
Shqiptarët e kësaj epoke, janë në buzë greminës për tu bërë si Sodoma dhe Gomorra, në çdo qelizë të shoqërisë dhe shtetit promovohet korrupsioni i vlerave sidomos atyre morale.
Çka çmon njeriu përçmon Zoti thuhet, siç edhe thuhet në shkrimet e shenjta se nuk mund të kesh dy pronarë, një do kesh, do kesh o paranë ose shpirtin.
Shqiptarët e kësaj epoke, janë në buzë greminës për tu bërë si Sodoma dhe Gomorra, në çdo qelizë të shoqërisë dhe shtetit promovohet korrupsioni i vlerave sidomos atyre morale.
Promovimi që ju bëhet dhe pandëshkushmëria kanë qenë plehu që i kanë ushqyer.
Ti nuk vlen për virtytet por për veset. Ti vlen sa pasuri materiale ke, jo shpirtërore dhe morale. Të dyja përjashtojnë njëra tjetrën.
Shumica e shqiptarëve të kësaj epoke janë vasalë të falsitetit, vanitetit dhe veseve. Hipokritë meshkujt konkubina të kamufluara femrat. Qëllim është pasurimi kriminal me çdo kusht, duke u kthyer në trend dhe qëllim jete.
Murseli është një shqiptar tipik i kësaj epoke që hapin e pati më të nxituar dhe të paduruar, çka është logjike kur i hyn asaj rruge, mëkatet janë progresive po ju hape vend në qenien tënde.
Shqiptarët kanë kulla po brenda dhe jashtë si ata që i ndërtojnë dhe ata që arrijnë ti blejnë 90% të rasteve janë Mursela që idhull kanë pasurimin material me çdo çmim drejtuar nga filozofia.. shkel e kalo.
Ndërtohen shkolla po brenda tyre po rriten qenie shpirtërisht të sëmura, me idhuj të rremë, me idhuj të kalbëzuar nga krimet, korrupsioni dhe allishverishet. Ndërsa femrat me idhuj prej plastike, që durojnë çdo poshtërim bisturi dhe përdhosje në emër të parasë dhe fasadave hipokrite.
Përherë krimet që ndodhin ndër ne.. ne i gjykojmë emocionalisht, me histeri dhe përtesë, duke izoluar kriminelin, duke e bështyrë dhe treguar me gisht, pasi ne përtojmë të mendojmë gjatë, pasi mendimi do na çoj drejt vetes…
Murseli është thjesht një ndër ne, i paduruar për tu pasuruar me çdo çmim dhe mjet, për t’u bere pjese "dinjitoze" e shoqërisë elitare hipokrite dhe të sëmure shqiptare, pasi pronari i tij si i shume te tjerëve nuk është shpirti..
Sa familje janë shkoqur edhe pa u vrarë vetëm për një rrip tokë ose për një grusht lekë.
Paraja nxjerr zhveshur çdo marrëdhënie.
Paraja .... kjo pronare e shqiptarëve të kësaj epoke të kalbëzuar vlerash.
Lini një Përgjigje