
Sepse drejtësia e vërtetë nuk ka nevojë për propagandë, ajo flet vetë, me dinjitet dhe me forcën e ligjit dhe respektin institucional!
Sot, në Tiranë, u zhvillua një aktivitet që përshëndeti “reformën për drejtësinë e re” në Shqipëri si hap i madh drejt BE!
Po sot në Francë, ish-presidenti Sarkozy shkon në burg për “pjesëmarrje në grup kriminal”. (Si avokat e kam ndjekur me shumë interes dhe jo pa habi profesionale procesin)
Por shkon në burg me qetësi, dorë për dore me bashkëshorten.
Pa poshtërim, shoqëruar me respekt nga Policia dhe ndjekësit! Ministri i Drejtësisë do e vizitojë në burg!
Sepse drejtësia e vërtetë nuk ka nevojë për propagandë, ajo flet vetë, me dinjitet dhe me forcën e ligjit dhe respektin institucional!
Në Shqipëri, si sot fiks një vit më parë, (rastësi ironike) ish-presidenti Ilir Meta arrestohet për “fshehje të të ardhurash” (jo grup strukturuar kriminal si Sarkozy)
Por arrestohet jo si qytetar që duhet ti nënshtrohet ligjit, por si armik që duhet poshtëruar publikisht.
Retorika politike, stigmatizimi publik dhe etiketimet e parapërgatitura çuan në një arrestim flagrant policor në autostradë, në makinën e tij, nga dhjetëra forca të armatosura, pa shenja dalluese policore, me maska në fytyrë dhe armë të rënda në duar, që terrorizuan qytetarët dhe shpresuan të ofrojnë spektakël në vend të drejtësisë.
Ish Presidenti Meta u tërhoq zvarrë, u trajtua në mënyrë degraduese dhe çnjerëzore, vetëm për të prodhuar një pamje që ushqen propagandën.
Në Francë, shteti dhe drejtësia tregon forcë përmes qetësisë.
Në Shqipëri, shteti dhe drejtësia tregon dobësi përmes dhunës, zhurmës dhe propagandës!
Sepse këtu drejtësia e re nuk zbatohet, përdoret.
Përdoret jo për të zbatuar ligjin, por për të ndërtuar fushata për agjenda politike!
Jo për të mbrojtur dinjitetin e drejtësisë, por për të ushqyer propagandën dhe turmat agresive!
Një vit më parë kam shkruar për arrestimin policor të Ilir Metës dhe solla 7 shembuj nga Strasburgu për mënyrën si trajtohen qytetarët në një shtet ligjor.
Sot, pas një viti, kontrasti është brutal:
Drejtësia është institucion,
Drejtësia është instrument politik dhe i propagandës statistikore!
Ne nuk kemi problem me ligjet!
Ne kemi problem me kulturën dhe mentalitetin si e duam drejtësinë!
Sepse na pëlqen drejtësia represive që poshtëron, që i shërben propagandës dhe jo drejtësia që i shërben qytetarit!
Rasti tregon se kjo e jona nuk është drejtësi është pushtet me maskë për të ushqyer turmat agresive në rrjetet sociale!
Korrupsioni është gërshetuar me drejtësinë dhe nuk ka burrë nëne t'a çmbështjellin. Korrupsioni komandon drejtësin.
Tjetēr gjē ēshtē si u arestua dhe tjetēr pērse u arestua..!Nuk janē tē dyja njēsoj..!Prokuroria ,qē ti e di mē mire se unē , se ske vite sa unē ,por ke diplomē ,lēshon njē urdhēr aresti...E marin policat e dalin "pēr gjueti"...Ata kanē urdhēr aresti dhe duhet ta zbatojnē..!Likja ka emēr e mbiemēr..!Nga Meta ,kumbarja "popull" ja ka vēnē "floriri".Pra policat arestojnē Like floririn, jo Ilir Metēn..!Njerezit e ligjeve duhet ta pērshēndesin kētē arestim.Pra arestim.me urdher prokurori ,jo ftesē pēr "vizitē" nē gjykatē, tek " koleget" ,sikurse shprehej Velia..!Pse ore ish ministēr i drejtēsisē demokrat,...qē nuk duhej tē ngatērrohesh me partira ,(ēshtē e mira) ,ore patriot...nuk kērkoni "tē vihen nē bankēn e tē akuzuarve pēr tē marrē atē qē meritojnē ",po i mishēroni me "gjynahra" si i arestojnē..!Mos ndoshtaj policia me fletēn e arestit duhej ta kērkonte me buqeta me lule "eja ore ish..." Ai s'po i pērfillte fare...ata kudo po shajnē me fjalēt mē tē.ndyra SPAK-un...se presin mbrekulli, tē ngrihet populli e tē bērtasē "lereni tē lirē".! Gjykoheni ,qē ne te mēsojmē "mbrekullirat e tyre"..! Nēnyra e arestimit ,ēshtē e dorēs sē dytē..!Patriot,jo "avokat partiak"..! Ligji nuk ka parti..!
Çfarë është ky idioti. Halili nuk thotë pse e arrestuan , por pse e arrestuan në atë mënyrë. Zot sa e pështirë është rilindia. Të ju vdesim njëherë pastaj ju lyejmë me uthull