
Cila është ajo forcë që i ka shpëtuar shqiptarët nga një rrezik dymijëvjeçar?
Tani kuptohet që Shqipëria është duke ecur drejt zhvillimit dhe jo më, drejt pushtuesve të territoreve të etnisë shqiptare. Dhe kjo sigurisht që është një fitore historike e pritur në shekuj.
Dy shtete shqiptare siç janë sot në Gadishullin Ilirik, kurrë nuk kanë qenë të mundura nga banditizmi pushtues i Serbisë.
Dhe forca e Arbërisë do to vijojë, sepse ajo sigurisht që është një rrugë historike e pakthyeshme.
Një popull që në 500 vite pushtim barbar nuk e ka humbur gjuhën e tij historiko-etnike, nuk mund të pengohet më në asnjë çast drejt zhvillimit të tij të vijueshëm në një shtet të pavarur.
Ja, kjo është historia jonë e shqiptarisë me dy shtete të Arbërisë historike sot.
Dhe kjo do të vijojë edhe për dy shtetet shqiptare të tjerë që ende nuk i janë bashkuar Arbërisë klasike. Sepse jashtë Arbërisë klasike sot janë ende Çamëria dhe Maqedonia e Veriut.
Prisni të shikoni historinë në zhvillim të Arbërisë Etnike, e cila po vjen me një siguri historike brenda aleancës shqiptaro-amerikane.
Dhe pyetja që po ngrihet sot nga historianët e kualifikuar në rang botëror, është kjo: Cila është ajo forcë që i ka shpëtuar shqiptarët nga një rrezik dymijëvjeçar?
Tani shkenca e ka theksuar se: Shqiptarët i ka shpëtuar, i ka garantuar dhe i ka zhvilluar drejtpërsëdrejti heroizmi i tyre shekullor, aftësia mendore e prijësve të tyre dhe Gjuha Shqipe.
Lini një Përgjigje