
Kemi një qeveri që mashtron çdo ditë prej 12 vitesh; nuk ka nevojë që shqiptarëve t’u ofrojmë një opozitë që garon me qeverinë për mashtrime.
Sa më shumë flisni me fjalë të mëdha dhe premtime të stërmëdha, aq më pak ju besojnë njerëzit. Flisni me këmbë në tokë, jo me këmbë në kokë!
Lërini mënjanë fjalët për “revolucion”, “mosbindje civile”, “qeveri teknike” apo “urrejtje popullore” dhe premtime boshe të kësaj natyre, të cilat i harroni sapo i thoni, sepse njerëzit nuk janë naivë.
Kemi një qeveri që mashtron çdo ditë prej 12 vitesh; nuk ka nevojë që shqiptarëve t’u ofrojmë një opozitë që garon me qeverinë për mashtrime.
Opozita ka për detyrë të thërrasë protesta sa herë e gjykon të nevojshme dhe për çdo kauzë që mendon se është në interes të qytetarëve, por jo të mashtrojë militantët me premtime për “përmbysje revolucionare popullore plebishitare” që e bëjnë atë qesharake.
Protestat kanë forcë dhe shpirt kur janë të sinqerta për misionin e tyre dhe nuk nxjerrin në podiume politikanë të dështuar e të papëlqyeshëm, të cilëve nuk u është dhënë as vota, as mbështetja prej 12 vitesh në opozitë.
Lini një Përgjigje