
Të bindë se nuk është i Partisë Demokratike, se partia e tij janë qytetarët, siç tha, që s’e propozuan, dhe jo Partia Demokratike që e propozoi.
11 sfidat komunikuese përpara kandidatit të mbështetur nga Partia Demokratike:
Të bindë se nuk është në rol!
Të bindë se nuk po bën humor!
Të bindë se nuk është Edi Rama si sozia komike e tij në skenë.
Të bindë se nuk është vetëm aktori i personazhit të lezetshëm të policit të Portokallisë, por edhe menaxhues i zoti i qytetit!
Të bindë se e menaxhon dot bashkinë edhe me shumicën e këshillit bashkiak kundër.
Të bindë se përballon edhe qeverinë, edhe lobet e ndërtimit, edhe presionin e partive politike që e mbështesin.
Të bindë se nuk është thjesht imazh në televizion, por edhe njeri real.
Të bindë se nuk është i Partisë Demokratike, se partia e tij janë qytetarët, siç tha, që s’e propozuan, dhe jo Partia Demokratike që e propozoi.
Se është përfaqësues i shoqërisë civile dhe jo individ civil i vetmuar.
Se në fund nuk do të thotë, faleminderit për duartrokitjet tuaja, por pasi të fitojë të ketë regji të vetën për të qeverisur!
Të bindë se nuk është aktor, por regjisor.
Lini një Përgjigje