TAGS-AT E JAVËS

Forum28 Maj 2025, 14:20

Ben Blushi: Sillini ata në shtëpi!

Shkruar nga Ben Blushi

Ben Blushi: Sillini ata në shtëpi!

Duke ndjekur vijën e gjatë të atij kufiri të përgjakur, nga ku çdo çast vijnë zhurmat e bombardimeve sporadike, ndalova dhe vendosa hamburgerin tim bashkë me ujin mbi fotografinë e tij të printuar siç bënin shumë njerëz para meje.

Izraeli është i mbushur në çdo rrugë, në çdo lagje dhe në çdo xham me fotografi të pengjeve që Hamasi rrëmbeu në 7 tetor të 2023.

Njerëzit i kërkojnë qeverisë kthimin e tyre në shtëpi.

Nga 247 të rrëmbyer burra gra, fëmijë dhe pleq 58 nuk janë kthyer ende dhe kjo është arsyeja që lufta e dhimbshme e Gazës nuk po mbyllet.

Terroristët e Hamasit mbajnë konfliktin hapur duke fshehur pengjet civile në tunelet e errëta dhe të pafundme të Gazës.

Njëri nga ata që ende nuk është kthyer quhet Matan Zangauker 25 vjeç, i cili u rrëmbye bashkë me të dashurën nga një kibutz që u sulmua nga terroristët gati 600 ditë më parë.

Unë e pashë fotografinë e tij në banakun e një kioske në afërsi të kufirit mes Izraelit dhe Gazës, ku ndalova për të blerë një hamburger dhe një shishe ujë.

Duke ndjekur vijën e gjatë të atij kufiri të përgjakur, nga ku çdo çast vijnë zhurmat e bombardimeve sporadike, ndalova dhe vendosa hamburgerin tim bashkë me ujin mbi fotografinë e tij të printuar siç bënin shumë njerëz para meje.

Kështu është jeta e përditshme në Izrael.

Trishtimi i kësaj lufte që nuk po mbaron ndahet në çdo tavolinë, në çdo shtëpi dhe në çdo familje, me bukë dhe me ujë.

ben blushi: sillini ata në shtëpi!

Lini një Përgjigje