Një etnitet, një qytetërim, një shtet, një shoqëri apo një parti shkatërrohet për shkak se elementët që e përbëjnë atë, që e drejtojnë atë, që janë përgjegjës për garantimin e drejtimit dhe të ruajtjes së funksioneve bazë.
Ka një konsensus në shkecat sociale se dështimi, shkatërrimi, asgjësimi apo edhe humbja e entiteti social dhe politik janë të lidhura pazgjidhshmërisht me vetë krizën e brendshme të këtij entiteti. Kështu thotë Arnold Toynbee për qytetërimet, kështu thonë James Burham ose Daniel bell për shoqërinë, kështu thonë Daron Acemoglu dhe James Robinson për shtetet, kështu thonë Humberto Maturana dhe Francisko Varela për organizmat e gjallë dhe për qeniet e ndryshme. Pra, asnjë shtet, asnjë qytetërim, asnjë shoqëri, sigurisht asnjë parti nuk dështon apo nuk shkatërrohet për shkak se humbet një luftë me kundërshtarin, prej një fatkeqësie që vjen nga jashtë, për shkak të rrethana të ndryshme armiqësore të jashtme.
Një etnitet, një qytetërim, një shtet, një shoqëri apo një parti shkatërrohet për shkak se elementët që e përbëjnë atë, që e drejtojnë atë, që janë përgjegjës për garantimin e drejtimit dhe të ruajtjes së funksioneve bazë dhe të zhvillimit të mëtejshëm të këtij entiteti dhe të këtyre funksioneve fillojnë dhe punojnë kundër interesave të këtij entiteti. Këta elementë thotë Toynbee bëhen narcisistë ose kanë në fokus vetëm veten, funksionet i ushtrojnë për veten dhe jo organizmin ku janë, pushtohen nga vaniteti dhe korrupsioni moral dhe politik. Këta individë, këta drejtues, elita ose paria, vendosin në qendër jo më qytetërimin, shtetin, shoqërinë, partinë etj, por veten dhe kësisoj bëjnë diçka kundër natyrës së gjërave dhe gjërat graualisht degjenerojnë, kalbëzohen në mënyrë të vazhdueshme deri sa qytetërimi, shteti apo organizata zhbëhet, zhduket, dështon etj. Kështu janë zhdukur qytetërimet që nga ai grek dhe romak tek ai islam, që nga ai egjiptian e deri tek ai bizantin. Kështu kanë dështuar shtete apo perandori që nga dhjetëra vende në Afrikë apo Ballkan e deri tek dështimet e tmerrshme të Koresë apo Kubës. Kështu ka ndodhur me dhjetëra parti që janë zhdukur, me shoqëri që janë në krizë përfshirë edhe shumë parti të sotmet apo shoqëri të sotmet. Vetëm pak ditë më parë shkruante Simon Heffer për krizën e thellë që ka zhduku parti të djatha dhe të majta në Francë dhe që mund të zhdukte edhe në Angli parti të tilla.
Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti Partia Demokratike po tregon pikërisht këtë krizë, këtë sëmundje. Elita e saj, paria e saj, kryetari dhe grupi i deputetëve kanë dalë totalisht nga funskionet natyrale. Ata, që të gjithë janë zhytur në një situatë ku vetëm ata kanë rëndësi, vetëm interesi i tyre, narcisizmi apo epshet e tyre kanë rëndësi. Kjo është një shkallë e rëndë korrupsioni moral dhe politik. Sigurisht që Partia Demokratike ka hyrë në krizë që prej vitit 2009. Që në atë vit, ndoshta që në vitin 2008, ajo parti u pushtua nga egoizmi, nga interesi i ulët dhe i korruptuar nga epshi për pushtet personal i drejtuesve të saj. Drejtuesit e saj bënë çdo marrëveshje, shkelën çdo parim politik (të djathtë po e po) për të mbajtur pushtetin. Me humbjen në 2013 Partia Demokratike e thelloi nivelin e narcissizmit dhe të udhëheqjes nga epshi i elitës së saj kur nuk ndryshoi asgjë megjithë humbjen shkatërrimtare duke humbur edhe Shkodrën. Ajo ndryshoi formalisht vetëm kryetarin dhe asgjë tjetër. Liershipi, gjuha, paradigma, logjika e të vepruarit mebtën po njëlloj. Kriza mori përmasa të thella të udhëheqjes nga egoizmi dhe epshi në vitin 2021 kur nisi lufta e brendshme. Kjo që ka ndodhur me rezultatin dihej. Është ligjësi që sjellje të tilla politike që do të çojnë në rezutate të tilla. Tani është koha fundore po fundore fare ama që elita, paria të kafshojë gjuhën dhe interesin e ulët personal, epshin e ulët për pushtet dhe të dalë nga marrëzia e tashme. Kjo sjlleje do t’i vrasë edhe ata. PD dhe opotën po e po. Rruga e vetme është ndjekja sadopak e parimeve të të djathtës. Meqë PD pretendon që është e djathtë kjo nuk është punë fjalësh por punë qëndrimesh dhe sjelljesh. Po sjellim një shembull (bota ka mijëra të tillë) se si vepron një politikan i djathtë apo konservator. Se si i një politikan i djathtë dhe konservator nuk udhëhiqet nga epshi, nga inati, nga narcisizmi, nga korrupsioni moral. Elita e PD-së, rreth 200-300 njerëz që përbëjnë deputetët, kryesinë, kryetarin, drejtues vendor dhe njerëz të biznesit duhet të shohin me zemër nga shembuj të tillë nëse duan të mbetet ende një PD forcë e opozitës dhe nëse duan të bëjnë diçka serioze dhe të drejtë në një moment vendmtar. Le t’i afrohen, të afrohemi sadopak, qoftë edh një grim, shembujve të tillë.
Shembulli është ai i senatorit Bod Dole, i cili ndërroi jetë në dhjetor të para dy viteve. Po e marrim këtë shembull edhe për faktin që Dole e ushtroi politikën deri në kohët e sotme (pra, është bashkëkohor), por edhe për faktin se kur ndërroi jetë senatori Dole, Berisha po zhvillonte foltoren në Bilishtit në 2021 dhe tha se, “mora lajmin e hidhur që një politikan i madh i madh i lirisë, një mbrojtës dhe mik i madh i kombit shqiptar, senatori dhe kandidati për president, Bob Dole, kishte ndërruar jetë”. Berisha foli me respekt të madh për vlerat e larta dhe rolin e madh të republikanit Dole në çështjen e Kosovës dhe kërkoi që të mbahej 1 minutë heshtje.
Dole ka qenë në të vërtetë një senator i madh, një mik i madh i shqiptarëve dhe një konservator në plot kuptimin e fjalës. Ai mbetet një frymëzim për konservatorët e vërtetë kudo.
Dole, kur ishte student në shtetin e tij Kansas në 1945, u thirr në shërbim ushtarak pasi ishte Lufta e Dytë Botërore. Atë e çuan në Divizionin e 10-të Malor duke qenë se ishte atlet. Tërë batalioni përbëhej nga djem, studentë amerikanë që ishin dhe sportistë, sidomos skiatorë dhe alpinistë. Dole u fut në një kompani që kishte për detyrë të gjurmonte dhe asgjësonte nazistët që kishin ikur dhe fshiheshin në male. Skuadra e tij një ditë mori detyrën të asgjësonte një çerdhe të tillë nazistësh. Dole duhet të rrinte nga fundi, por ai i theu urdhrat dhe doli në krye. Në betejë ai u plagos rëndë. U deshën 9 orë vetëm për ta evakuuar. Një gazetar amerikan shkroi se “shkoi si atlet dhe u kthye si mobilie, si arkë”. Dole ishte gati i paralizuar nga qafa e poshtë. Nuk hante, nuk ecte dhe nuk shkonte dot në tualet vetë. Pas mjekimit disamujor dhe vullnetit ekstrem arriti të ecë me karrige me rrota. Mjekimet me shpenzimet e shtetit nuk mjaftonin. Miqtë vendosën një kuti te dera e zyrës së veteranëve të ushtrisë dhe mblodhën 1800 dollarë për Dole që të mjekohej. Shkurt, ai arriti të ecë vetë, të shërohet gati plotësisht.
Lini një Përgjigje