Edi Rama thjesht i ka shpallur investitor strategjik pronarët e të tre mediave kombëtare, duke e bërë Shqipërinë vendin e vetëm në botë, ku qeveria shpall të gjithë pronarët e mediave më të mëdha, investitorë strategjikë.
Në tetë vitet e qeverisjes së PD-së, unë kam dëgjuar vetëm dy akuza korrupsioni për Jozefina Topallin, të bëra nga opozita e asaj kohe.
Afera e parë korruptive e Jozefinës ishte që e dërgoi Luisin me punë në ambasadën shqiptare në Francë. Ndërsa afera e dytë ishte ajo që shkoi dhe bëri xhiro me motor në shkretëtirë gjatë një vizite shtetërore andej nga Arabia ose Egjipti, se nuk e mbaj mend mirë ku ishte tani. Ky ishte korrupsioni i madh i Jozefinës.
Këto dy janë akuzat e vetme të Partisë Socialiste për korrupsionin e Jozefinës në 8 vjet qeverisje dhe pas saj. Nuk kam dëgjuar, as e kanë akuzuar kundërshtarët e saj, që Jozefina të ketë aksione të fshehta në kompani, as që të merrte tendera, as që të kishte aksione në koncesione.
Nuk kam dëgjuar që Partia Socialiste ta akuzojë se burri, vëllai apo familjarët e Jozefinës ndanin tenderat në Shkodër a ku di unë.
Shikoni pak tani, çfarë ka ndodhur me pasardhësit e Jozefinës. Njëri doli me transaksione me bandën e 5D-së. Një tjetër del me nga 3-4 vila në çdo kompleks të Tiranës. Familjarët e një tjetri ndanin tenderat e ujësjellësit deri para 2 vitesh. Por korrupsioni është Jozefina.
Dhe Jozefina është korrupsion aq i madh saqë bëhet edhe emision. Në ditën kur Sulltani urinon mbi Parlamentin, bëhen emisione për korrupsionin e Jozefinës. Se nuk është problem pshurrja e Parlamentit, por dasma e Jozefinës.
Pikërisht në mediat e blera nga Saliu. Se vajtën dhe nxorën një listë këta, që Top Channel e kontrollon Saliu përmes Grides. Klanin e kontrollon Saliu përmes Fevziut dhe Frangajt. Newsin e kontrollon Saliu përmes Dhurata Cupit dhe kështu me radhë.
Pra, të gjitha mediat i kontrollon Saliu. Edi Rama thjesht i ka shpallur investitor strategjik pronarët e të tre mediave kombëtare, duke e bërë Shqipërinë vendin e vetëm në botë, ku qeveria shpall të gjithë pronarët e mediave më të mëdha, investitorë strategjikë.
Ah po. Po pse e ka bërë Rama këtë, do thoni ju? Pse i shpall strategjik mediat e Saliut dhe u jep prona shtetërore? Do ja u gjejnë përgjigjen edhe për këtë. Është bashkëqeverisja mes Ramës dhe Saliut. Kështu do u thonë. Dhe në fund do u thonë që ka ngelur dhe prifti me barrë.
Ja, kështu. Mediat i kontrollon Saliu, korrupsionin e ka bërë Jozefina, tenderat i vjedh opozita, SPAK-un e kontrollon opozita, inceneratorin e firmosi Saliu.
Lini një Përgjigje