
Si ka mundësi që ai, si kryetar partie, del gjithmonë kundër interesave të vendit të tij, del gjithmonë kundër gjithçkaje që lidhet me progresin dhe të ardhmen e vendit?
Si ka mundësi, që ai njeri gjithmonë del kundërr rrymës? Si ka mundësi që ai politikan të dalë gjithmonë kundër ligjit? Si ka mundësi, që ai prind, ai mjek, të dalë gjithmonë kundër jetës, pronës, bazazisë shoqerore, të dalë gjithmonë në mbrojtje të antiligjit?
Si ka mundësi që ai, që i thotë vehtes “jam për zbatimin e ligjit”, të mbrojë shkelësit e ligjit?
Si ka mundësi që një politikan si ai, me një përvojë 35-vjeçare, del gjithmonë kundër atyre që duan të zbatohet ligjit, del gjithmonë kundër atyre që ndëshkojnë aktet kriminale, dhe personat që kryejnë vepra penale?
Si ka mundësi që ai, si kryetar partie, del gjithmonë kundër interesave të vendit të tij, del gjithmonë kundër gjithçkaje që lidhet me progresin dhe të ardhmen e vendit?
Si ka mundësi që një njeri që ka provuar gjithë pushtetet, kërkon sërish pushtet, edhe pse e ka futur vendin në qorrsokak të paktën 3 herë ? Si ka mundësi, që ai njeri, nuk i njeh vehtes asnjë gabim përsa kohë ka qeverisur?
Si ka mundësi, që si politikan, gjithmonë kur gjen rastin poshtëron në shqip dhe gjuhë të huaj, vendin, qeverisjen dhe gjithçka shqiptare?
Si ka mundësi që, në çdo moment delikat dhe emergjent për vendin, ai njeri ka bërë gjithmonë thirrje antikushtetuese, duke dëmtuar jetën, shëndetin, të ardhmen e vendit dhe shqiptarëve?
Si ka mundësi që, edhe pse nuk ë duan kryetar partie, sërish sejmenët ë tij, dalin dhe thonë se “nuk është koha të largohet, jemi në krizë liderësh, kështu që më mirë të qëndrojë ai”.
Dhe e fundit, si ka mundësi, që edhe pse ka humbur nja 10 palë zgjedhje, sërish nuk “tutet”, por shprehet me vendosmësi komunisti se “do të vazhdoj deri në sekondën e fundit të jem kryetar partie, dhe lider opozite”.
Lini një Përgjigje