Duke qenë që prej 40 vitesh jam gjahtar dhe njoh mirë instiktin e qenve, ju këshilloj që ta shihni edhe njëherë mirë se cilin nga qentë e tufës tuaj keni “harruar” pa “kockë” tek kjo kullë, dhe gjeni një kockë të vogël edhe për atë, e mos na lehni më si të mërzitur se nuk ka qen e bir qeni që duron më lehjen tuaj të pështirë e të ngjirur nga kockat që keni në fyt prej 30 vitesh o mos u ngopshit kurrë derisa t’ju vijnë qentë e t’ju pshurrin tek varri.
Çfarë ka ndodhur??
Çfarë ka bërë vaki tek kjo kullë që po lehin disa kundra disave??
Cili nga qentë e politikës, medias apo oligarkisë nuk ka marrë kockën e tij të ndyrë tek kjo kullë??
Për afro 25 vjet në Tiranë dhe Shqipëri janë ndërtuar mbi 100 kulla të tilla dhe janë falur qindra mijëra metra katrorë tokë shtet kujdo zagari “biznesmen” që punon për llogari të tufës së qenve të politikës, të shtetit e pushtetit dhe nuk kemi parë e dëgjuar që të ketë “sherr” sepse “kockat” janë ndarë paq mes tufës së qenve.
Janë ndërtuar kulla tek Gjykata e Lartë, kulla tek Plaza, kulla në rrugën e Kavajës, kulla tek stadiumi Air Albania, kulla tek ish Garda e Republikës në park, kulla pas hotel Sheratonit, kulla tek ish Dhoma e Tregtisë mes rrugës së Kavajës dhe rrugës së Durrësit, kulla pas xhamisë e pas Bashkisë, kulla tek ish këndi i lojrave buzë Lanës, kulla ngjit me Pallatin e Kongreseve tek Koini, kulla përballë fakultetit ekonomik, kulla tek ish lokal Lion Park, kulla te hotel Tirana e ngjitur me të, kulla buzë Lanës tek ish Parku i Autobuzave, kulla tek Bulevardi i Ri, kulla pa numër tek ish Blloku, kulla poshtë digës se Liqenit Artificial, kulla rreth stadiumit të ri, kulla kudo ku ka patur një copë toke bosh.
Janë ndërtuar vila në Lalz, vila në Hamallaj, vila në Palasë, vila në Drimadh, vila në Dhërmi, vila në Himarë, Borsh e Sarandë, vila para dhe pas qendrës tregtare TEG, vila kulla e pallate tek kodra e diellit, tek Liqeni Artificial e Liqeni i Thatë.
Janë ndërtuar kulla në Durrës, Vlorë, Velipojë, Shengjin, Golem, e kudo ku tufa e qenve të politikës ka patur interes dhe nuk kemi parë të ketë “sherr”, edhe pse ka patur ndonjë deklaratë për shtyp nga opozita e radhës sa për të thënë që po bëjmë sikur po denoncojmë, por pastaj çdo gjë ka shkuar vaj sepse qentë kanë marrë “kockën” e tyre.
Atëherë pse na çani trapin për këtë kullë??
Kujt doni t’ia shisni sikur po mbroni kulturën, identitetin, hapësirat e gjelbëra, ambientin nga kjo kullë qensh??
A mendoni që nuk jua dinë shqiptarët pazarin që jeni bashkë si tufë qensh të pangopur prej 30 vitesh por bëni sikur ziheni dhe gjoja luftoni e denonconi njëri-tjetrin??
Jua dinë aq mirë sa as ju vetë nuk mund ta mendoni por ju qen të pështirë keni kapur prej fyti sistemin e nëpërmjet tij keni kapur në hall nga fukaralliku edhe shqiptarët që t’i bleni lirë kur vijnë zgjedhjet e të qëndroni në pushtet si tufë qensh të ndyrë, të pa ngopur, të pistë e të mbytur në korrupsion, skandale e plot zullume.
Pale kur dëgjoj që disa bëjnë si “kurajoz” dhe ja përmendin emrat këtyre që po ndërtojnë kullën e radhës, e disa të tjerë si “parimorë” të mëdhenj që thonë nuk kemi gjë me biznesin, por me pushtetin që ka dhënë lejen e kullës.
Po pse qindra kullat e tjera nuk janë ndërtuar me leje të pushtetit të radhës??
Po pse a nuk janë po të njëjtit ndërtues e përfitues tenderash, pronash, lejesh, konçensionesh, prej 25 vitesh në Shqipëri pavarsisht se në pushtet kanë qenë parti të ndryshme??
Prej 25 vitesh janë pothuajse 25 çirak pushteti që kanë monopolizuar çdo gjë në Shqipëri në të gjitha qeveritë, nga Nano 1, Majko, Meta, Nano 2, Berisha 1, Berisha 2, Rama 1, Rama 2, Rama 3, dhe Rama, Basha, Veliaj në Bashkinë Tiranë???
Pse sot ka filluar aktivitetin firma Shtufa, Zeqo, Fusha, Salillari, Gjikuria, Carapuli, Papuli, Dulaku, Gjoka, Ulaj, Kastrati, Mane, Albstar, GPG, ÇIMI 007 dhe 5-6 të tjera që në publik njihen me emra të fortësh??
Jooooo ore jooooo, këta kanë 25 vjet që marin çdo tender, diktojnë çdo biznes, vendosin çdo kufizim për çdo biznes tjetër që nuk është pjesë e kësaj “sofre” dhe nuk ju shërben tufës së qenve të politikës, bëjnë ligje në favor të tyre, marrin prona dhe para publike sepse brenda llogarive të tyre janë dhe mbi 25 miliard euro të vjedhura ndër vite nga qentë e politikës
Ndaj mos na hapni barkun me këtë “sherr” leshi në mes të vapës për një kullë, a thua se nga kjo kullë varet fati i Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Duke qenë që prej 40 vitesh jam gjahtar dhe njoh mirë instiktin e qenve, ju këshilloj që ta shihni edhe njëherë mirë se cilin nga qentë e tufës tuaj keni “harruar” pa “kockë” tek kjo kullë, dhe gjeni një kockë të vogël edhe për atë, e mos na lehni më si të mërzitur se nuk ka qen e bir qeni që duron më lehjen tuaj të pështirë e të ngjirur nga kockat që keni në fyt prej 30 vitesh o mos u ngopshit kurrë derisa t’ju vijnë qentë e t’ju pshurrin tek varri.
Lini një Përgjigje