TAGS-AT E JAVËS

Forum18 Prill 2023, 14:55

“Benet Beci personi që i duhet Shkodrës”, Frederik Ndoci: Opozita është kthyer në mavi, koha për të votuar ndryshe

Shkruar nga Frederik Ndoci
“Benet Beci personi që i duhet Shkodrës”, Frederik Ndoci:
Benet Beci dhe Frederik Ndoci

Prandaj tham: edhe nji qen rrugash me ken që ban për Shkodrën e du dhe duhet me e provu se çfar ban për Shkodrën, e jo má Benet Becin, nji njeri i ndershëm dhe nji businesman që ka dhan prova ndershmërie edhe atëherë kur ishit ju në pozitë.

Pse asht fobi për disa qytetarët e mi gjysma e Shkodrës që është në opozite tash 32 vjet? A i keni vënë re ngjyrën mavi që përdor pozita? Çfarë përfaqëson? E dini shumica por po ja u tham atyne qe nuk u shkon ndër mend. Nëse bashkon dy ngjyrat kuq e blu del ngjyrë vjollce, ose mavi.

Domethënë se në këto kohë shumë njerëz me ngjyre blu e kan prishë ngjyrën e kuqe dhe kalimi i shumë bluve te e kuqja e ka ndryshu ne mavi. Qysh se jam kthy në vitet 2006 nuk kam prit me ia pa hajrin personalisht të djathtës. Sinqerisht 90% te koncerteve mi kan dhan njerëzit e të majtës. E un kam pranu me kënaqësi shijet dhe adhurimin e tyne, dhe qe me e balancu artin dhe debutimim tem edhe te monizmi pozitar në Shkodër kam debutu edhe pse me çmim te përgjysmuem në Shkodër, që nuk kishin mundësi pagese nga gjendja ekonomike.

Nuk kam si mos me i ken sidomos Agron Çeles e shum të tjerëve mirënjohës, që më ka respektu edhe para edhe mbrapa kur i hyni politikes.

Nji nate te Goni ishte sa për shum net tek miqtë e tjer shkodran. Nji fakt që askush nuk e din. Ne këshillin bashkiak dekada ma parë, në Shkodër nji shok fëmijërie propozon për nji titull për Frederik Ndocin, dhe pala e tjetër 32 vjet në pozitë i bajn nji pyetje të nivelit 0. Po ç’ne ti qe propozon për Rrikun? Ai asht i joni?

Ai me qetësi qytetare e formim të plotë i thotë: Dakort, po pse tan këtë kohë me që asht i jueji pse nuk u ra ndër mend? Po Riku me sa di nuk asht antar i asnji partie, por asht qytetar i Shkodrës e i tan Shqipnis. Ai i ka dhan Shkodrës e tan Shqipnis dhe ia ka çue vlerat nëpër bot shum ma shum se shum prej disave që i kena dhan titull.

Militantat dhe dritshkurtërit nuk kishin çfarë me thanë por e pranuen këtë propozim nga nji njeri i opozitës 32 vjeçare. Po a mendoni se Shkodra ka vetëm nji djal si ai? Janë gjysa e ma shumë në at grup qytetar të ndershëm e qe e duen qytetin si un. E atyne nuk iu dha shansi asnjihër ne 32 vjet me diftu se sa e si bajn për Shkodrën.

Prandaj tham: edhe nji qen rrugash me ken që ban për Shkodrën e du dhe duhet me e provu se çfar ban për Shkodrën, e jo má Benet Becin, nji njeri i ndershëm dhe nji businesman që ka dhan prova ndershmërie edhe atëherë kur ishit ju në pozitë. Me thuej tash çfar po humb ne se e provon nji her? Minimumi hiqja vehtes këtë dyshim që të ka fut në andrra të frikshme dhe dishron ma mir nji tmerr pa fund se nji fund të tmerrshëm.

Un vazhdoj me dashtë dhe do ta due Shkodrën. Kam shkrue kang e poezi shum për qytetin tem. Artistat dhe kompozitoret tjerë gjithashtu. Por ma shum kang i jan thur Shkodrës pas 2006 esh.

Po i rreshtoj

Zonja Shkoder.

Ah Ky mall.

Hymni Vllaznia

Biri yt.

Mekat me u m’plake larg teje

Porsi ty nuk ka nji tjetër

S’ka ma mir me ken shkodran

Dhe Jare (me artisten Mefarete Laze)

E shum e shum ne te ardhmen.

Cilën të duesh merre dhe asht korniz në artin e Shkodrës

benet beci frederik ndoci 14 maji

Lini një Përgjigje