TAGS-AT E JAVËS

Forum 9 Nëntor 2025, 16:49

(Pink)nokio: Gënjeshtari i lig që mbjell veç të keqe

Shkruar nga Milos Zivkoviç

(Pink)nokio: Gënjeshtari i lig që mbjell veç të keqe

Ndryshe nga Pinokio, (Pink)nokio nuk ishte një kukull prej druri; ai kishte zemër, mushkëri, veshka, apandesit, prostatë dhe organe të tjera të nevojshme...

Na ishte një herë, një vend krejtësisht i çorientuar në Ballkanin Perëndimor që sundohej (ose ende sundohej) nga një djalë pesëdhjetë e pesë vjeçar i quajtur (Pink)nokio. Ndryshe nga Pinokio, (Pink)nokio nuk ishte një kukull prej druri; ai kishte zemër, mushkëri, veshka, apandesit, prostatë dhe organe të tjera të nevojshme.

Edhe pse kishte zemër (Pink)nokio ishte një gënjeshtar pakrahasueshëm më i madh se Pinokio. Megjithatë, ai u përpoq me të gjitha forcat ta portretizonte veten si një Pinokio të vërtetë, si një djalë premtues, një djalë që është gati të ndryshojë. Pse të mos themi, Pinokio ishte mrekullisht i talentuar, ndoshta po aq i talentuar sa Mozarti, Tolstoi, Kurosava ose Stevo Karapanxha. Por jo i talentuar në muzikë, letërsi, film apo gatim. Ai ishte i talentuar për të keqen.

Për ta kuptuar më mirë (Pink)nokion, është e nevojshme të dimë se pak njerëz me fat vijnë në këtë botë të pajisur me këtë apo atë talent. Kompozitorët e mëdhenj marrin nga Zoti talentin për melodi dhe harmoni, shkrimtarët zgjuarsinë dhe prirjen për të luajtur me fjalët, shkencëtarët kthjelltësinë dhe largpamësinë, ndërsa aktorët e pornografisë zakonisht marrin një rosë të madhe.

Kur shpërndante talentet, Zoti i dha (Pink)nokios të pafat një talent për të keqen. Së bashku me talentin për të keqen, në paketë, zakonisht ka vëllazëri me njerëz të ftohtë dhe horra, një vëllazëri me pronarin e Pink TV, një vëllazëri me Alexander Vulin. Le ta quajmë këtë lloj vëllazërie, vëllazëri talentesh.

Për ta kuptuar edhe më mirë (Pink)nokion, është e nevojshme të dihet se ai, si shumica e njerëzve të talentuar, duhet ta tregojë talentin e tij në mënyrë që talenti i pashprehur të mos e shkatërrojë atë. Fatkeqësisht apo për fat të mirë për popullin e tij, (Pink)nokio është aq i talentuar, shumë më i talentuar se aktorët më të talentuar të pornografisë, saqë deri më sot nuk ka treguar asnjë dëshirë për të ndaluar së q**i popullin e tij, dyshoj shumë se do ta tregojë ndonjëherë.

Djali i pafat pesëdhjetë e pesë vjeçar me emrin (Pink)nokio, ndryshe nga Pinokio prej druri, nuk tregon as dëshirën më të vogël për të luftuar demonët e tij, për të ndaluar së gënjyeri, për t'u rritur dhe për të marrë një lloj përgjegjësie. Përkundrazi, ai gënjen sa më shpejt të jetë e mundur dhe mbjell të keqen pa u dridhur syri, e bën vazhdimisht dhe me gëzim. Në vetëdijen e tij të shtrembëruar, kush e di se ku, ndonjëherë fluturon një copë arsye, ai pastaj, ngathët si një pesëvjeçar, kërkon falje, dhe pastaj, para se të kalojnë 24 orë, si narkomani më i keq, ai kthehet të gënjejë dhe të mbjellë të keqen. Jini të sigurt se edhe ndërsa e lexoni këtë, ai po sajon të keqe të re.

Ne e dimë se është në natyrën e njerëzve të adhurojnë aromën e një prapanice të fuqishme, është e vështirë t'i rezistosh asaj ere, madje edhe më e fortë se një gotë verë, kështu që (Pink)nokio, me ndihmën e aromës së prapanicës së tij të fuqishme, mblodhi rreth vetes edhe llumin edhe kremin, megjithëse shpesh nuk mund ta shohësh ndryshimin midis llumit dhe kremit. Midis atyre që nuk mund t'i rezistonin aromës së prapanicës së fuqishme të (Pink)nokit ishte një farë Pornfirius, udhëheqësi i një sekti fetar vendas. I fshehur pas një mjekre të gjatë të zezë, një palltoje të gjatë të zezë dhe një butësie simpatike, Pornfirius pranoi të mos ishte gjë tjetër veçse një bezdi e thjeshtë e majtë në pornografinë patriotike të (Pink)nokit, dhe me sa duket do të mbahet mend si i tillë.

Siç qëndrojnë gjërat, nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që Pornfirije, e rrëmbyer nga një tërbim patriotik-pornografik, së shpejti do ta shkurtojë fustanin e saj të gjatë të zi në një mini (korrespondente) dhe se do të bëhet një mbështetëse e lirë e mafies e cila, me një llambë në dorë, endet duke njoftuar ngjarje të rëndësishme mafioze, siç janë fyerja e nënave që kanë humbur fëmijë, shkatërrimi i trashëgimisë kulturore, ngritja e trashëgimisë jokulturore, rrahjet dhe arrestimet e bashkatdhetarëve.

Si në çdo përrallë, edhe në përrallën (Pink)nokio kishte në mënyrë të pashmangshme një kthesë të caktuar, për të mos thënë në aspektin tonal. Njerëzit e fjetur të (Pink)nokios filluan të zgjoheshin nga gjumi i tyre i dimrit. Populli tani dëshiron ta rrëzojë (Pink)nokin, gjë që është sigurisht e mirë për popullin, por mbetet e panjohur nëse populli e pyet veten pse një gënjeshtar patologjik dhe mbjellës i së keqes u bë udhëheqësi i tyre, si dhe pse kalojnë dekada dhe shekuj nën udhëheqjen e këtij apo atij gënjeshtari patologjik dhe mbjellës të së keqes në përrallat e errëta patriotike-pornografike.

A ka përgjegjësi kombëtare në këtë, apo janë faktorë të huaj, shërbime të huaja, shoqëri sekrete dhe darka sekrete përgjegjëse për gjithçka, siç di populli të pretendojë në ankesat e tij në pub. A do të lejojë populli, pasi të rrëzojë (Pink)nokion, një grup tifozësh të (Pink)nokios të ndërrojnë anë brenda natës, duke pretenduar se gjithmonë kanë qenë kundër zotit të lig?/Përshtati “Pamfleti” nga “Danas”

Lini një Përgjigje

Forum