Forum25 Maj 2023, 21:16

Koncert në fund të stinës dhe kronikë rrogash

Shkruar nga Agron Gjekmarkaj

Koncert në fund të stinës dhe kronikë rrogash

Të gjithë ishim në ankth për fatin e rrogës. Pa përjashtim i duan paratë qerratenjët. Naaaa ju skuqen sytë ju bëhen prush nga vrigëllima e metelikut, tingull i tij i deh. Delina Ibrahimi nuk ishte e përqendruar. Një ëndërr e tmerrshme ja kishte bërë gjumin qeder sikur Anila Denaj do kthehej prapë ti zinte vendin...

Të gjitha i kisha menduar por skenën që gjeta sot në korridorin e Kuvendit jo.

Ishte befasuese, e pazakonte, gjeniun e dhe spontane. Tek shkallët e brendshme ç'të shihje, ishte krijua një kor që e dirigjonte Ed Shalsi me dy pirunj që i kishte marrë tek kafja.

Ata po këndonin këngën që rapsodet popullore nga Dukagjini i kushtuan Elisës.

Në rreshtin e parë ishte Klotilda, Blerina, Mimi di Puccini, Debora dhe Edona të cilat me patos limonin vargjet e para "lulzoi fusha lulzoi mali o në Shkoder erdhi Spiropali" dhe në një rresht me siper ishin burrat zë trashë Nasipi, Fadili, Kollçaku, Xhemali, Fatmir Xhafa me vargjet " por si Shota e Daradanise me i dhënë drejtim Bashkisë”! Braçe bënte si orkestër notat muzikore tring tring tring. Majko qe kishte vënë dhe një qeleshe malsie në kokë i binte çiftelisë sa telat nxirrnin xixa.

Ai i kërkonte Fatmirit të qëronte zërin edhe më. Hyra disi me rropame, Shalsi kafshoi buzët dheë lëshoi një shshshtttt qortues. Mora veshëqe po përgatisnin një koncert me kënge nga fushata që t'ia këndonin Babos sapo të jepte myzhdenë e rritjes së rrogave.

Ikonomi kishte sjellë një tavë me petulla që kundërmonin aromë duket për të motivuar këngëtarët. Nën zë ju thoshte ju vetëm na nderoni, këndoni bukur, se ju bën halla petulla sa të doni. Aty frymezimi shtohej.

Të gjithë ishim në ankth për fatin e rrogës. Pa përjashtim i duan paratë qerratenjët. Naaaa ju skuqen sytë ju bëhen prush nga vrigëllima e metelikut, tingull i tij i deh. Delina Ibrahimi nuk ishte e përqendruar. Një ëndërr e tmerrshme ja kishte bërë gjumin qeder sikur Anila Denaj do kthehej prapë ti zinte vendin. Babo e thirri dy herë dhe asaj i ngjante sikur ai e quante Anila. Nuk qeshte si zakonisht.

Kolegët namuzqare donin ta mbanin mirë edhe me opinionin si gjinde qelibar por dhe lekat ti merrnin. Ah firauener firaunër.

Sytë ju ndrinin kur ndonjë si unë fliste hapur na jepni more të uruar rrogen që na takon , jeni të vonuar e të mangët zgjidheni qesen.

Një keqkuptim ndezi flaket e ferrit mes mësuesit të estetikës dhe nxënësit mes Dash Sulës dhe meje.

Si Akili me Hektorin krejt si vetë Titanët e bëmë mejhanen të shkundullohet zemërimi. E filloi me mallkim, oshtiu haram kollaret e shamizat që të mësova ti përdoresh, mos i gëzofsh!! Mos hatri i zotit , mos e thuaj atë fjale ju gjegja, jetën merrma shamizën jo.

Arsyeja triumfoi mbi armët dhe puhiza zaptoi shpirtrat tanë lenduar pezmi.

Seanca filloi. Babo me një kostum blu të hapur erdhi dhe bënte muhabet shtruar me Belen e cili buzëqeshte nën pushtetin e kënaqësisë ndërsa të tjerët i vadiste toku me ndonjë llaf të cilit i gëzoheshin si ujit të paket. Niko priste me kafen në dorë pa ç'pa e piu vetë.

Foli Babo e u betua do e bëj këtë vend Xhehnet more lanetër që ma plasët shpirtin, do rris rrogat , do u jap edhe ju ca grosh mgjs nuk i meritoni. Ulem kokën ne që të mos e zemeronim e psheretimë bereqavers ! Tao , Etilda dhe Toni shikonin ketej si për të na thëne e shihni "Babo e zgjidhi qesen, Babo është i mirë dhe i dlirë, Babo na ka xhan ai na bën derman". Kur fap Babo tha po të jetë për mua bëj amendament dhe pas një viti ti merrni!

