TAGS-AT E JAVËS

Forum31 Maj 2025, 08:58

Farsat nuk mund të fitohen kurrë

Shkruar nga Klodian Tomorri

Farsat nuk mund të fitohen kurrë

Po ashtu, i bëj thirrje opozitës që, në rast se (larg qoftë) nuk fiton Interi sot, ta shpallë finalen e Champions-it një farse dhe të mos njohë rezultatin.

I bëj thirrje opozitës që të shpallë farsë dhe të mos njoftojë procesin e shpërndarjes së biletave të finales.
Fakti që ka marrë bileta Rama me Duken është një provë e pakontestueshme që kjo është një farse kokë e këmbë.

Po ashtu, i bëj thirrje opozitës që, në rast se (larg qoftë) nuk fiton Interi sot, ta shpallë finalen e Champions-it një farse dhe të mos njohë rezultatin.

Farsat nuk mund të fitohen kurrë.

Kjo thirrje shkon, jo vetëm për Partinë Demokratike, por për të gjithë faktorin opozitar, duke përfshirë këtu Adriatik Lapajn, Agron Shehajn, Arlind Qorin dhe Tom Doshin, i cili kohët e fundit ka ngritur zërin dhe është shprehur shumë i shqetësuar për korrupsionin e Edi Ramës.

Gjithmonë, në rast mosfitore (larg qoftë), pas shpalljes farsë, duhet të kërkohet, fillimisht, ngritja e një Komiteti Teknik në krye të UEFA-s, i cili do të shpallë përsëritjen e finales, si dhe do të administrojë procesin e shpërndarjes së biletave larg duarve të mafies.

Në krye të Komitetit të UEFA-s duhet të caktohet një figurë konsensuale, si p.sh. zoti Selami Jenishehri nga Partia e Pensionistëve, i cili, përveç integritetit, ka dhe ekspertizën e nevojshme për këto punë të futbollit.

Farsat nuk mund të fitohen kurrë.

Lini një Përgjigje