TAGS-AT E JAVËS

Forum10 Nëntor 2025, 11:48

Keqkuptimi gjigand i rolit te zgjedhjeve

Shkruar nga Fitim Zekthi
Keqkuptimi gjigand i rolit te zgjedhjeve
Fitim Zekthi

Në ato vende me cilësi të lartë demokracie, ku rregullat dhe sundimi i ligjit funksionojnë, politikanët nuk qëndrojnë gjatë në detyrë. Është e pamundur të qëndrosh gjatë, edhe po të jesh shumë i mirë.

Demokracia nuk është dhe as ka qenë kurrë sistemi më i mirë politik (forma e qeverisjes) për të shmangur problemet, por është sistemi më i mirë politik për t’i korrigjuar problemet. Mekanizmi që ka demokracia për të korrigjuar problemet janë zgjedhjet, pra largimi nga funksionet publike i politikanëve përmes votës. Nëse ky mekanizëm nuk funksionon, atëherë demokracia ka humbur qëllimin për të cilin ekziston.

Ajo kthehet në një formë qeverisjeje shumë të keqe, dhe gjithçka, që nga liritë më themelore të njeriut, është e kërcënuar.

Në ato vende me cilësi të lartë demokracie, ku rregullat dhe sundimi i ligjit funksionojnë, politikanët nuk qëndrojnë gjatë në detyrë. Është e pamundur të qëndrosh gjatë, edhe po të jesh shumë i mirë.

Gjithsesi, nëse një politikan qëndron gjatë në detyrë në një vend demokratik si Gjermania, Austria, Danimarka ose Britania e Madhe, atëherë ai është vërtet shumë i aftë. Por në Gjermani, për pesë vitet e fundit, kancelarët dhe kryetarët e opozitës janë ndryshuar tre herë. Në Britani, në 10 vitet e fundit, kryeministri dhe kreu i opozitës janë ndryshuar pesë herë. Në Austri, në dhjetë vitet e fundit, ndryshimet kanë qenë 7-8 herë.

Të qëndrosh gjatë në funksione publike (20 ose 30 vjet si tek ne) në një vend krejtësisht jo demokratik, atëherë je vërtet një politikan shumë i keq. Je një politikan i aftë që të përdorësh çdo mjet të mungesës së demokracisë dhe të drejtës për të qëndruar në detyrë: blerjen, shantazhin, mashtrimin, vjedhjen, krimin etj., dhe mund të qëndrosh lehtësisht 20–30 apo edhe 40 vjet.

1 Komente

  1. S
    Shkembi

    Jazek u qofte gjermaneve, francezeve, britanikeve e ne pergjithesi evropjaneve qe nuk mesojne nga demokracia jone e levave dhe qysqive. Sa per votime? Ne votojme sa here te na kerkohet se votojne per qysqite e per halete mbi te cilet humbet fuqine cdo ligj

    Lini një Përgjigje