TAGS-AT E JAVËS

Forum 3 Shtator 2025, 12:39

Çfarë fati, të gjithë këta të opozitës i “qëllojnë” Irenës

Shkruar nga Myslim Murrizi

Çfarë fati, të gjithë këta të opozitës i

Mirë do ishte që të mos kishte short fare, por këta të opozitës t’i gjykojë Irena dhe ata të pushtetit Erioni...

Çfarë “ koiçidence” me shortin!

Çfarë “fati” që ka Irena!

Çfarë “rastesie” që të gjithë këta të opozitës i “qëllojnë” Irenës!

Mirë do ishte që të mos kishte short fare, por këta të opozitës t’i gjykojë Irena dhe ata të pushtetit Erioni.

Pse na duhen gjyqtarë të tjerë në GJKKO?

Këta të dy tamam janë se në fund të fundit afër mendsh që këta do vendosin çfarë kërkojnë prokuroret dhe prokurorucët bythec të SPAK-ut.

Nuk mbroj as Metën e askënd që akuzohet për vjedhje apo abuzim me pushtetit për t’u pasuruar, por ky “shorti” më habiti shumë.

Si shorti që hedh Kuvendi me gogla për anëtaret e KLP dhe KLGJ e për “ çudi” zgjidhen gjithmonë më fundërrinat që janë në garë.

Lini një Përgjigje