TAGS-AT E JAVËS

Forum 8 Korrik 2025, 16:42

Edi Rama, si zëvendës i grave!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Edi Rama, si zëvendës i grave!

A ka mundësi të mos na e jepni si “lajm të madh” këtë xhiro fallco të Ramës si cubi i fshatit që vjen vërdallë me kanatjere për të treguar muskujt dhe me kobure në brez që të tremb kalamajtë???

Gjatë dimrit “punon” si Kryeministër, ndërsa në behar zëvendëson Dallëndyshe Bicin e IKMT.

Bredh nëpër bashki si ‘pordha nëpër brekë’ për të treguar që po punon, duke ulëritur për ndërtimet “pa leje” që i lejoi vetë para zgjedhjeve si mashtrues, për t’ju marrë votat.

Kërcënon prokuroren e Shkodrës pse nuk fut në burg një person që është shpallur në kërkim nga SPAK-u.

Të gjitha bashkitë ku vjen vërdallë Rama në këtë vapë, kryetarët janë të PS dhe ushtarë të Ramës, dhe nuk guxon të kallëzojë asnjë në prokurori, nëse mendon që ndërtimet qenkan pa “leje”.

Kush është kryetar bashkie në Koplik? Po në Vlorë, Fier, Durrës, Shkodër??

Se në Tiranë, nga muaji shkurt kur arrestove Erionin, je ti kryetar bashkie!

Një thirrje për ju media:

A ka mundësi të mos na e jepni si “lajm të madh” këtë xhiro fallco të Ramës si cubi i fshatit që vjen vërdallë me kanatjere për të treguar muskujt dhe me kobure në brez që të tremb kalamajtë???

Ik në Dhërmi këto 2 muaj dhe fol në tel me Kryeministren e Italisë, Melonin, ish-Kryeministrin e Anglisë Tony Blair, dhëndrrin e Trumpit, Jared Kushnerin, që të dalin 4-5 ditë andej për të marrë këstin dhe bëj foto – se e le Dallëndyshen thatë në këtë sezon “korrje-shirjesh” që ka ajo.

Lini një Përgjigje

Forum