 

Pamë andej unë, Jorida, Gazi, Dhurata , Saimiri nga të majtet Babo në sy kishim fjalet qenka shpirtkazëm, na bëri gjakun ujë i paudhi, duam lekët tona duam lekët tona thirrëm dhe lotët gati kishim në cep të bebzave.

Babo iku. Pllakosi heshtja e mërzia. Ishte mbyllur në një zyrë. Dërgatat shkonin e vinin. Ai e kishte pyetur Niko Nikoqirin çdo bësh me lekat që do marrësh shtese?

Ai paskësh thënë do blej CD me këngët e Tezes dhe Tërmetit kënduar lëndinave e kushtuar ju që ti shpërndaj. Nuk e kishte bindur shumë.

Po këtë pyetje Çyrbes ? " Ai "Babo mos na jep lek hiç, çi duam leket, ti shyqyr që nuk na merr e të shohim gratis, por meqenëse ke bere kabull do gjej nuse se kush me merrte me rroge aq të vogel" ! Babo krojti mjekrën e mendoi ky e meriton. Kurioziteti e kishte shtyrë për të ditur çfarë mendon Damua.? Ai e kishte habitur me xhevapin e tij. Do ja çoj Ditmir Bushatit shtesën se nuk e fut dorën ne xhep kurrë e ti jap një shans me u bë kavalier, kësisoj ha më shumë e flet më pak kundër teje.

Ulsiu ishte më i qartë ! Edhe pse jam si zog dreqit do blej rroba sportive e çorape të kuq që të ngjaj!! Mirë mirë i tha ai po eleganca nuk është çështje mbulesash. E di mor burrë tha Ulsushi po avash avash. Çuçi ishte më origjinal dhe e la pa fjale kur ai e pyeti he mo do kurosh mjekrren " jo mër shef i tha do ble do shama se i kam dobësi qysh i vogël se po bëhem kaps me byrekë".

Trokiti Debora " hë moj bijë ça do blesh me leket e shtesës? Babo Babo une nuk dua para , dua të me kesh xhan dhe të më lësh ministre sa më gjatë se më pelqen të rri aty sipër dhe ta shoh Botën nga lart. Ik Ik or dreq i tha ai.

Nejse pas shumë lutjesh e qarjesh e vuri dorën në zemer.

Salianji me preokupoi shumë. Ishte meditav fjalë pak e nostalgjik. Dhe për habi fliste vetem mirë, burrë i mirë ky, grua e mirë ajo ! E pyeta ne ka temperature por jo nuk kishte. Allah allah thashe po rrezikon të behesh shpirt njeriu mor evlat.

Jorida dukej si ulliri i paqes për nga ngjyrat dhe pas dy vitesh ndenjëm në kafe pa e pirë atë. Gaz Bardhi qe është edhe Papë edhe Perandor me foli si dikur motit me njerzillek e qashtersi, sikur u pendova që jam treguar kurrnac me të se jam i ndjeshem e thyhem shpejt. Kosta i Gramozit dhe Lindites kishte mbetur si jetim, as i hahej as i pihej ndonese në gëzonim për mexhitet. Ai si kali i Skenderbeut për të zonte përlotej për mungesën e Lindites. Ç'ke i thoja!? Ja këtu ke Babon ! Unë jam i krishterë tha , kam trininë e shënjte Babo Gramo dhe Lindita. Nuk është njëri bie në zali.

Fatmir Mediu prapë me ndenji rënde me ndeshkoi me dy shikime të vengerta dhe si Lider me la të pres e vetendeshkohem në ankth. Arben Pellumbi me pa si triumfator ! E kupton tha që besimi i patund nuk të le ne balte, ndaj nuk e njoha frikën kur ktheheshim me Balonë nga Italia. E sheh mor gojëprishur që Babo na qiti në Selamet.

Tigrushi ishte ngjallur së vdekurish. Kishte pyetur është ne qejf Babo? Është i thanë dhe erdhi. Me përgëzoi për fjalen në Kuvend dhe me hodhi një romuz që bëra sikur nuk e kuptova. Meria e Babos po e demitizon Tigrushin dhe po e bën njeri. Margeriti ishte aq mbi re sa nuk dukej. Mungesa e Gertes me shkaktoi mall ditën kur lekët binin mbi ne si shi !! Mund të na binte ndonjë hata nga gëzimi e ajo nuk ishte aty të na bënte gjilpëra me heqimet që ka nën hyqem. Dikush tha Etilda do bëhet prape ministre. Ajo iku si djalli nga temjani pat frikë ta degjonte. Dy gëzime në një ditë janë shumë. Në fund pasi miratuam ligjet kënduam "bjeri kavallit ti barku jem si bilbili që këndon në gem"! Ishallah Tao nuk na kërkon përqindje për lobimin që bëri.

gjekmarkaj paga kuvend