditët e sotme, me dy shtete Shqiptare - Shqipëria dhe Kosova. Por këta kanë besuar te historiografia e gënjeshtërt antishqiptare që tani është në rënie të plotë.
Asgjë nuk do ti bëni dot Shqipërisë.
Prandaj dhe Rama është mirë ti qëndrojë ligjit dhe moralit arbëror të popullit shqiptar; sepse ata që drejtojnë Ramën sot; janë krejt të pafuqishëm ndaj shqiptarëve që me shqiptarinë e tyre ndërkohë janë në drejtimin e dy shteteve shqiptare.
II.
Prandaj Rama duhet t'i qëndrojë fort doktrinës së tij të Çamërisë se ka qenë i pari kryeministër shqiptar që e ka përmendur me atë forcë.
Por Rama gjithashtu duhet t’i qëndrojë edhe rritjes së marrëdhënieve juridike me Kosovën drejt reformimit dhe induktimit të shqiptarisë së lartë si doktrinë edhe në Maqedoninë e Veriut.
Kjo është dhe duhet të jetë politika për shqiptarinë e re edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë, por edhe në Shkup. Se duhet të kujtohemi se: Austro-hungarezët që kërkuan Shqipërinë Etnike në vitin 1912 - 1913; Shkupin e kishin parashikuar si kryeqytetin e Shqipërisë Etnike.
Por historia e goditi shqiptarinë me sllavizmin; ndërsa tani jemi ne shqiptarët që do ta marrim të gjithë shqiptarinë, me aleancën tonë të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Na duhet të theksojmë se sot:
Moraliteti i formimit real të shqiptarisë është i mbërthyer në historicizmin modern: dhe ky sot dihet që është në favor të shqiptarisë...
Lini një Përgjigje