TAGS-AT E JAVËS

Forum 7 Mars 2026, 22:01

Cilin Ferit të besojmë ?

Shkruar nga Artur Meçollari
Cilin Ferit të besojmë ?
Ferit Hoxha krah ish-kryeminsitrit Berisha

Kapiteni i Rangut të Parë dhe ish-zv.komandant i Forcës Detare të Shqipërisë, Artur Meçollari, ka nxjerrë zbuluar ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha. Dje ai u betua te presidentit, por Ferit Hoxha është kryenegociator i marrëveshjes së detit me Greqinë në vitin 2009, marrëveshje kur qeveria e Berishës i fali detin Athinës. Meçollari ka nxjerrë një video ku Hoxha e mbron me pathos marrëveshjen, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese dhe Ferit Hoxha u mor nën hetim nga prokuroria.

Cilin Ferit të besojmë për marrëveshjen e 2009 (me zë dhe figurë)? Apo të besojmë atë tani që do bëjë marrëveshjen për në Hagë?

Gjashtë muaj pasi u firmos marrëveshja detare me Greqinë, Ferit Hoxha, sot Ministër i Jashtëm e mbronte atë si të drejtë.

Në 16 tetor 2009 në Universitetin Europian të Tiranës ai shprehej se "debatet më të fundit mediatike janë mbështetur vetëm në hamendësime", ndërsa ai vetë i kishte ofruar më 30 prill 2009 gazetarit Tedi Blushi tekstin e marrëveshjes me shënimin "bie ndesh me interesat kombëtare të Shqipërisë".

Ferit Hoxha ishte Kryetar i Grupit Negociator nga viti 2007 deri në vitin 2009 dhe ka firmosur draft marrëveshjen në emër të Grupit Negociator. Pa firmën e tij nuk mund ta firmosnin dy ministrat e jashtëm. Marrëveshja që mban firmën edhe të Ferit Hoxhës u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2010 pasi kishte shkelur Kushtetutën e RSH.

Sipas Klan TV në 16 tetor 2009 Ferit Hoxha në Universitetit Europian të Tiranës është shprehur:

Sipas ish-sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Jashtme, aktualisht diplomat përfaqësues i vendit tonë në OBK, Ferit Hoxha, debatet më të fundit mediatike janë mbështetur vetëm në hamende sime, sipas tij marrëveshja i shërben vetëm forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes 2 vendeve.

Ferit Hoxha:Nuk ka asnjë pikë dyshimi jo në mendjen time, por në atë që do doja të ishte sa më përfaqësuese, pra të ministrisë së Punëve të Jashtme, se marrëveshja përfaqëson një moment me rëndësi jashtëzakonisht të madhe në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ka pasur një kufi të deklaruar nga pala jonë, por asnjëherë të negociuar, asnjëherë të ndarë, asnjëherë të përcaktuar me koordinata të saktësuara gjeografike. E vetmja vijë ndarëse me Greqinë është ajo që përcaktohet nga marrëveshja e nënshkruar në vitin 2009, nga kjo marrëveshje për të cilën po flasim. Është diskutuar në takime të drejtpërdrejta apo në distancë për të harmonizuar gjuhën e tekstit të marrëveshjes dhe në mënyrë të veçantë për të bërë matjet e nevojshme për ti riparë derisa kemi arritur  në përfundimin që koordinatat  e palës greke me koordinatat e palës shqiptare përputheshin. Atëherë është kaluar në fazën tjetër që është quajtur si tekst i mbyllur dhe i kënaqshëm për të dy palët”.



 

ferit hox deti mecollari

1 Komente

  1. G
    Gjinokastra

    Në një vend tjetër, si Greqia apo Turqia, ish sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së jashtme do ta kishin rrasur në birrucë, bashkë me ish ministrin e jashtëm, dhe ish kryeministrin, dhe do ti kishin hedhur çelësat në det.

    Lini një Përgjigje