Elita drejtuese jeton në perversion, korruptohet plotesisht moralisht dhe per pasoje edhe materialisht dhe e normalizon atë.
Jemi në një krizë të thellë shumëpërmasëshe.
Ajo që tregojnë dosjet Epstein lidhet me thelbin e prishjes. Një shoqëri, një qytetërim, por edhe një vend apo një organizëm i caktuar politik e shoqëror (pa dyshim edhe një sistem politik apo një parti), nuk zhytet në krizë, nuk shpërfytyrohet dhe nuk rrëzohet nga një shkak i jashtëm, nga një luftë e jashtme, nga një fatkeqësi natyrore apo nga diçka jashtë saj.
Rënia vjen nga brenda. Arnold Toynbee, një prej studiuesve më të mëdhenj të historisë dhe filozofisë politike, thotë se rënie të tilla ndodhin sepse elitat drejtuese degjenerojnë moralisht: bëhen narcisiste, të përqendruara te epshi dhe dëshirat e veta; jetojnë në një hapësirë morale krejt tjetër nga ajo që predikojnë; shkëputen plotësisht nga njerëzit dhe nga nevojat e tyre reale.
Elita drejtuese jeton në perversion, korruptohet plotesisht moralisht dhe per pasoje edhe materialisht dhe e normalizon atë. Kur kriza thellohet, elita dhe paria përpiqen të mbijetojnë duke u mbështetur gjithnjë e më shumë te forca, jo te legjitimiteti moral.
Ndërkohë, vuajtjet për më të dobëtit dhe për njerëzit e thjeshtë rriten, derisa elita, në fund, jep shpirt. Kjo logjike funksionon pike per presje edhe per te kuptuar sistemin tone politik dhe partite tona.
Lini një Përgjigje