TAGS-AT E JAVËS

Forum19 Nëntor 2025, 18:04

“Gjylja” e madhe plasi

Shkruar nga Artur Ajazi

“Gjylja” e madhe plasi

Dita e zezë e 21 Janarit, duhej hetuar me kohë, por pavarësisht se kaluan 13 vite, besoj plotësisht se, SPAK do t'i shkojë deri në fund kësaj historie të dhimbshme.

Duke perifrazuar aktorin e madh Kadri Roshi, në filmin “Njeriu me top”, besoj se tanimë, nuk ka asnjë dilemë për hetimet e rinisura të 21 Janarit. Kjo për faktin dhe meritën e Gjykatës Ndërkombëtare në Strasburgut, cila rekomandonte “rinisjen e hetimeve nga SPAK, për vrasjet shtetërore të 21 Janarit”.

“Gjylja e madhe” plasi, hetimet u rihapën, dhe tanimë do të thirren të gjithë ata që brenda Kryeministrisë urdhëruan dhe hapën zjarr, ndaj protestuesve, duke vrarë 4 të pafajshëm dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Dita e zezë e 21 Janarit, që përgjaku bulevardin kryesor të Tiranës, mbetet natyrisht dita më e zezë, në historinë  tranzicionit e pluralizmit në Shqipëri. Opozita e asaj kohe, u ngrit në protesta, për të ndalur korrupsionin dhe qeverisjen e korruptuar të Partisë Demokratike. Vendi përjetonte situata të rënda ekonomike dhe sociale, kurse shqiptarët varfërinë, papunësinë, kaosin dhe probleme të rënda ekonomike.

Protesta e thirrur nga ish-opozita e përfaqësuar nga Partia Socialiste, ishte kulmi i durimit të shqiptarëve. Kishte ardhur koha, t'i thuhej “NDAL” një qeverisje e mbushur me skandale korruptive, një kryeministri që ishte kthyer në aleat me oligarkinë e kohës, duke grabitur dhe zhvatur pronat dhe asetet e shqiptareve. Dita e zezë e 21 Janarit, duhej hetuar me kohë, por pavarësisht se kaluan 13 vite, besoj plotësisht se, SPAK do t'i shkojë deri në fund kësaj historie të dhimbshme. Nga zyrat e Kryeministrisë dhe skutat e asaj godine, kanë dalë urdhra për veprime antiligjore, kanë dalë urdhra për të qëlluar mbi protestuesit e pafajshëm, ndaj sot kërkohet drejtësi.

“Gjylja” e madhe plasi dhe pas saj, janë sot SPAK dhe ata prokurorë kanë integritet dhe moral njerëzor dhe profesional. Edhe pse mundohet të mbrohet dhe të mbrojë mëkatarët dhe vrasësit, besoj se kësaj here Berisha, nuk ka shanse t’i shpëtojë ndëshkimit ligjor, për aq fajtor sa do të shpallet. Në rast se kjo, është drejtësia e re, ajo drejtësi që u propogandua me madhështi nga Edi Rama dhe ndërkombëtarët, atëherë le të presim drejtësi edhe për 21 Janarin.

Drejtësi, për ata 4 fakirë që u vranë mes Buleradit dhe ata dhjetëra të tjerë që u plagosën nga kallashët e gardistëve të Berishës. 21 Janari, mbetet sprova më e fortë, që do të rivlerësojë moralisht dhe profesionalisht SPAK-un dhe gjyqësorin në Shqipëri.

Lini një Përgjigje