TAGS-AT E JAVËS

Forum 4 Dhjetor 2023, 17:00

Kush do të fitojë: SPAK-u apo Saliu?

Shkruar nga Spartak Ngjela

Kush do të fitojë: SPAK-u apo Saliu?

SPAK-u do ta lërë shtetin e Shqipërisë nën këtë gjendje provincializmi reaktiv që i pëlqen edhe Beogradit?

Një shëmtim në Kuvendin e Shqipërisë.

Pse ndodhi sot sërish kjo përplasje absurde?

Sepse brenda saj qëndron frika e Saliut.

Saliu tani është nën akuzë penale.

Dhe kuptohet që është i trembur.

Pasuesit e tij, me kokrra siç janë, krijuan trazira në Parlament. Pse?

Sepse sot Saliu duhej të paraqitej në SPAK, për hetimin e tij.

Por, Saliu gjurulldinë me sens provincial e bëri në Kuvendin e Shqipërisë!

Po SPAK--u do ta lërë shtetin e Shqipërisë nën këtë gjendje provincializmi reaktiv që i pëlqen edhe Beogradit?

Nuk besoj.  SPAK është i detyruar ta zgjidhë juridikisht me një vendim gjyqësor.

Por...

Pyetja është kjo:

Kush do të fitojë: SPAK-u, apo Saliu?

Sigurisht që SPAK-u do të fitojë.

Madje SPAK e ka fituar këtë luftë. Prandaj është në  shqetësim Saliu.

Prisni dhe shikoni.

Saliun e ka mundur Amerika, dhe madje me prova të plota, por megjithatë duhet të pritet procesi gjyqësor...

Lini një Përgjigje