Sipas “llogaritjeve”, u kushton shumë më lirë një luks i tillë në burg sesa të paguajnë hajdarin e SPAK-ut për moshetim, pushim e zvarritje hetimesh apo shtyrje gjyqesh pa fund, duke sajuar takime në SHBA apo Bruksel çdo ditë që është caktuar seanca për gjykim.
Pas kësaj videoje nga “qelitë” e burgut të Peqinit, të postuar nga gazetari investigativ dhe kurajoz Artan Hoxha, se si jetojnë në burg “vip-at” e botës së krimit, burime konfidenciale thonë se ka plasur radhë e madhe në qeveri, politikë, shtet e pushtet për t’u futur në burg.
Të gjithë po i luten hajdarit të SPAK-ut që të mos i “torturojë” më kot duke i zvarritur pa fund “hetimet” ose gjyqet, por sa më shpejt të jetë e mundur t’i “dënojë”, që të jetojnë në parajsën që u ka krijuar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nën kujdesin e qeverisë.
Sipas “llogaritjeve”, u kushton shumë më lirë një luks i tillë në burg sesa të paguajnë hajdarin e SPAK-ut për moshetim, pushim e zvarritje hetimesh apo shtyrje gjyqesh pa fund, duke sajuar takime në SHBA apo Bruksel çdo ditë që është caktuar seanca për gjykim.
Ky stil jetese për këtë kategori është shumë më i qetë sesa jetesa me plot ankth, merak e stres se kur po i bie teli për t’u paraqitur në SPAK për t’u “pyetur” nga hajdar-prokurorët e SPAK-ut, sa për lajm në media që u fut apo doli nga SPAK-u filan hajdut.
Madje, duke u futur në burg me këto kushte, ndoshta më vonë “fitojnë” pafajësinë në Gjykatën e Lartë dhe qeveria i dëmshpërblen nga taksat e shqiptarëve.
Lini një Përgjigje