Forum15 Mars 2023, 10:52

Hesapi pa hanxhinë!

Shkruar nga Nebil Çika

Hesapi pa hanxhinë!

Kush harron, që në PD janë aksionierë edhe SHBA me kontributin e tyre në 32 vjet ashtu si serbët e rusët e kinezët tek PPSH dhe trashëgimtarja e sajë PS qe e kanë formuar, financuar e mbajtur për 50 vjet në pushtet, gabon rëndë, si në gjykim ashtu dhe vendimmarrje.

Skema "Celibashi" për përjashtimin e PD nga zgjedhjet është shumë e qartë dhe në funksion të ruajtjes së pushtetit të kastës politike komuniste

1- PD nuk regjistrohet në zgjedhje, pra nuk mund të regjistrojë dot as kandidatë për kryetar Bashkie e as këshilltarë .

2- Berisha i çon kandidatët për kryetar Bashkie tek Ilir Meta që ka regjistruar tashmë këshilltarët e tij. Kështu merr elektoratin e djathtë të mbetur pa alternativë elektorale dhe ja dhuron Metës.

Në mungesë të sigle të PD në fletë-votimi demokratët do të jenë të detyruar të votojnë siglën e PL, gjë që i siguron Metës votën për këshilltarët që i vetëm nuk e ka . Pra e gjithë vota e elektoratit të djathtë që do të shkojë në zgjedhje do ti dhurohet Ilir Metës që do ta numërojë si "sukses" të partisë së tij .

3- Kështu finalizohet edhe projekti i përbashkët Meta- Berisha për "Partinë e Lirisë", që ka qenë edhe synimi i luftës për përçarjen dhe asgjësimin e PD nga Berisha .

4- Me këtë skemë estblishmenti politik e ekonomik komunist mendon të ruaj pushtetin përballë përpjekjeve për ndryshim dhe po përpiqet ti imponohet me forcë aleatëve perëndimor që qartësisht janë kundër tyre.

5- Rama është i interesuar që të ketë "opozitë" Berishën, non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe e të izoluar nga BE, si të vetmen mundësi të zgjatjes së ditëve të pushtetit duke e konsideruar veten si "e keqja më e vogël" .

Kjo duket një përpjekje e radhës e tyre e dëshpëruar e ngjashme me zgjedhjet e para "pluraliste" në 1991 të Ramiz Alisë me Bashkimet Profesionale, Rininë komuniste etje, por sigurisht që është" një hesap pa hanxhinë" .

Se së pari është një agresion politik ndaj opozitës zyrtare dhe një sfidë e hapur tani edhe institucioneve shtatorë, të kontrolluar nga oligarkia e korruptuar politike- financiare, siç është KQZ, ndaj SHBA ,Britanisë së Madhe dhe BE .

Kush harron, që në PD janë aksionierë edhe SHBA me kontributin e tyre në 32 vjet ashtu si serbët e rusët e kinezët tek PPSH dhe trashëgimtarja e sajë PS qe e kanë formuar, financuar e mbajtur për 50 vjet në pushtet, gabon rëndë, si në gjykim ashtu dhe vendimmarrje.

Por si gjithnjë ka "kamikazë " si Celibashi që me dëshirë apo me shtrëngim, janë të gatshëm" ti bien murit me kokë", në përpjekjet e tyre të radhës të dëshpëruar për të shpëtuar "Katovicën" shqiptare nga asgjësimi politik që ka filluar .

Ndryshe nga Shqipëria, SHBA janë një vend që nuk mendohet as funksionon grabitja e pronës me ligje apo vendime KQZ- je. Ata e kanë pronën të shenjtë dhe, po ndryshe nga ne, kanë dhe kanë mundësinë e mjetet ti mbrojnë pronat, investimet , aksionet dhe interesat e tyre.

Nuk janë "tigri prej letre" siç thoshte Enver Hoxha dhe me sa duket e besojnë ende Rama, Berisha, Meta dhe Celibashi.

hesapi pa hanxhinë!