
NATO e di që Porti i Porto Romanos u shpik brenda natës për të liruar në interes të oligarkëve Portin e Durrësit.
Vjet, kur gjeneral Cavoli erdhi në Shqipëri, në ceremoninë e nderimit të tij me titullin "Honosis Causa" nga UET, Rama i lutej që të miratonte Porto Romanon si bazë e NATO-s. Por, gjeneral Cavoli nuk punon për oligarkët dhe as ka propozuar ndonjëherë shkarkimin e komandantit të Flotës së 6-të të SHBA apo të MARCOM-it të NATO - për interesa të oligarkëve.
Është gjeneral Christopher Cavoli, i cili ka deklaruar se "Porti historik i Durrësit ka qasje strategjike për Aleancën". Është po gjeneral Cavoli që ka urdhëruar studimin e bazës e Pashalimanit si bazë e NATO-s. Është po gjeneral Cavoli që nuk është dakord për bazën e NATO-s në Porto Romano. Jo se nuk do personslisht gjeneral Cavoli. Por, strukturat që ai komandon, Komanda Ushtarake e SHBA në Europë dhe Afrikë dhe Komanda Supreme e NATO-s në Europë. Kështu që kot i lutesh Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.
Rama dhe Vëngu kanë deklaruar se vlerësimi dhe miratimi "teknik" për bazën e NATO-s në Porto Romano është bërë dhe tashmë pritet vetëm vlerësimin politik.
Mos gënjeni veten. Nuk ka filluar asnjë vlerësim teknik dhe nuk ka ardhur asnjë ekip i MARCOM-it për bazën e NATO-s në Porto Romsno. Përkundrazi, kanë ardhur për vlerësimin e Pashslimanit, nga viti 2021. I fundit ishte më 10 prill 2025. Shtatori është shumë afër.
Lini një Përgjigje