
Ja kjo është një nga pyetjet me thelbësore të jetës sonë...
Shqipëria sot, është duke ecur drejt zhvillimit, drejt përmirësimit permanent të demokracisë si sistem demokratik, apo drejt një kohe që nuk të premton të ardhme?
Ja kjo është pyetja thelbësore që duhet bërë sot.
Por kjo ëshrë një pyetje e cila i detyron të gjithë që ta mendojnë me qetësi, sepse ka të bëjë me jetën e gjithsecilit, por dhe me zhvillimin e Shqipërisë.
Gjithsesi mua më duhet të theksoj se Shqipëria nuk është fare ajo që ka qenë, sepse ajo tani është futur në zhvillimin të saj, por gjithkush duhet të mendojë njëherësh për veten dhe për atdheun e tij.
Unë e shoh si progres të madh faktin që sot Shqipëria është një vend anëtar i aleancës së madhe të botës perëndimore, NATO.
Dhe kjo na ka garantuar për ekzistencën e shtetit tonë të pavarur, por gjithsesi kjo duhet të na bëjë që të mendojmë më realisht për vendin tonë.
Por, a na mungon realizmi ne shqiptarëve në analizat që i bëjmë vetvetes dhe zhvillimit të Shqipërisë?
Ja kjo është një nga pyetjet me thelbësore të jetës sonë.
Por gjithsesi mua më duhet të theksoj që pavarësinë dhe paprekshmërinë e Shqipërisë ne e kemi arritur nga fakti së Shqipëria sot është anëtare e aleancës ushtarake NATO.
Dhe kjo nuk është pak.
Kurse pyetja mbetet të jetë kjo:
Po ne, çfarë do të bëjmë?
Por hapi i dytë dhe më esencial i Shqipërisë tani sigurisht dihet se është fakti i kësaj pyetje:
kur do të jetë edhe Republika e Shqipërisë një anëtare e Bashkimit Evropian?
Ja, kjo është çështja jonë thelbësore për zhvillinin tonë historik si një shtet i pavarur, i drejtë, me një skemë dhe me një ndihmë të plotë në zhvillimin tonë ekonomik e shoqëror; si një vend demokratik dhe si një shoqëri demokratike.
Por një çështje e tillë duhet të jetë edhe arritja që Shqipëria të jetë një vend me një nivel të lartë të mirëqenies shoqërore.
Dhe këtë po presim, dhe këtë ne shqiptarët po e kërkojmë vazhdimisht në këtë kohë.
Dhe kjo i duhet kërkuar çdo qeverie që vjen në pushtet në Shqipëri, gjithmonë sipas pyetjes: sa është niveli i zhvillimit ekonomik dhe ai i zhvillimit arsimor në Shqipërinë tonë?
Gjithë të tjerat nuk kanë vlerë.
Kurse sot zhvillimi ekonomik po kërkon ende një impenjim shumë të madhe nga kapitali privat, por edhe nga niveli i qeverisjes; nga të gjitha qeveritë që vijnë e ikin në Tiranë.
Ja, sipas asaj që shprehëm më lart, na duhet të themi se: kjo që shprehëm është çështja jonë, dhe kjo i duhet kërkuar çdo qeverie.
Lini një Përgjigje