Arbëria moderne nuk ka më asnjë rrezik që të mos triumfojë shumë shpejt në këtë histori të re, kur shqiptarët janë sot aleati më i ngushtë dhe më produktiv në historinë e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në 29 maj 1453 ra Konstantinopoli, dhe qytetërimi evropian pësoi një humbje shumë të madhe në dije; në letërsi; në histori dhe në hapësirën e një qytetërimi, i cili u pushtua nga Lindja primitive; siç ishte atëherë Turqia në raport me Evropën.
Në Shqipëri kishte filluar shkëlqimi kastriotian.
I.
Rënia e Kostandinopojës ose Çlirimi i Stambollit, si e quajnë turqit, e njohur edhe si Çlirimi i Kostandinopojës, në fakt ishte pushtimi i kryeqytetit të famshëm historik të Perandorisë Bizantine nga Perandoria Osmane.
Por, tani historia po spikat me faktet e reja historike, sepse ka qenë e censuruar të shkruante se Konstandinopoli ishte qytet shqiptar dhe Konstandini i Madh ishte gjithashtu një prijës shqiptar.
Por tani kudo po flitet se e gjithë historia e mesjetës dhe kjo modernia, me tre shtete shqiptare, është historia në lulëzim dhe me një shfaqje të vërtetë të Shqipërisë Etnike; e cila tani është duke ardhur e plotë në kohën e sotme.
Konstandinopoli u pushtua nga turqit më 29 maj 1453 si pjesë e kulmit të një rrethimi 53-ditor që kishte filluar më 6 prill.
Por...
Në 29 maj 1453 ra Konstantinopoli, dhe qytetërimi evropian pësoi një humbje shumë të madhe në dije; në letërsi; në histori dhe në hapësirën e një qytetërimi, i cili u pushtua nga Lindja primitive; siç ishte atëherë Turqia në raport me Evropën.
Bizanti, domethënë Kostandinopoli, u nda nga Roma, se e ndiente veten superiore në dije dhe në rolin e kulturës në qytetërim. Dhe këtu filloi edhe një histori e re për shqiptarët; ndonëse ajo është fshehur në shekuj nga sllavët dhe nga francezët.
Por gjithsesi tani historia jonë arbërore po shtjellohet sipas dokumentacionit historik, që ka qenë i sulmuar nga sllavët e deri diku edhe nga francezët.
Një vlerë të veçantë me jehonë të madhe historike pati për historinë e Shqipërisë, por dhe asaj botërore; figura e madhe e Gjergj Kastriot Skënderbeut; e cila, në thelbin e vet, erdhi dhe krijoi vetë historinë e re të Shqipërisë për të tre shtetet e sotme shqiptare: Shqipëri–Kosovë–Maqedoni e Veriut.
Por duhet të jemi të qartë; sepse edhe Jul Cezari një arvanitas ishte; por ishte Skënderbeu që na dha tharmin e shqiptarisë moderne; e cila tani ka krijuar tre shtete shqiptare; por edhe një i katërt që po vjen – Çamëria.
Sepse...
Arbëria moderne nuk ka më asnjë rrezik që të mos triumfojë shumë shpejt në këtë histori të re, kur shqiptarët janë sot aleati më i ngushtë dhe më produktiv në historinë e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Koha po ecën bashkë me vlerën e re arbërore. Por po kështu, pikërisht për këtë, Shqipëria duhet të vlerësojë shkencërisht rolin e saj për Arbërinë e plotë, që historia po e thërret sërish si në kohën e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
II.
Gjithsesi, historia nuk mund të fshihet; por kjo historia jonë u bllokua gjatë me një normë shumë regresive të sllavëve dhe deri diku edhe të francezëve.
Por asgjë nuk na bën dot.
Tani shqiptaria po ecën drejt tharmit të vet historik; sepse fshehja që i është bërë me kast historisë Iliri–Arbëri–Shqipëri, tani po kuptohet se ka dëmtuar historinë në kuptimin e përgjithshëm botëror; sepse tani po del roli i madh i gjuhës shqipe, nga e cila ka dalë edhe ajo që i kanë thënë “greqishte e vjetër”.
Gjuhëtarë dhe historianë të mëdhenj e vërtetuan më në fund se Iliada origjinale në gjuhën e Homerit mund të shpjegohet vetëm me gjuhën shqipe.
Prandaj po shihet qartë se historia arbërore nuk humbi: ajo ishte aty nëpër arkiva dhe biblioteka shekullore; por e devijuar dhe e fshehur nga ata të ardhur që deshën me falsifikime historike ta quanin veten evropianët e hershëm.
Kurse tani, struktura e lartë e historiografisë moderne ka filluar të tallet me ta.
Por ne shqiptarët duhet të ngremë urgjentisht nivelin e universiteteve dhe akademive shqiptare, që janë prezent kudo nëpër universitetet e mëdhenj, por edhe në botimet e reja historike për Gadishullin Ilirik.
Po tani?
Tani duhet të themi me bindje se ka rreth 20 vite që në shkencën e gjuhësisë dhe historisë po ka një tronditje të madhe me daljen e të vërtetës historike të shqiptarisë.
Kurse është fakt historik se shqiptarët sot janë të organizuar në tre shtete: Shqipëri–Kosovë–Maqedoni e Veriut, ku po funksionojnë mbi dhjetë universitete të nivelit të lartë, ku po studiohet gjuha shqipe dhe historia e Arbërisë; gjithmonë kundër falsifikimit slavo-serb të historisë së famshme, që është vijuar në shekuj në historinë e Evropës si: Iliri–Arbëri–Shqipëri.
Lini një Përgjigje