
I thashë se mesazhi i këtij romani i kushtohet dashurisë së pamundur dhe ndodhet në fjalinë e fundit në faqen e fundit. Erioni e lexoi kështu fjalinë e fundit: Daculia vdez xhitmon e pankop.
Ky është Erioni një student kinez që mëson gjuhën shqipe në Universitetin e Pekinit nga disa mësuese po kineze që i kanë emrat Moza, Shqiponja, Bora dhe Erina.
Erioni më pyeti se kush ishte mesazhi i romanit tim Otello Arapi i Vlorës, të cilin ai e kishte lexuar dy herë në shqip dhe në gjuhën e tij, ku sapo e ka përkthyer mësuesja e tij e mrekullueshme Moza.
I thashë se mesazhi i këtij romani i kushtohet dashurisë së pamundur dhe ndodhet në fjalinë e fundit në faqen e fundit.
Erioni e lexoi kështu fjalinë e fundit: Daculia vdez xhitmon e pankop.
I thashë lexoje dhe një herë. Erioni bëri disa përmirësime te fjala dashuri po fjalën vdes e lexoi prapë me gabime.
I thashë lexoje për herë të tretë. Erioni e lexoi: Dashuria vdes gjithmonë e pangopur.
Ky është mesazhi i romanit Otello Arapi i Vlorës.
Studentët e tjerë kinezë duartrokitën, sidomos vajzat me emrat Luna dhe Jehona.
Kjo ishte vetëm një pjesë e dy leksioneve që dhashë për studentët kinezë që mësojnë shqip në Universitetin e Gjuhëve të Huaja në Pekin.

Lini një Përgjigje