TAGS-AT E JAVËS

Forum20 Korrik 2023, 20:14

A ka mundësi ta thërrisni në interpelancë në Parlament guvernatorin e BSH?

Shkruar nga Endri Tafani

A ka mundësi ta thërrisni në interpelancë në Parlament

Të vijë në Parlament dhe të përgjigjet qartë, çfarë po bën Banka me kursin e këmbimit? Pse po e bën? Kush përfiton? Kush humbet?

A ka mundësi ta thërrisni në interpelancë në Parlament atë guvernatorin e BSH? Se boll bën interesantin në konferenca shtypi ku nuk thotë asnjë gjë me vlerë.

Të vijë në Parlament dhe të përgjigjet qartë, çfarë po bën Banka me kursin e këmbimit? Pse po e bën? Kush përfiton? Kush humbet?

Çfarë po ndodh me objektivin e BSH për stabilitetin e çmimeve, që po dështon në mënyrë spektakolare? Kush është impakti i parashikuar në ekonomi?

Sa do vazhdojë kjo rënie e euros? Kush janë skenarët e parashikuar? Cilat janë planet e emergjencës dhe kush janë parametrat që të aktivizohen? Cilat janë parashikimet afatshkurtra afatmesme dhe afatgjata etj etj?

Pyetje konkrete me përgjigje konkrete. Po na e vrasin ekonominë para syve  dhe askush nuk thotë gjë e as nuk mban përgjegjësi. Janë mësuar rehat nëpër konferenca shtypi me tekste të gatshme monotone.

Thirren aty në Parlament të raportojë se e ka për detyrë. Ta shikojnë gjithë shqiptarët fytyrën, përgatitjen dhe punën që ka bërë deri tani. Të marrin vesh dhe kush po ua shkatërron ekonominë e kë po përdor.

sejko bsh kursi këmbimit

Lini një Përgjigje