TAGS-AT E JAVËS

Forum15 Nëntor 2025, 18:21

Kush e sundon lojën sot në Shqipëri, SPAK apo kasta e vjetër e të korruptuarve?

Shkruar nga Spartak Ngjela

Kush e sundon lojën sot në Shqipëri, SPAK apo kasta e vjetër

Por akuzat antikorrupsion për pushtetarët e lartë në Shqipëri janë ende nëpër analet e hetimit...

Pyetja thelbësore sot në Shqipëri është kjo:

A do ta shkatërrojë dot SPAK- u dhe Amerika shëmtimin kriminal të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri?

Ne mendojmë se po, do ta shkatërrojnë sepse politika amerikane me aleancën e ngushtë politike që ka me Shqipërinë, e ka në interesin e saj shkatërrimin e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, sepse liderët aktualë të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, janë me Beogradin dhe me  Moskën, domethënë janë në një lëvizje politike antiamerikane.

I. A po e shikoni sot politikën e lartë kundërshtare me njëra-tjetrën në Shqipëri?

Na duhet të theksojmë që në fillim se të dyja palët e politikës së lartë në Shqipëri PD dhe PS mbetën duke akuzuar shoshoqin si të inkriminuar në korrupsion dhe në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Dhe më rëndë duket sikur është Sali Berisha, i cili nuk po arrin të kuptojë që, në rast se në një korrupsion të lartë shtetëror, nuk ka hyrë për ta dënuar pushteti gjyqësor, akuzat me emra qeveritarësh për korrupsion shtetëror, janë vetëm fjalë.

Por si kryesore që duhet të theksohet për këtë rast, është fakti që këta pushtetarë nuk thonë asgjë për zhvillimin kombëtar, por flasin vetëm për akuza ndaj njëri-tjetrit. Dhe ndërkohë nuk po i qëndrojnë dot së vërtetës, sepse të vërtetën ata e kanë frikë.

Duhet ta kujtojmë ngaherë që njeriun e vogël dhe misterioz e tremb e vërteta. Dhe kjo është arsyeja që diktatorët e komunizmit i ekzekutonin mbajtësit dhe deklaruesit botërisht të së vërtetës.

Por ende sot politika shqiptare nuk po largohet dot nga gënjeshtra, dhe nuk ka sesi të largohet kur dihet se shpesh instinkti i pushtetit nuk e pyet fare arsyen nëse ti po flet ose jo me të vërtetën, sepse arsyeja e këtij rasti është vetëm ajo që e kanë pasur edhe diktatorët e mëdhenj kur kanë thënë: Nuk ka rëndësi nga se ti po vjen në pushtet, nga gënjeshtra apo nga e vërteta që ti ke thënë, sepse pushteti politik është gjithmonë pushtet, domethënë Forcë.

Prandaj edhe ne sot në Shqipëri po ecim edhe me teorinë e vjetër mesjetare të gënjeshtrës në politikë - me thënien e njohur: gënje, gënje se diçka do të mbetet.

Sigurisht kjo tendencë dominuese në kohën e komunizmit në Shqipëri, tani është në zbehje, por ende ekziston.

 Po sot çfarë po ndodh me të vërtetën dhe gënjeshtrën në politikën shqiptare?

II.

Tani në Shqipëri ka filluar lufta antikorrupsioni, dhe sigurisht që jemi në raportin konfliktual midis së vërtetës dhe gënjeshtrës.

Por na duhet të theksojmë se lufta antikorrupsion në Shqipëri është kërkuar si domosdoshmëri nga BE që politika shqiptare duhet ta ndërmarrë, nëse ajo kërkon ta anëtarësojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

Por dihet tani se anëtarësimi në Bashkimin Europian sot është arsyeja e vetme historike për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Asgjë më shumë se kaq nuk po i duhet historisë së Shqipërisë sot: sepse kjo është koha jonë, në vitin 2025.

Por në vijim të arsyetimit tonë na duhet të theksojmë se qeveritë e Shqipërisë  kanë rënë në korrupsion të paktën që nga viti 2005 e këtej.

Por tani të inkriminuarit e të dyja krahëve nga korrupsioni, po mendojnë me ankthin politik të pushtetit brenda pyetjes që u ka dalë papritur: si duhet të shpëtojnë ata nga rreziku SPAK?

Dhe nuk po punojnë pak për të realizuar këtë shpëtim.

Por akuzat antikorrupsion për pushtetarët e lartë në Shqipëri janë ende nëpër analet e hetimit për shumë emra të korruptuarish të lartë. Dhe koha kuptohet që e ka trembur korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri.

III.

 or shenjat janë se nuk do të shpëtojnë dot nga SPAK,  pavarësisht se për SPAK-un, korrupsioni i lartë shqiptar e krijoi në parlament me Pyetja thelbësore sot në Shqipëri është kjo:

A do ta shkatërrojë dot SPAK- u dhe Amerika shëmtimin kriminal të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri?

Ne mendojmë se po, do ta shkatërrojnë sepse politika amerikane me aleancën e ngushtë politike që ka me Shqipërinë, e ka në interesin e saj shkatërrimin e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, sepse liderët aktualë të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, janë me Beogradin dhe me  Moskën, domethënë janë në një lëvizje politike antiamerikane.

2 Komente

  1. U
    Uçk

    Avokot Ngjela duket sikur jeton akoma ne Spaç. Eshte komplet jashte realitetit i gjori.

    1. T
      Tng

      AV ju ju paguan S Berisha besoje,e them Kete sepse keni Vetem nje objetiv edhe te njejten tem trajtoni????

      Lini një Përgjigje