TAGS-AT E JAVËS

Forum18 Shtator 2025, 16:55

Koha ballkanike tani është e shqiptarëve!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Koha ballkanike tani është e shqiptarëve!

Kot lodhet Parisi e Rama gjithashtu...

Parisi po i kërkon Ramës të krijojë një epokë të re islame në Shqipëri, në mënyrë që të gjendet një arsye për të mos e pranuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

Por kot lodhet Parisi e Rama gjithashtu.

Karakteri evropian i shqiptarëve vjen nga shekujt.

Asnjëra nga fetë në Shqipëri nuk e ka dëmtuar e nuk e dëmton dot karakterin evropian të shqiptarëve në kulturë.

Dhe shumë është lodhur edhe Beogradi për të dëmtuar imazhin perëndimor të qytetërimit në Shqipëri.

Asgjë nuk bëri dot; edhe pse pagoi shumë për këtë gjëndje të imponimit të orientalizmit fetar në Shqipëri.

Por dështoi.

Shqiptarët i merrnin paratë që Beogradi paguante; dhe qeshnin me ta.

Dhe tani po kuptohet që Beogradi është tërhequr, sepse mënyrën artificiale të një imponimi oriental fetar në Shqipëri, e kuptuan që ajo qëndronte jashtë natyrës së shqiptarisë.

Dhe tani gjithçka po ecën në suazën e shqiptarisë në shkencë, në letërsi, në histori dhe në artin shqiptar.

Dhe  dihet se dështimi gjithmonë është i hidhur, kur ajo që ti ke kërkuar ta arrish ka qenë më shumë iluzion për shqiptarët e Shqipërisë, të cilët gjithmonë kanë ecur me idenë e ndritur të Rilindjes Kombëtare të Shqipërisë:

Feja e shqiptarit është shqiptaria.

Dhe këtu, sigurisht që i vendoset fjala The End të gjithë marramendjes serbe të Beogradit fetar dhe politik; të organizuar në vakum kundër shqiptarisë në 30 vitet e fundit; njëlloj si edhe gjatë njëqind viteve më parë e në vijim, deri më sot.

Forca e shqiptarisë vjen nga forca e maleve të saj; të cilën e provuan me radhë të gjitha ato forca të huaja që kërkuan të zhduknin shqiptarinë - nga romakët te grekët dhe nga grekët te bullgarët e serbët gjithashtu, në historinë heroike të Ilirisë, Arbërisë dhe Shqipërisë, deri në ditët e sotme, e cila është realisht koha e Arbërisë moderne me të dy shtetet e saj:

Shqipëri dhe Kosovë.

Prandaj...

Kjo kohë ballkanike tani është e shqiptarëve; dhe kush nuk e di -  ta mësojë, ta kuptojë në thellësi historike, dhe të mos lodhet kot.

Lini një Përgjigje