
Aty u morën vendime të mëdha. Shqipëria do të habitet prej tyre pa kaluar dy javë. Më vonë u ndamë duke u betuar në ruajtjen e sekretit i cili do habisë Foltoren dhe Vulën me formulën për bashkim.
Një e befasi e madhe me kishte bërë pusi sot në Kuvend. Njëzet e dy deputet të ndarë ndershmërisht njëmbëdhjetë nga mazhoranca e po kaq nga opozita më dorëzuan një peticion ! Nuk po u besoja syve. Në mënyrë solemne ata kërkonin një gjë gati të pabesueshme. As më pak e as më shumë lypnin pa të drejtë negocimi që kronika të shkruhej të martën a të mërkurën dhe jo më të enjten apo të premten pasi seanca parlamentare të mbyllej. Nën peshën e habisë i pyeta po pse ma kërkoni këtë o njerëz të mirë ? Duam thanë njëzëri që ta lexojmë, ta përvetësojmë dhe të ënjten të sillemi siç kronika e përshkruan, kësisoj nuk bëjmë gabime as ne e as ti. Qerratenjtë mejtova më emocionuan me besimin që më dhanë por gjithsesi mu duk nder i pamerituar dhe nuk u premtova.
Ishallah insistimi i tyre nuk do të jetë i pafre dhe qëndresa ime të bjerë si kështjellë rëre. Lindita atyre që po iknin ju la minuta me bollëk që të merrnin me vete kujtimin e mirë.
Sot ishte dita e Teta Gertës. Ajo dje mbështjell me nurin e fjalës së mbajtur i ka dhënë shumë gëzim Babos me Spitalin e ri të cilit i preu shiritin. Ndërsa sot me atë inerci, me lumturi dishepulli erdhi mes nesh. Sytë e saj llamburisnin sukses. Ajo u sulmua nga jugu dhe nga veriu , Bujar Leskaj dhe Zef Hila ngarkuar me mërinë e kohëve rrethuan Tetën por ajo luftoi si Zonja Çurre pa ju dridhur qerpiku. Qëndresa e Tetës u bë në emër të Babos dhe shume xhelozi shkaktoi mes të vetëve. Ehuha ngaqë Teta e ka shpirtin bereqet mendonin se nuk të merr gjak në vetull. Po të mori zët Teta të piu e zeza. Gabuan. Ulsiu kishte rregulluar dhembët i uruari dhe ngjante si shahir, pervjelte buzët që ti dukeshin teksa mërzinë kishte bërë sikter. Niko nikoqiri dhe Tezja ishin pushtuar nga bajtalleku. Ngjanin si dy njerëz të mirë që skanë me lek për të ndihmuar të varfrit dhe u thyhej zemra.
Çyrbja kishte zënë krevatin nuk u pa asgjëkund. Pyeta ku është evlati. Mora xhevapin se e kanë zënë ethet meqenëse Babo si ka dhënë leje që ti bëjë copash gjithë armiqtë e tij. Shpirti i tij nuk e mbajti dot këtë. Ju morën këmbët, shikimi ju err, nuk pa më dhe u plas në krevat me 40 temperaturën.
Edhe Arben Pëllumbi nga frika se mos Kosta i Gramozit dhe Linditës që do të jetë edhe i Babos i bënte gjëmën për cenimin që i shkaktoi heroizmit të tij në Itali nuk u pa askund. U zhgënjeva pak se gjithë ai burrë që nuk i dridhej qerpiku kur Balona tundej të bjerë në panik nga kërcënimet e Kostës?! Mbetet për tu parë.
Bela mbi banak solemne dhe në harmoni ngjyrash mes kafes dhe të zezës por më shumë ra në sy një bisedë e ngrohtë mes saj dhe Elisës eglendisur në ngjyrë lila. Te kënaqej syri tek i shihje në harmoni e gazmend. Na mungonte ajo pamje bukolike. Dukeshin si dy motrani e shoqeni.
Blerina ishte mbuluar me jeshillëk gati dukej si një lulishte në lëvizje. Shalsi u kthye mes nesh pa mendime por me shëndetin mbroth. Dash Sula u pa në kafe çehre rëndë, po jo në sallë. Sot ajo nuk e meritonte dhe ai iku me rropame e përbuzje si Ciceroni nga Senati.
Nuk u duk asaj ane as Krye zëvendës Lideri dhe as Albana me gjasë revolucioni po prehet për një mësymje të re. Ndjeva mall. Margeriti nuk kishte si të mungonte me heshtjen e saj mes jeshiles dhe blusë si shenjë dashurie për veten dhe kureshti për boten. Etilda me shikimin përqendruar mbi majën e këmbës erdhi me përkoje e iku me modesti. Ndenji aq sa për të gëzuar Majkon , Tonin e Taon me bisedat e buta si mëndafsh domethënë pak.
Mimi di Puccini flet vetëm me burra si komandante e lindur i rrëfente Etjen Xhafajt lavdinë e moteve që vanë. Ngashërehej ai i ngrati. Mjekra e dendur i qullej. Lotët e burrave Mimine e bëjnë më të fisme dhe të paepur. Jorida në këto kohe të turbullta po i shërben vatanit në Bruksel tek unë mbeta vetëm si kuk duke u përleshur me nostalgjinë. Braçe sot nuk zukati. Isuf Çela ngjante sikur i thoshte vetes , "proh hatri i Zotit erdhi kjo ditë". Tao dukej gjithë ditën si njeriu i mirë Telo.
Ina Zhupa i kërkonte faktorit ndërkombëtar reagim ose për ndryshej do të mbante një tjetër deklaratë kërcënuese.
Salianji me mirësi shenjtori që e karakterizon dhe fantazi shkrimtari na ftoi për dreke me Helidon Bushatin të cilën se di pse e pagova unë. Më pas më kapi një si mërzi. Nejse. Aty u morën vendime të mëdha. Shqipëria do të habitet prej tyre pa kaluar dy javë. Më vonë u ndamë duke u betuar në ruajtjen e sekretit i cili do habisë Foltoren dhe Vulën me formulën për bashkim.